U TREGOJ VENDIN TIM

0
889

Të përqafoj deri sa të jemi njëri –tjetri
derisa ta heqim mes veti ndryshimin
dua të tregoj vendin tim, atë të himnit
solemn, atë të këngës dhe të puthjeve

Dashurinë unë di ta ndiejë, dhe di ti
marrë frymë dhe ti japë frymë, këtë ma
mësoi jeta, e bukura e natyrës dhe e
bukura e së dashurës që unë i thërras!..

Në këtë fshat me plotë nektar të jetës
jam i tashëm, i kaluar, dhe i ardhshëm
jam një i dashuruar i këtij vendi, dhe
një i pasionuar i artit dhe i së bukurës

Lyra, unë të kam në veten time, ashtu
si je, ashtu të ndjejë. T´i je e tashmja
dhe e arshmja; ore, jemi pjesë të kohës
kujdes, koha nxiton më shpejt se ne

Shpirt, fol ç´ke për t´i dhënë sot poetit
njeriut tënd më tokësor dhe më qiellor
– ti mund të jesh ajo zonjusha e luleve
Roganë, jam i duhuri i motrës Çamëri!..

Rrustem GeciDortmund, tetor, 2017