Ç A M Ë R I A – poezi Hymnore

0
1826
Rrustem Atdhe Geci

Ç A M Ë R I A – poezi Hymnore

Jam fije bari e bimur n´këto troje
jam gjuha shqipe e dheut amtar
në zemër kam të dashurën Kosovë
në shpirt e kam të lashtën Çamëri!..

Atdhe, thirri ata që ty s´të kanë humbur
thirri të mblidhen në qytete dhe fshatra
thirre shkencën, artin, dhe univerzitetet
të krijojmë Bashkimin për Shqipërinë

Nuk ka rehati pa u bashkuar shqiptarët
nuk ka rehati pa i rikthyer tokat tona
nuk ka rehati pa lumturi të shqiptarve
gjuha na do të jemi të zotët e vendit

Të rënët e tëra kohërave na thërrasin
ç´po bëjmë ne të gjallët e tashëm
pse kjo heshtje e turpshme ndaj vetes
mos heshtja na ka vrarë e shkërmoqur

Të tashmit që kundërshtojnë bashkimin
do të ikin n´Hadhé, të harruar me turp
Çamëria e Bashkuar s´ka zëvendësim
për 13 mijëvjet, jam Jugu i Shqipërisë

Zgjohu Shqipëri! Zgjohu Shkup i Ilirisë
fol nëna ime e përgjakur; jam Çamëria
një revolucioni i yni është i nevojshëm
Një revolucion shqiptar për bashkim!..

Rrustem GeciPoezi nga dorëshkrimet, prill, 2016