U mbajt Kuvendi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga nëndega e Baden-Wurtembergut në Shtuttgart

0
1565

Pamje e Ali Sylejmanit, Baki Mustafa, Dashurie Zuka dhe Asllan Dibrani në mbajtjen e Kuvendit me 22.10.2017 në Shtutgart.

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Me datën 22.10.2017 u mbajt kuvendi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart. Ishte ora 15 që shumë përfaqësues të Klubeve, Shoqatave dhe aktivistëve të ndryshëm u tubuan në Restorantin e pronarit shqiptar „Boothaus Restorant“.

Mikpritja e tij e bëri që mysafirët ta ndiejnë veten si në atdhe me ushqime dhe shërbime shqiptare. Aty pas hapjes së tubimit u këndua himni i flamurit kombëtar nga shoqata “Sofra e Mërgimtarit që vepron në kuadrin e shoqatës Kosova në Fellbach”. Po ashtu u mbajt një minute heshtje për dëshmorët e kombit. Procesmbajtës u përcaktuar Asllan Dibrani nga e cila u formuar edhe komisioni mbikëqyrës, kontroll dhe miratim pune nga këta anëtarë, Dafina Sylejmani, Naim Sheremeti dhe Dr Rexhep Rexhepi. Pas përshëndetje së mysafirëve nga zoti Baki Mustafa dhe paraqitjes së pikave të rendit të ditës iu dha fjala zotit Skenderbeg Klaiqit kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Ai paraqiti historikun e Lobit Euro-Atlantik,qe nga themelimi i tij e deri më tani. Ai pati edhe vërejtjet e veta në koordinimin e qeverive tona për interesat tona nacionale. Ai theksoj doemosdorshmërinë e organizimit të Mërgatës Shqiptare në fushën e ekonomisë shkencës dhe kulturës. Kuvendi mori miratimin e pikave qe si ma e rëndësishmja ishte zgjedhja e kryesisë së saj. Fjalën e mori zoti Fatmir Muçolli paraqiti një projekt të vetin në organizimin e një fondi nga mekanizma internacionale për interesat tona.

Muhamet Hoxha foli për Lobin Euroatlantik dhe organizimin e tij në strukturat praktike. Në vazhdim e morri fjalën Asllan Dibrani që sugjeroj qe takimi të përmbahet në pikat e rendit të ditës dhe të vazhdoj në organizimin e tij edhe me tutje, atje ku ka nevojë të merr këmbët e veta me synime qe te shtrihet ne te gjitha kontinentet ne mbarëvajtjen e tij.

Ne diskutime për zhvillimin dhe organizimin e mërgatës si Lob folën zori Dr. Rexhep Rexhepi, Ali Sylejmani, Fahrije Kosumi, Nazmi Bajrami, Refki Bytyqi, Dashurie Zuka, Luan Hajdini, Dafina Sylejmani, Sadik Zogaj etj.

Pas një pauze te shkurtër u përzgjodh edhe kryesia e Kuvendit nga këta persona prej 15 vetash.

1. Baki Mustafa
2. Muhamet Hoxhaj
3. AliSylejmani
4. Dr. Rexhep Rexhepi
5. Refki Bytyqi
6. Naim Sheremti
7. Fahrije Kosumi
8. Luann Hajdini
9. Dafina Sylejmani
10. Jeni Demiraj
11. Dashurie Zukaj
12. Sadik zogaj
13. Alma Toskaj
14. Nazmi Bajrami, dhe
15. Afrim Bytyqi


Pamje e të pranishmëve pas përfundimit të Kuvendit në Shtutgart

Kuvendi u zotua se do të marrë detyrat e veta së shpejti në këtë Republikë qe ta ketë tani e tutje zërin e vet si Lobi Euro-Atlantik Shqiptar. Republika e BW cilësohet me një graviton popullate shqiptare me një numër të madh. Takimi përfundoj me një atmosferë këngësh dhe vallesh nga kultura jonë.