BERISHA E META – SPECIALISTA ME DHIE VETTING-un

0
701

Arben Çokaj

FB, 21.10.2017

Sapo deshi të miratohej Vetting-u, Berisha i tha Lulit “ngri çadrën”… Shën Kozmai i Shkodrës, që donte t’i fuste të gjithë në burg, prandaj donte Vetting-un, u bë me çadrën, dmth. me Saliun, e doli kundër Vettin-ut edhe ai. E habitshme, se si i manipulon Saliu me departamentin e furtunës së tij njerëzit!

Tani përsëri, Vetting-ashi i madh, Shën Kozmai, sapo pa që ngrihen disa akuza të pamjaftueshme për implikim të ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, ai vrap me statuse në FB për arrestimin e tij dhe të kupolës së qeverisë, ministrave etj. sikur u bë deti kos, se ashtu do Saliu e Meta, të dhjesin përsëri Vetting-un…

Mua më habit fakti, po Shën Kozmai i Shkodrës që është pro Vetting, përse vrapon si i marrë pas shashkave të Saliut anti-Vetting?! Këtë po e them, se nuk është vetëm Shën Kozmai, janë shumë shqiptarë, që oschilojnë nga ju fryn era…


Kur Majko ishte kryeministër, e takova një herë në Kopenhagë, dhe i thashë:
“Në dorë e keni tani, bëni diçka!”
Ai ma ktheu:
“Sapo fillon të punosh për atë vend, ta fusin!”
Kështu po ia fusin sot edhe Sajmir Tahirit, nëse munden, e Sokol Pepushaj me të tjerë që duan viktima për t’u kënaqur, nga gjendja e tyre e pashpresë, nuk arrijnë ta kuptojnë skenarin që fshihet pas…


DEPUTETËT NUK DUHET TA PRANOJNË HEQJEN E IMUNITETIT TË TAHIRIT!

FB, 19.10.2017

Me qenë unë nesër deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do e votoja heqjen e imunitetit të Tahirit! Nuk ka fakte të mjaftueshme, që e implikojnë atë! Kjo është mizanskenë me sfond politik!


POPULL I SËMURË…

FB, 19.10.2017

Nëse vjen dita me ngritë kush çështje kundër Sali Berishës, edhe Sokol Pepushaj i harron parimet e drejtësisë… I lidhet gjuha si për Jozefinën e Lorenc Lukën… Këtyre që punuan si Sajmiri, ua fusin të gjithë… Duhet me qenë katil i madh, për me të respektua ky popull…


DEPARTAMENTI I STUHISË

u mbars mali, e podhi një mi

FB, 19.10.2017

Sali Berisha ndër tjera, gjatë këtyre 27 vjetëve, ndërtoi edhe Departamentin e Furisë (Stuhisë)… Shikoni rastin e fundit me dosjen e trafikantëve, një dosje sekrete që bëhet publike, Saliu e njerëzit e tij në departamentin e furisë veprojnë gjithmonë kështu për disa arsye:

1. ushqejnë njerëzit e tyre me pritshmëri bombastike, që shpejt nulifikohen…
2. dekonspirojnë dosje, që duhet të mbahen sekrete deri në gjykimin e duhur të çështjeve, me qëllim që të dhjesin drejtësinë.
3. Dhiten për të treguar: “e thashë unë i pari…” dhe kështu i kanë sëmurë shumë njerëz, të cilët lëshohen në statuse të papërmbajtura, sikur shpikën rrotën, duke paralajmëruar “priten arrestime të mëdha”, “pritni marsin”… etj. etj. e në fund, asgjë nuk ndodh.

Kemi 27 vjet, që në vend që të punohej si duhet e të hynim në BE, e morëm rrugën për në Azi si i marri edhe një herë, prej Sali rrumpallës e trurit të tij skizofrenik, që i ushqen shqiptarët me psikopati, për të treguar edhe tani disa përralla dimri, që njerëzit të humbin vëmendjen nga gjendja e tyre e mjerë e pa shpresë ekonomike e sociale. Asgjë më shumë. Nga spurdhjakët nuk pritet shtet!


SAJMIR TAHIRI – SI KOKË TURKU…

22.10.2017

Po dëgjuan Sokol Pepushajn, Sajmirit ia fusin dhe bëjnë sikur e bëri FBI, Anti-Mafia italiane, etj. A nuk e shihni sa energji harxhojnë fuksat për me tjetërsua realitetin? Dikush u shkon pas se i paguajnë, dikush tjetër për budallallëk, për me u ra në sy.

Realiteti është, se nëse nuk ka akuza reale penalizuese për implikimin e Tahirit në trafik, atij po i bien në qafë dhe ai po përdoret si “kokë turku”, politikisht nga dyshja Saliu-Meta dhe me pranimin edhe të Ramës, i cili në naivitetin e tij megalomadh, kujton se është kokë e madhe botërore, dhe duke dhënë Sajmen, ai hap rrugën për të kërkuar kokën e dikujt tjetër nga klani i Zemunit. Por kur ta japin Sajmen, Rama, do të kërkohet koka e tij nga klani i Zemunit, e këtë duket se Rama nuk e ka të qartë ende si duhet, se po oschilon…

E sa për Sokolin, ai nuk kap gjë në këtë realitet, po merret me “projekte të mëdha”, jashtëtokësore, se zbrazëtira e madhe, që ka në pavetëdije nuk i mbushet ndryshe, po nuk u mor me teori konspirative. CIA, FBI, OKB e gjithë bota po merret me pordhat tona – kështu kujton ai, për të dalë një çikë në dritë, pa fituar asnjë lek, e duke blerë disa Likes për statuset e tij shpesh joreale.