Arben Çokaj
Kjo zonja këtu, Milikije Halimi, ka fituar në komunën e Haraçinës, edhe pse ka kandiduar për partinë LSDM të Zaevit. Ajo nuk ka përvojë në politikë, por e ka fituar komunën me rreth 20 mijë shqiptarë autoktonë, luftëtarë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, sepse shqiptarët atje janë ngopur me rrenat e partive shqiptare dhe i kanë besuar më shumë zonjës në fjalë.
I uroj suksese kryetares së re të Haraçinës dhe shpresoj që ajo do të ketë mbështetjen e duhur nga qeveria e Zaevit, për t’i bërë realitet premtimet që ka dhënë. Një ndër to është edhe pastrimi e rregullimi i kanalit të ujërave të zeza të komunës, i cili sapo ka filluar nga puna për rregullimin e tij, me ardhjen e kryetares së re.
Kryetarja e re e filloi punën e saj me një vizitë në varrezat e dëshmorëve, dhe një betim parea tyre, ku edhe ngriti flamurin kombëtar.
Zaev ka premtuar një politikë ndryshe në Maqedoni, një politikë me shqiptarët, duke i respektuar edhe të drejtat e tyre. Ndryshe nuk mund të ketë një Maqedoni stabile, nëse nuk respektohen edhe të drejtat e shqiptarëve ashtu si të maqedonasve! Le të urojmë e shpresojmë për një Maqedoni të qetë, e me politika të arsyeshme!