Me poezi erotike dhe eposike në ditën fitimtare historike

0
1253

SALI LEKA

Populli shqiptar mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë, ka histori të madhe shumë shekullore edhe përpara Jezu Krishti Betlehemi Nazareti, Muhamedit Resulu Alej-Hiselami Medineti.

Edhe përpara Abrahamit, Moisiut, Jusufit, Musait, Ibrahimit, Jakobit, Jozefit, Davidit, Solomonit dhe Sulejmanit Meleikani.
Kjo histori madhështore me shumë ngjarje triumfatore, porpullin shqiptarë e ka mbushur me shumë ditë të shënuara përkujtimore kombëtare, që i ka kujtuar dhe festuar shekull mbas shekulli me obligim sublim dhe i ka trashëguar brez pas brezi me nipër dhe mbesa.
Këto ditë të bardha shkëlqimtare, popullit shqiptarë fisnik, human dhe eposik vigan i shtohen akoma. Në vitin 2017, u shtua dita 25 qershor, dita e zgjedhjeve parlamentare, me fitore plebishitare, ashtu si deshi populli shqiptar, i dituruar, i fisnikruar, i admiruar për harmoni dhe humanizëm, i betuar për drejtësi të lartë njerëzore dhe për demokraci të zgjeruar shembullore të garantuar për çdo njeri, të çdo feje dhe partie politike.

Në Shqipëri ka shumë parti politike, shoqata, fondacione, sekte, religjione dhe tarikate fetare, por ditën e djelë 25 qershor 2017, shumica e popullit votuan partinë socialiste me Edi Ramën kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
E votuan, e besuan edhe katër vjet përsë dyti ashtu si në 23 qershor 2013.
E votuan me shumë gëzim, vullnet dhe besim solid, mbas një fushate elektorale e tejzgjatur që nga 18 shkurti, me shumë andralla, telashe dhe pengesa monstruoze.

Partitë politike me shoqata, grupime mediatike dhe fondacione, me gazeta, portale dhe televizione, u hodhën në sulm duke sajuar incidente, skandale, duke montuar video vizive brutale vandale vulgare të ndyra të pista banale me gelbocka dhe broçkulla, të neveritura, për të errësuar mendjen dhe diturinë e popullit, për të ligështuar dhe dobësuar zemrën dhe vullnetin e popullit shqiptar humanist modernist i dalluar, për të mos votuar partinë socialiste dhe Edi Ramën kryeministër, i përkushtuar, i angazhuar për drejtësi, demokraci, zhvillim dhe progres.

Gjatë fushatës elektorale redaksitë e gazetave dhe studio televizive të partive dhe shoqatave dhanë alarimin marksist, enverist, ramizist, partia socialiste me Edi Ramën katër vjet ka bërë hata, kërdi, krime, batërdi dhe do të bëjë masakra tragjedi po ta votoni përsëri me 25 qershor 2017.
Prandaj o popull o socialist dhe demokratë mos e votoni partinë socialiste, por bojkotoni ditën e votimeve, bllokoni rrugën Edi Ramës mos të shkojë në zyrë, mos të dalë as në Tiranë, por të qëndrojë i mbyllur në shtëpinë bunkier në Surrel.
Me këta tituj bombastikë hapeshin faqet e para të gazetave, me këto pankarta ultimatum, zullurume, pa kulturë dhe pa etikë, fillonte dhe mbaronte lajmi 16 orë në ditë nëpër televizionet e partive politike.
Unë me shokët e mi demokratë të vërtetë, të betuar, u takuam, biseduam dhe me shumë vullnet, gëzim, admirim dhe vitalitet sublim solid u betuam do të votojmë partinë socialiste me Edi Ramën kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
U betuam me besim tek populli shqiptarë mendimtarë i kulturuar dhe guximtarë i admiruar se do të votojë Edi Ramën për së dyti, për së treti edhe për së katërti ashtu si e votoi për kryetar bashkie i Tiranës.
Dhe besimin tonë jetik sublim populli shqiptarë e aprovoi e nderoi, e plotësoi, në 25 qershor votoi partinë socialsite dhe Edi Ramën simboli i guximit për të kontribuar për drejtësinë dhe demokracinë shembulli dhe modeli për të zhvilluar Shqipërinë e shkretuar e rrënuar shtatë dekada rresht:
Në Shqipëri duhet të jesh i pajisur me guxim vital për të kontribuar për të forcuar drejtësinë për të konsoliduar demokracinë se ka grupime dhe klika regressive sofistike të maskuara nëpër turmat e shoqatave dhe fondacioneve kaotike që e urrejnë drejtësinë e pengojnë demokracinë.
Unë me shokët e mi demokratë modernistë të përkushtuar në 25 shtator 2017, festuam të gëzuar tremujorin e ditës së re historike fitimtare triumfatore, që do të garantojë vepra madhështore për të mirën e popullit shqiptarë, por të mirat e popullit nuk i duan zuzarët, kusarët, gënjeshtarët, vandalët dhe sorollopi i tyre.
Bashkë me shokët në 25 shtator pimë kafe, raki me këngë dhe dolli. Unë këndova shtatë poezi erotike. Po citoj dy poezi.

Poezia e parë:
Ka po shkon o Buzqumështore?
Nga je nis ashtu sokakut
Me dy çanta në dorë
Ka po shkon o Buzqumshtore?
Me aromë si pjalma e zambakut
O unë po shkoj në shkollë
Të mësoj kulturë etikë dituri
Eja me mua dor për dore
O e mira sy e vetull hollë
Të ofroj në gjoks e n´gji
Të dy me erotikë e dashuri
Të dy jemi eposikë me aftësi
Viganikë me ilm, afsh energji
Ku po shkon o Buzqumshtore?
Nëpër lugina e kodrina
Në duar me dy shporta
O po shkoj me vjel pemë frutore
Arra, molla, pjeshka e dardha
Ulu e këndo o blerina gjeraqina
Do të vjel unë fruta e rrush për ty
Do të mbash katër shporta
O e bukura zemër bardha
Çdo sekond dua të shoh me sy
Me gjoksin me dy shega
Do ti shijojmë bashkë të dy
Ka po shkon o Buzqumeshtore?
Çdo minutë do të flas me ty
Unë për ty jam iradue e betue
Je dhe do të jesh shembullore
Të kam dash e shumë të dua
Dy milion vjet kemi me i shijue
Dy shegat me dëshirat e tua
Ato dy shega mua më vitalizojnë
Dy milion vjet bashkë me mua
Do të jetojmë, do të gëzojmë
O Blerina e lindur Frateshë Hyjnore
Njëri-tjetrin do ta lumturojmë
Të dy të shkëlqyer si rreze Diellore
Me të shkëlqyerit e rracave njerëzore
Më të pëlqyerit e planeteve Qiellore

Poezia e dytë:
E ku je nis Blerina sy delina?
O sa shpejt fluturon gjeraqina
Sa shumë vrapon Drenusha nëpër lugina
Sa e shkathët skifterina
E ku je nisur Blerina sy delina?
E unë po shkoj në aksione vullnetare
Në kodra e n`pllaja të hap brezare
Do të mbejllë pemë e hardhi
Në livadhe e në bregore
Do të jem e para shembullore
O Blerina skifterina, o sa mrekulli!
Do të ndihmoj unë me shumë fuqi
Do të mbjellë miser dhe grurë
Do të shkoj në mulli ta bluaj
Bukë e gjellë do të gatuaj
Më thuaj Blerina më thuaj.!
Dy milion herë.
Mos kafsho bukë, as gjellë mos shijo
Por mos më thauj sy delina
Mos më thuaj!
Mos u afro, se nuk të dua!
Sikterr larg, s`je për mua!
Më thuaj Blerina më thuaj!
Dimër dhe verë
Lodhu shumë puno, puno!
Por mos më fol me egërsi
Por më afro, më ledhato
Me shumë embëlsi, butësi e dashuri
Çdo second dhe minutë me gëzim e harmoni
Mos më fol me rreptësi
Për ty s`kam ndjenja as dashuri
Nuk pranoj asnjëherë
Me u puth me ty, jo me ty.
Buzë më buzë e faqe në faqe
As me vetulla, as në sqetulla
As me kërthizë, as gushë më gushë.
Por të versulem si shugjetulla
Të ngulem si Arushë në gërmushë
As dal me ty n`rrugë e n`lagje
As shetis n`trotuar e n`lulishte
As këndoj, as vallzoj pogonishte
E o Blerina mos fol marrina
Të tëra mëkatet unë i fal
Por mëkatin e mos gëzimit
E mos vitalizimit nuk i fal
Kënga, vallja, poezia, melodia
Janë forcë, aftësi, vitalizim
Janë guxim, sublim, jetë me krenari
Me aromë e dashuri, jehonë e admirim
Po nuk vallzove me mua me vullnet
Po nuk këndove edhe n`shkrep e n`mal
Po nuk qeshe me lezet e vitalitet
As unë kurrë jo! Nuk të dua!
As mos të shoh me sy!
Dyqind milion vjet
Asgjëkundi s`je për mua.
Unë jam dhe do të jemë
Poet lirik eposik vital
Edhe pa u puth me ty
Mbaje mend po ta themë
Viganik erotik potencial
Buzagaz me këngë, poezi me shkëlqim
Dy milion vjet pandalim
Porsi Dilli në rruzullim

Shënim: Këto dy poezi janë dërguar për botim, për herë të parë në 25 shtator 1967, por nuk i botuan me akuzën absurde: Janë poezi dekadente mikroborgjeze reaksionare dhe degjeneruese për njeriun e ri socialist, proletarë dhe revolucionarë që ka formuar partia dhe shoku Enver marksisti i madh.
Deri në viitn 1987, nuk botuan 725 poezi lirike erotike të mrekullueshme. Kurse unë nuk jam dëshpëruar nga këto censurime mizore të veprave letrare artistike shumë të dobishme, për jetën njerëzore pork am shkruar dhe kënduar, me shumë gëzim, vullnet dhe admirim dhe çdo vit 25 shtatorin e vitit 1967 e kam festuar me shokë dhe shoqe me këngë dhe poezi, kafe, meze, raki si ditë jubilare shembullore.
Këtë vit kjo ditë e paharruar njerëzore konçidoi me tremujorin e ditës fitimtare triumfatore 25 qershor 2017.
Me shumë admirim shkrimtari dhe poeti Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Mbasi këndova shtatë poezi lirikeerotike votuesit e partisë socialiste më thanë: Sali si nuk je dëshpëruar, si nuk ke vrarë veten për gjithë këto padrejtësi dhe përsekutime të tmerrshme që të kanë bërë me vite dhe dekada?
Kurse unë u tregova: Në asnjë rrezik nuk jam dëshpëruar pork am jetuar duke punuar dhe kontribuar se nuk jam dembel, as frikacak, as injorant obskurant por mendimtarë vizionarë. Dëshpërohet dhe vret veten dembeli, frikacaku, indiferenti dhe obskuranti që nuk kanë mendim as vision për jetën, punën e dobishme për njerëzit e mirë fisnikë eposikë të kulturuar.
Unë jam i gëzuar, i admiruar, i vitalizuar me njerëzit e mirë, punëtorë të papërtuar, fisnikë të admiruar , mendimtarë vizionarë të kulturuar dhe guximtarë krenarë të betuar për të bërë mrekulli të shkëlqyer në jetën njerëzore.
Unë jam si kopshtari i palodhur që mbjellë pemë edhe për të vjedhur kusarët dhe vazhdon përsëri të mbjellë pemë të tjera.
Mua më kanë vjedhur 85 libra të mrekullueshme si 85 kopshte me pemë frutore të shijshme. 13(trembëdhjet) libra i kanë vjedhur zuzarët dhe i kanë botuar në emrat e tyre në vitet e përsekucionit enverist ramizist dhe gjatë kohës së tranzicionit pedeist berishist, kanë përdorur metoda të kamufluara për të rikthyer përsëri kohën makabre përsekucionit enverist ramizist.
Kurse votuesit e partisë socialiste dhe admiruesit e betuar të Edi Ramës më thanë: Sali o Sali Leka o poeti i poezive brilante të mahnitshme neve do të votojmë për Edi Ramën edhe në vitin 2021, dhe në vitin 2025 nuk do ta votojmë se i japim shansin për të qëndruar gjatë në pushtet dhe do të bëhet kriminel si Enver Hoxha.
Edhe unë u tregova: Juve bashkë me mua do të votojmë për Edi Ramën dhe partinë socialsite në vitin 2021, 2025 dhe në vitin 2029, 2033.
Kriminel mizorist nuk të bën qëndrimi i gjatë në pushtet përkundrazi bëhesh më eksperiencë të dobishme, por Enver Hoxha kishte lindur kriminel. Ai ishte i biri dhe nipi i kriminelit.
Dyzet vjet Enver Hoxha burgosi dhe masakroi djem dhe burra për shkak të biografisë së tyre të keqe kriminele mizore, por në fakt biografinë e tmerrshme mizoriste gjakatare e kishte Enver Hoxha dhe klika e tij tragjike monstruoze.
Me 8 nëntor 1941 Enver Hoxhën nuk e kanë zgjedhur sekretarin e partisë komuniste, por e kanë caktuar dhe të tëra ai mizorist monstruozist i ka uzurpuar dhe i ka mbërthyer në ingranazhet sofistike kriminale tragjike.
Edhe Sali Berishën e ka caktuar Ramiz Alia kryetar të partisë pedeiste në 12 dhjetor 1990. Edhe Fatos Nanon e ka caktuar Ramiz Alia kryetar të partisë socialiste në 12 qershor 1991 dhe deri në viitn 2005 të dy ata komunistë enveristë ramizistë kanë lozur ping pong duke u zbavitur mbi shpinën e popullit shqiptarë i rraskapitur, i dëshpëruar, i frikësuar, i nënshtruar si skllevrit e Faraonit.
Për Edi Ramën dhe Ilir Metën do të flasin të bisedojnë dhe do të shkruajmë në 25 tetor 2017, kur të festojmë katër mujorin e ditës fitimtare triumfatore kombëtare historike 25 qershor 2017.
Arif Tollja
Arif Tollja, Islam Luçi socialistë të përkushtuar, të angazhuar dhe shokë të bëtuar të admiruar me shkrimtarin dhe poetin Sali Leka që nga viti 1977 koha e skëterrit mizorist, kur Shqipëria u quante socialiste, proletare revolucionare.
Arif Tollja lindi dhe u rrit në trevën e Lurës, tokë e lashtë historike, pellazgjike, me njerëz fisnikë që nga kohërat biblike teuratike. Lura e zhvilluar e qytetëruar me kisha dhe manastire, me shkolla fetare kristiane apostolike e stolisur me kodra dhe male klimatike, ndër të rrallat në krejt vendet Ballkanike, por të veçantë ishin dhe janë njerëzit e saj sesa toka ku janë lindur dhe rritur.
Lura është perla mahnitëse e natyrës, por për mua shumë mahnitës të shkëlqyer janë njerëzit e kësaj krahine të vogël me sipërfaqe territoriale, por e madhe vitale, për nga fisnikëria dhe tradita kombëtare shqiptare dhe besa eposike Atdhetare e Lurës kreshnike viganike.
Isha dhe jam shumë i gëzuar që nga Lura kisha dhe kam dy shokë të dalluar, të admiruar, Arif Tollja dhe Xheladin Tollja shkrimtarë i kulturuar. Xheladini nuk jeton, por jetojnë familja e tij, gjaku dhe fisi i tij por edhe veprat e tij të mira që ka bërë kur jetonte. Kurse Arifi jeton i gëzuar me shëndet, me nuse e fëmijë, me vëllezër e motra.
Për Arifin kam tregime, por do ti rreshtoj në një shkrim tjetër. Arif Tollja ishte dhe është shoku im më i miri midis të mirëve, fisniku midis fisnikëve, modeli midis modelëve, eposiku midis eposikëve. Sa i gëzuar jam që Arifi jeton dhe e takoj, bisedoj me gëzim dhe admirim.

Islam Luçi
Islam Luci shoku im i nderuar nga Laberia e Vlorës më ka ndihmuar shumë bashkë me shokë të tjerë djem dhe burra fisnikë dhe kreshnikë viganikë nga Labëria historike e Rrapo Hekalit. Sot po citoj emrat e Myfit Gjokutaj, kolonel Godo Gjokutaj, Spiro Idrizi, major Zoto Korvafa, major Hamza Malaj Brataj.
Islam Luçi në vitet 1975-1985 ishte funksionarë partie në komitetin e partisë të Tiranës, bashkë me instruktorët. Xheladin Subashi , Ruzhdi Allmuça, Skender Luca, Islam Kasimati i kanë ndihmuar shkrimtarët e deklasuar të përkushtuar, të internuar edhe shkrimtarin Sali Leka.
Komiteti i partisë i Tiranës me sekretarët Manush Myftiu, Ismail Çaushi, Pali Karafili, Dervish Lelo, Qirjako Mihali dhe të tjerë kanë kontribuar për letërsinë, artin dhe kulturën në Tiranën e atyre viteve.
Hasan Luçi punonjës rezident sigurimi në ambasadën Shqiptare në Paris të Francës ka ndihmuar dhe mbrojtur shkrimtarin Ismail Kadare kur shkonte për të botuar librat.
Hasan Luçi e ka sistemuar Kadaren nëpër lokalet dhe hotelet lluksoze të Parisit Borgjez kapitalist.
Hasani vllai i Islam Luçit, por shkrimtari Ismail Kadare është mosmirënjohës sharlatan dhe megalomanë i stazhionuar. Kadare as ka shkruar dy fjalë të mira për dy vëllëzërit Hasan dhe Islam Luçi.
As pesë fjalë të mira për sekretarët e komitetit partisë të Tiranës që e kanë favorizuar, privilegjuar dhe financuar me rrogë mujore të majme njëzet e pesë vjet pa bërë as një lloj pune profesionale, profilistike, por si shkrimtarë duke shkruar libra politikë.
Më shumë admirim për shokun e betuar Islam Luçi që jeton bashkë me vllain Hasan Luçi.

Tetor 2017