Perandoria osmane varrosi gjuhën shqipe për pesë shekuj!

0
1167

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Edhe se populli shqiptar ishte me territor dhe me popullatë më i madh se shumë popuj tjerë ballkanik, atij iu mohua ta fliste shkruante dhe kultivonte gjuhën e vet nga Pushtuesit osman që e varrosen shqipen për pese shekuj!

Një gjë shumë ironike, por në anën tjetër populli shqiptar kishte me se tepërmi zyrtar në periudhën e perandorisë osmane ! Lind pyetja perse aq gjera anakronike?

Sepse pikërisht populli shqiptar u tregua jo parimor ne interesat e veta kombëtare,duke e lejoj veten të përqafoj mese katër fe. Nga e cila u arrit qe mënyra e thyerjes se rezistence shqiptare. Ata arritën ti futin ne përçarje ne mes veti dhe vëllavrasje. Ajo konvertoj me dhune shqiptaret nga një fe në tjetrën!

Popujt fqinjë figurat e mëdha kombëtare shqiptare në fushën shkencore, artistike, teatrore i tjetërsuan si të vetat!

Figurat e mëdha kombëtare shqiptare në fushën shkencore, artistike, teatrore i tjetërsuan si Nikolla Tesllen, qe Beogradi sot ka aeroporte, fabrika, shkolla si dhe universitete etj në emrin e tij. Po ashtu Milosh Gjergj Nikollen “Migjeni” shkrimtar shqiptar i Rilindjes, sllavet e cilësojnë si të vetin. Nënë Terezën, maqedonasit përpiqen ta marrin si të veten, Skënderbeun po ashtu e cilësojnë sllavët si figurë te veten duke pare pikërisht një pjese e shqiptareve në baza fetare i injorojnë i përbuzin dhe hedhin si jo me vlera kombetare te vetat!?

Për Nënë Terezën dihet reputacionin qe e pati n e rrafshin botëror. Figurat e ndryshme psh Kryetar i Turqise Atatturku ishte shqiptar qe e ndërtoj Turqinë moderne e cilësojnë si tuk. Figura antike po ashtu greket i kane marr si te vetat me çka iu konvenoj edhe fqinjëve tanë grabitqar në tokat tona.

Ne tokat shqiptare pati shkolla të huaja 2999 vetëm një shqip!
Ne saje te kësaj përçarje rezultuan, se shqiptarët me të pa drejt iu ndaluar shkollimi apo përdorimi i gjuhës së vet!!! “Asnjë gjuhë e popujve tjerë në Evropë nuk kanë pësuar më shumë se shqiptarët ?

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë shqipe kombëtare dhe laike. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë nga ana e mësuesit dhe patriotit Pandeli Sotiri në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga atdhetari Diamant Terpo.

Regjimi osman ndoqi dhe përdori dhunë, terror dhe mjete ma primitive kundër shqiptarëve si argument është statistika e vitit 1887, në Shqipëri apo me mire me thënë ne trojet shqiptare kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra ishte shume e çuditshme se këtu jetonin shqiptaret pa bullgar, pa turq pa greke dhe pa serb, por shqiptarëve si gjuhë e lejuar iu mundësuar vetëm në gjuhet e vet pushtuesit që ishte Perandoria Osmane, por edhe gjuhet e popujve tjerë? Pra këtu mësohet se çfarë bëri Turqia për neve! Për tu çuditur ne atë kohë arriti vetëm një shkollë shqipe te jete nga Pandeli Sotiri. Ajo shkollë nuk mundi të jetë me gjatë se katër vite. Pushtuesi ishte i trembur edhe nga ajo shkollë kështu qe e futi ne shënjestër Pandeli Sotirin dhe e vrau, nga e cila shkolla shqipe mbyllet fare!