Prizren, 13.10.2017
Dega e “LIDHJES. – Socialiste”, me kryetarin e saj Haxhi Avdyli, në Fushatën Zgjedhore që u mbajt në Prizren më 13.10.2017, promovoi NDRYSHIMIN e LDK-së në Partinë «LIDHJA» të Isa Mustafës. Shikoni me kujdes këtë video, askund nuk përmendet Ibrahim Rugova, askund nuk përmenden as figurat emblematike të kësaj partie. Emrin e Ibrahim Rugovës, shkaras e përmend në fillim një herë Haxhi Avdyli dhe një herë qesharaku i LDK-së Ismet Beqiri. Në fjalimet e tyre: Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, e as kandidati për Kryetar në Prizren dr. Hatim Baxhaku, qoftë edhe shkarazi nuk e kanë zënë në gojë emrin, këta që flasin se si e ndërtojnë Kosovën duke ia rrënuar asaj traditën politike dhe historinë shtetformuese duke e eliminuar haptas rëndësin dhe personalitetin e dr. Ibrahim Rugovës në proceset e shtetndërtimit të Kosovës?!…
Ndryshimi dhe tjetërsimi po ndodhë, e këtë po e realizon Isa Mustafa me misionin e tij për shkatërrimin e LDK-së, platformë të cilën Isa Mustafa e shpalosi edhe në qytetin historik të Prizrenit. Tash qytetarët dhe elektorati i LDK-së, le ta vendosin votën e tyre për “LIDHJA” të Isa Mustafës, nëse duan përfundimisht ta shkatërrojnë LDK-në dhe nëse kanë vendosur për ta zhdukur edhe emrin e dr. Ibrahim Rugovës!… Një KLAN i cili po e shkatërron filozofinë e dr. Ibrahim Rugovës, nuk mundet dhe as nuk do ta ndërton ardhmërinë e Kosovës!
Shefqet Dibrani