Islami i kamufluar kundër çështjes shqiptare

0
758

Koha.net

Nga kjo përvojë e gjatë e marrjes me letërsi, për asnjë botim të deritashëm (që janë mbi shtatëdhjetë) nuk ka pasur interesim aq të madh si për romanin “Misioni rus”, që paraqet befasi në shumë aspekte. Në rend të parë ky interesim demanton bindjen, shumë të sforcuar, se nuk ka lexues, shkruan sot Ibrahim Kadriu në Koha Ditore.

Përkundrazi, “Misioni rus” më ka bindur se lexues ka, bile edhe lexues të pasionuar. Më ka bindur edhe për faktin se në mesin e atyre që gjatë kësaj kohe të jehonës së romanit janë identifikuar edhe të tillë, të cilët nuk e kanë lexuar romanin, por prezantohen me mendimet për romanin, duke u bërë pjesë e injorancës. Sidoqoftë, në bazë të të gjitha reagimeve, shpjegimeve dhe ofrimit të të dhënave, autori ndien keqardhje për dëshmitë e tjera, të cilat nuk ka arritur t’i shtrojë në faqet e librit dhe shih për këtë, shpesh edhe është bërë vasal i idesë për vazhdimin, për realizimin e pjesës së dytë të romanit.

Të dhënat e tjera, të dëshmuara, e përforcojnë edhe më shumë të vërtetën se misionarë të ndryshëm kanë shkelur mbi etninë shqiptare duke e vënë në peshojë ndjeshmërinë e tyre e që, natyrisht, pas analizave (edhe akademike) janë bindur se te populli me analfabetizëm të theksuar mënyra më e mirë e “pushtimit” të mendjes së tyre është feja; orientimi përmes fesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.