Romani “Dy vdekjet e një jete”, i shkrimtarit Fatmir Halimi, jep jetë mes dy vdekjeve.

0
1042

HASAN SELIMI, Tiranë

Këtu në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë, erdhi libri i shkrimtarit Fatmir Halimi, shkrimtar që me plot gojën e quajmë burrë letrash. Ka ardhur prej Podujevës me këtë sfidë krejt origjinale, të një përpjekjeje solide me karakter shqiptarçe. Kohë krejt tollovi kjo e sotit, e kjo kohë sjell plot subjekte të panumërta për romane, ese, tregime, poezi, piktura e deri në artet skenike. Fatmiri ka marrë një temë sa historike, aq edhe aktuale. Romani që ne po e publikojmë sot këtu në kryeqendrën e shtetit të vjetër, është një vlerë artistike e shkruar me kopetencë profesionale e me plot gojën them që këtu duhet të jenë pa përjashtim njerëzit me zë të artit të këtij qyteti. Ky libër i shtohet si zë i veçantë kulturës së hershme shqiptare. Lexon romanin “ Dy vdekjet e një jete ” bëhesh si të jesh i dehur.

Krejt trupi rri në shkallën ma të lartë të gatishmërisë. Pret gjithçka prej Fatmirit. Mundesh për t’ i ngjitë çdo kapitulli nga një titull. Dua të them se mund t’i japësh këtij libri tituj pa fund. Po të ishte ngjarje e zakonshme më vjen ndërmend koha ime e fillim gjimnazit, por ky libër sjell të papritura si në një fushë të minuar. Në analiza të ndryshme shpesh ndeshemi në fjalën spekulim, fjalë të cilën autori e meriton plotësisht si krijues. Ka luajtur mjaft bukur me ndjenjat e personazheve, me ndjenjat e veta si autor, me ndenjat e lexuesit, me të gjithë fabulën. Aq bukur ka luajtur sa në kapitullin e fundit nuk e ka duruar as vetë fundin e heroit, të Astritit. E kështu, këtu ndryshon krejt terminologjia, perifrazimi, leksiku, shkurton ngjarjen aq dukshëm sa unë jam i bindur që ka patur shumë emocione, sikur në ndarjet me të afërmit e zemrës. E nëse ju ka kthyer prapë asaj pjese, s`ka gjetur rehati me vetën.

Duhej eleminuar heroi pa trashëgimi, sikur janë eleminuar familje të tëra gjatë tërë historisë së shqiptarëve. Jam një dashamir i librit. Shkruaj dhe lexoj në formën time. Jam ai që thashë. Librin e lexoj dhe e shikoj nga këndi im. Ky libër qëndron aq lart, sa më duhet ta shpreh hapur, jam kënaqur. Me një leksik brilant, me një fjalor të bollshëm që ka kohë që nuk dëgjohet, fraza plot me batuta mes personazheve në kulmin e ngjarjeve për mbijetesë. Kjo i jep një kuptim të veçantë këtij libri për forcën mbinjerëzore të popullit tim. Valbera. Që në shpjegimin e emrit mundem t’i themi Val-bëre, Val- bana, Val-përçon, Val-ylberi, Val- shpëtimi, Val-truni, Val-lëvizëse, Val-udhëtimi, Val-tërheqëse. Pra Valbera dhe Astriti janë personazhe difiçitare mes njëri-tjetrit. Ndjenjat e tyre kapërcejnë gjithçka deri aty ku thuhet tabu. Hapësira ku është zhvilluar ngjarja këtu, në Itali në bankat e shkollës, në ilegalitet, në luftën frontale sjell mendësi dhe koncepte që paralajmërojnë ndryshime shoqërore edhe njerëzore.

E gjithë këtë autori ia ka lënë fenomenit zhargon që shpesh flitet edhe nga ne “është e shkruar” pra vjen nga Zoti i Gjithësisë. Si sot e njëmijë vjet kam pasur dëshirë të shkruaj e të flas për dashurinë. Dashurinë që bëhet në rrugët e zhvillimit njerëzor e jetësor. Të flas për një dashuri reale prej nga vjen jeta, prej nga zhvillohet ajo. Në konceptin tim shkencor të marrë edhe nga shumë studiues dashuria i jep jetës kuptim. Të dashurosh është sakrificë, të jetosh është luftë dhe lufta është sakrificë. Pa këto dy fenomene jeta s`ka kuptim. E kështu vjen Fatmiri me romanin “ Dy vdekjet e një jete”. Në këtë roman autori romancier njëherit edhe studiues i estetikës së letërsisë sjell sa dashuri ashtu edhe tragjizëm të pashoq. Nga Valbera deri tek fjala e fundit “Ushtarake dhe nderime” ka vaj, dashuri, xhelozi, mall, dhimbje, kujtime, solidaritet, shpresë edhe urrejtje. Më e rëndsishmja ka dyzime jetese sa për njëmijë vjet.

Ky libër ka luajalitet, ka përpjekje për jetesë, personazhet e tij i ka lënë aq naivë sa siç ishin në gjimnaz. Këtu ai ka lënë dashuri, këtu bile edhe në amshim. Është përbetimi i fjalës së dhënë që ne e quajmë besë. Kjo vjen natyrshëm mes njerëzores e mbinjerëzores. Asaj që ne i kemi thënë Konstandin e Doruntinë, tani i themi Astrit e Valberë. Ky personazh, pra Astriti me veti alpine i jep jetës mes këtuhes dhe atjehes kuptimin e morales. Pra, mes reales dhe ireales. Në analizën ideore dhe artistike kjo vepër mban vlera për shumë aspekte të jetës krijuese e fenomene të shoqërisë në Ballkan e Kosovë. Roman me temë historike e aktuale, sjell në veçantinë e tij plagët e jetës sot në këtë vend tanimë gjysmë të çliruar. Ngjarja e vijueshmëria ka sipas meje dy aspekte. Së Pari – Dashurinë në tërësi, për atdheun, familjen, shoqërinë. Së dyti – Besimin në krijuesin që gjatë gjithë jetës do të kam favorin që na u mohue. Atje të pres.

Kjo është rradha jote. Atje është rradha ime. Heroi nuk don të jetë simbol. Ai don të jetë si gjithë të tjerët. Kërkon të shkatërrojë simbolin e unit. E kuptoj pas tetë vjetëve si ishte Dreni, Dafina, Drita, Xhevati, axha Rifat e tërë shoqëria tjetër. Gjithmonë diçka mbetet që heroi të jetë i përveçëm. Këtu mbetet libri në mijëra kopje. Valbera që ngeli në zemrën e Heroit atje në amshim. Aty në vendin e heroizmit në Koshare, ngeli guri i copëtuar si trupi i të varrosurit më parë. Trupi i ushtarit të paemër. Tani Astriti kallëzon se nuk është më i huaj. Ai është shqiptar edhe në Itali. E gjithçka ngeli në faqen e tokës, por për familjet e zhdukura as tash nuk ka gjurmë për vendndodhjen e tyre. Tokat e banesat e tyre zihen nga bashkëvendasit. Në to turren si çakajt në gjënë e ngordhur. Politikanët nuk janë as sa një panoramë amatori. Heshtin! Fatmiri udhëton me autoparlantin e artit të shkruar. Ai ka armën më të fuqishme se topat e ushtrisë. Ai e ka fjalën! Suksese !

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, studiues