Ne nuk ua prekim Muhamedin dhe Aishen, ju ç’keni me Skënderbeun, Nënë Terezën dhe gjithçka që është shqiptare?

0
631

Nga Arbana Xharra, 6 tetor 2017

Paragjykime ka në çdo shoqëri. Për Islamin natyrisht se janë ngritur shumë paragjykime, sidomos për shkak të sjelljes së disa grupeve brenda komunitetit mysliman shqiptar ndaj ngjarjeve të ekstrimizmit dhe dhunës që ndodhi në botë.

Përkundrazi dëgjoheshin vetëm ata që tifozonin me Al Kaidën e më vonë me iSIS-in.

Imamët heshtnin. Ose flisnin vetëm ata që ishin më radikalët dhe ftonin njerëzit për në Siri. Bashkë me politikanë të ndryshëm.

Komuniteti islam nuk arriti të distancohet nga ato sulmet që ndodhën.

Të njejtët këta akuzonin publicistët dhe gjithë ata që dënonin sulmet e terroriste si islamofobë.

Unë asnjëherë nuk kam shkruar trajtesa për vlerën apo antivlerën e Islamit si fe.

Të drejtën për ta manifestuar atë, apo për ta ndaluar, çka unë kam shkruar dhe hulumtuar ishin familjet viktima nga radikalizimi me pjestarë të humbur Sirisë e vendeve tjera arabe.

Kam shkruar për sjelljen destruktive të organizatave turke e arabe që mbështetnin dhe financonin këtë radikalizëm që çoj drejt pjesmarrjes së shumë shqiptarëve në terrorizëm.

Tani parashtrohet pyetja; a jam unë islamofobe kur shkruaj, hulumtoj dhe zbuloj se si ndodh radikalizmi? Kur shkruaj kundër terrorizimit? Nëse islami vërtet është ai i këtyre fenomeneve, atëherë do të isha kafshë mos të kisha frikë.

Nëse Islami nuk është radikalizimi, terrorizmi atëherë tek shqiptarët nuk ka islamofobi, ngase përveç individëve shumë shumë të rallë nuk ka ndonjë grup që kërkon mbylljen e xhamive, i sulmoi ato me zjarr apo vandalizëm myslimanët; nuk rrahi ndonjë imam – u rrahen ndërmjet vete – nuk kërkoi kush ndalimin e Kur’anit.

Përkundrazi shumë më viral dhe prezent është shqiptarofobia nga këto radikalët.

Kush kërkoi prej nesh të ndalet hyjnëzimi i Muhametit, Ajshes? Cila gazetë, cili institucion?

Ndërkaq, nëpërmjet xhamive dhe imamëve, mes mijera njerëzish, fyhet Skëndereu, Nëna Tereze, Ismail Kadare dhe gjithçka shqiptare.

Pse? Ka ndonjë shqiptarofobi apo tendencë për ta shkatrruar kulturën shqiptare në favor të një tjetre; po kjo tendencë ekziston!