Arben Çokaj
Nënë Tereza ishte murgeshë katolike e misionare e bamirësisë. Ajo kishte mjetet me të cilat veproi gjithë jetën, në emër të krishtërimit. E në këtë kontekst duhet parë – nuk mund të kërkohet gjë tjetër prej saj. Në pikëpamje kombëtare, ajo duke patur njohje me Presidentin Bill Clinton, etj. kudo ku shkoi u kërkoi ndihmë: “ma mbroni popullin tim!” Se ndryshe nuk kishim arritur ta marrim mbështetjen e Perëndimit, pa nënë Terezën e Ibrahim Rugovën e një përpjekje shqiptare pro-Perëndimore për çlirimin e Kosovës.
Bill Clinton është shprehur vetë se nënë Tereza e bëri ta respektonte popullin shqiptar. Tani, a duhet injoruar nënë Tereza? Jo! Përse ta bëjmë? Ne duhet të ndjehemi krenarë me të, që populli ynë nxorri një njeri të tillë, pasi njerëzit e mëdhenj të një populli janë edhe pasqyrim i shpirtit të tij. Pa Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Ismail Kadarenë etj. a nuk do të ishte më e varfër historia e kultura jonë si shqiptarë? Do të na mbeteshin vetëm sulltanat turq, që na vranë e na prenë, e disa njerëz mediokër e anti-shqiptarë, që i urrejnë këta figura të mëdha të kombit tonë!
Secili i krishtrerë katolik si nënë Tereza, si priftërinjtë katolikë, varen nga Vatikani, pretendimi tjetër është absurd. E “agjentë” të Krishtit e Vatikanit janë në një farë mënyre të gjithë ata, që i shërbejnë fesë katolike. Kështu edhe në fenë islame. Prandaj që nuk ka arsye të abuzohet me këtë. Por veprimtaria e tyre shikohet edhe në aspektin humanitar e atdhetar. Nënë Tereza – një murgeshë ishte, që me aktin e saj madhështor fitoi respektin e gjithë njerëzimit. Si u bë, kush e bëri? – është një diskutim që ka dritëhijet e saj, por para 3 shekujsh, atë që bëri nënë Tereza deshi ta bënte një murgeshë tjetër, por Vatikani nuk e lejoi. Kjo gjeti momentin e me këmbënguljen e saj mori edhe miratimin e Vatikanit. Nëse secili shqiptar në Shqipëri e në botë, mendon për Shqipërinë e bën aq sa mundet, pavarësisht sa bën, duhet vlerësuar. E nënë Tereza asgjë tjetër mos të kishte bërë, vetëm sa të fitonte respektin e President Bill Clinton për kombin shqiptar, e gërshetuar kjo edhe me rrethana e interesa të tjera, është e mjaftueshme. Kjo është bota ku jetojmë, një biznesmen serb në Amerikë, u tha serbëve, mos ëndërroni kot, shqiptarët i kanë vendosë me kohë marrëdhëniet edhe me Presidentin Donald J. Trump. Kjo është gjë e zgjuar për ne, të përfitojmë me nbjerëzit që kemi, që ta zhvillojmë vendin tonë, e jo të rrijmë duke sharë vlerat tona, edhe nëse ato nuk janë perfekte.