Gurgullimat e pranverës, shiu i verës, frytet e vjeshtës e dielli i dimrit, qëndresë, shpresë dhe mbijetesë për shqiptarët

0
1259

Nue Oroshi

Katër stinët të cilët kalojnë gjatë gjithë vitit lënë gjurmët gjatë tërë kohës si për të mirë njashtu edhe për të keq si për zot ashtu edhe për dreq.Pranvera është stina e parë të cilën e kanë pritur shumë familje shqiptare sepse vështirësitë ekonomike të shumë familjeve tona shqiptare kanë parë se kjo stinë së paku të nxjerr nga një dimër i gjatë dhe i vështirë. Këtë stinë shpëshherë nëpër shekuj e kanë pritur edhe kryengritësist shqiptarë me atë moton: “Kur del dushku, apo dushku mbuloj fushat dhe malet në Kosovë, pranverat nuk ndalen”.

Për pranverën gëzoheshin edhe kryengritësit shqiptarë sepse nuk e kishin të lehtë t’i përballonin dimrave të vështirë dhe të ashpër nëpër shpella apo familje të besuara që rrezikoheshin t’iu shkymet qiri komplet familjës për shkak që kishin marrë guximin t’i strehojnë kryengritësit shqiptarë. E në pranverë së bashku me lulet që lulëzonin anë e kënd trojeve shqiptare paralelsisht rriteshin edhe djem dhe vajza shqiptare të shëndoshë si mollat ku në mendjet e tyre silleshin vërdallë idetë për një Shqipëri të mbarë, demokratike dhe të bashkuar aty ku përpiqeshin kordinatat e heshtjës në mës bukës së misrit dhe majeve të larta të bjeshkëve tona shqiptare.

Bjeshkë që shpëshherë u dogjën dhe u pjekën dhe u djegën por qëndruan heroikisht se në mbrendësinë e tyre kishin shqiptarët e besatuar për jetë e vdekje nëpër kohëra të ndryshme kur ipej kushtrimi për liri. E skaj atij kushtrimi në shtatë e shtatëdhjetë jehonte edhe uji i ftohtë i gurrave tona që së bashku me gurgullimën dhe jehonën e zërit mistik të kushtrimdhënesit që ipte për lirinë e trojeve shqiptare, i shtonte shpresen jetës dhe kushtrimit për lirinë e tokave Arbërore.

Deri sa gjatë kësaj stine mbilleshin pemët dhe perimët për mbijetesë, përgaditej edhe forma e kushtrimit për betejat e ardhshme që pritej të ndodhnin dhe që nuk ishin të rralla sepse tokat shqiptare shpeshherë ishin shëndrruar në udhëkryqe ku kryqëzoheshin jeta me vdekjen, orienti me oksidentin, atdhetari me tradhtarin, kushtrimtari me butakun apo plangprishurin dhe kështu me radhë.

E vera ishte një stinë e nxehtë e cila sjellte bukurinë madhështinë, temperaturën por edhe mënyrën më të lehtë të qëndresës, përmes fjalës së dhënë, se qëndresa do të vazhdoj edhe në vjeshtë e dimër. Në verë edhe poetët dhe shkrimtarët e kishin më të lehtë se ata uleshin skaj një rrapi shekullor apo në një fushe ku blegëronin delet dhe mrizonin barinjët, ku shkruanin pa u ndalur për plagët e kombit, për mënyrën se si shqiptarët ishin ndarë disa me zotin e disa me dreqin, disa me diellin e disa me hënën, disa me tokën e disa me nëntokën, dhe ky përshkrim vazhdonte derisa poetit e shkrimtarit iu djersitëj balli dhe e mbulonin ato djersët e vdekjes siç thuhet në traditën dhe mitologjinë e pasur shqiptare. Dhe derisa kalonte vera pa u parë vinte stina e mbledhjës se frytave.

Çuditërishtë në vjeshtë për t’i mbledhur frytat zgjoheshin të gjithë edhe ata që kishin kontribuar në dy stinët e para por edhe ata kopilat që kishin qëndruar dikund të strehuar dhe nuk kishin bërë asgjë për tokën e atdheut. Çuditërishtë ata kërkonin dhe po e marrin copën më të madhe të atdheut, sa që historikishtë të tillët i kanë sjellur dhe po i sjellin shumë dëme të pariparushme tokave shqiptare.

Dhe kështu pa u vërejtur fare vie stina me e ftoftë më e vështirë për tu përballuar vije dimri. Edhe për dimrin mitologjia dhe realiteti shqiptarë ka sjellur dhe shkruar shumë ngjarje qoftë madhështore por edhe tragjike ngjarje që lidhën me ngricat e këmbëve të luftëtarve shqiptarë dikund në malet tona apo nëpër familje ku strehoheshin, dhe ndiqeshin nga pushtuesit dhe gjakprishurit shqiptarë nëpër periudha të ndryshme historike.

Në këtë stinë forcat e errta vrisnin shqiptarë atdhetarë dhe humbnin gjurmët e tyre. Ndërsa më së vështiri në këtë stinë e kishin nënat tona shqiptare të cilat duhet të kujdeseshin për shumë fëmijë, që i rritnin me shumë vështirësi dhe nuk ishin të pakta këto familje që mashkujt e rritur i kishin dikund nëpër beteja për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, gurin e votrës, kufirin e trojeve etnike kufi që shpesheherë nëpër etapa të ndryshme historike u ndryshue por përkundër ndryshimeve që iu ba këtij kufiri malet, bjeshkët, fushat dhe deti prap mbetën dhe do të mbesin në të shumtën e rastëve toka shqiptare.

Kjo do të ndodhë edhe në të ardhmën vëtëm nëse arrijmë që ta ruajmë rininë tonë të mos shkapërderdhët nëpër vënde të ndryshme të botës ashtu siç jemi shkapërderdhur sot, por të krijohën kushtët që të ketë mbijetesë në katër stinët e vitit dhe tokat shqiptare ta ruajnë bardhësinë pjellore, malet tona ta ruajnë forcën kushtrimtare ndërsa deti ynë shqiptarë përkundër dallgeve që mund ta trazojnë në të katër stinët e vitit ai të qëndroj i pathyeshëm, i palëkundur dhe pak i trazuarë në këto kohëra dhe ngjarje ku shpeshherë bëjnë luftë më njëra-tjetrën e bardha me të zezën, e bukura me të shemtuarën, e moralshmja me djallëzinë por secila në mënyrën e vet duke i mbrojtur parimet e veta qoftë ata që janë në anën e Zotit qoftë ata që jan në anën e djallit. Ndërsa politikanët tanë shqiptarë në këto katër stinë të vitit duhët që çdo herë kur zgjohën nga gjumi ta kujtojnë atë thënien famoze :„Zgjohu o perëndor dhe mos harro se je njeri!“