PËR HERËN E DYTË NË KASTRIOT MBAHET MANIFESTIMI LETRAR “NJË QIND MIJË POETË PËR NDRYSHIME”

0
701

Në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Një qind mijë poetë për ndryshime”. (“Hundred thousand poets for change”), në Kastriot (ish Obiliq), Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbajti Manifestimin poetik “Vjeshta Poetike në Kastriot”. Fillimisht një njoftim rreth projektit global të poetëve e paraqiti udhëheqësi i orës letrare Fadil H. Curri, i cili i njoftojë poetet për projektin e filluar në vitin 2010, në Florida të SHBA-së, nga miku ynë amerikan z, Michael Rothenbergu e përkrahur nga Terri Carrion, por që në shtator të këtij viti arriti të shtrihet në më shumë se 134 vende të botës.

Më pas vargjet e tyre i lexuan poetët e pranishëm në sallën e Kuvendit Komunal të Kastriotit. Vargje me tema të ndryshme lexuan : Shaban Pllana, Hysen Grajçevci, Izet Avdyli, Milazim Kadriu, Hazbie Brahimi, Hamdi Aliu, Fatmir Halimi, Rudi Berisha, Halil Preniqi, Izet Hajdini, Fadil H. Curri etj.

Ne fund të gjithë poetët që lexuan vargjet e tyre u nderuan me mirënjohje nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Kastriotit.

Milazim F. KADRIU