SALIH MORINA, NË CILËSINË E MERCENARIT TË AKREDITUAR TEK KOMUNISTI ISA MUSTAFA?!…

0
1505
Isa Mustafa

Reagim:

Sot në rrjetin social Facebook, në profilin e tij z. Salih Morina paska publikuar disa fotografi me shënimin shoqërues « Sot në vizit në disa Kantone të Zvicres: Bern, Freiburg, Llozan, Luzern, Solothurn ». Çuditërisht ai mori pëlqime të shumta, ani pse shihet se roli i tij është i njëanshëm dhe i standardeve të dyfishta, por në anën tjetër bie ndesh me kulturën demokratike, e cila si parim ka dialogun dhe aspektin faktik – argumentues.

Në ato fotografi të postuara shihet se Salih Morina qenka takuar me Shaip Kastratin dhe Arif Baftiun, të cilët janë të njohur prej kohërave të hershme si vegla të Isa Mustafës, pra nga koha e trepërqindësht, ndërsa « magistri » Shaip Kastrati, njihet edhe për mbështetjen e tij të hapur, që ia pat dhënë Gani Sylës, i cili si askush tjetër pat bërë përpjekje për ta shkatërruar Degën e LDK-së në Zvicër. Këta dy persona në të gjitha kohërat kanë luajtur role të dyfishta dhe gjithmonë kanë qenë kundër LDK-së. Këta, bashkë me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, jo vetëm që e kanë satanizuar LDK-në por vazhdimisht e kanë luftuar edhe Dr. Ibrahim Rugovën.

Sa i përket Fadil Dalloshit, Ismet Mjakut, Ahmet Kosumit dhe të ndonjë tjetri, do të mjaftonte një psikiatër të japë një raport profesional për shëndetin e tyre mental. Po ashtu nuk është në nderin e Ajet Avdylit, i cili shitet si demokrat(?!), dhe po e bënë punën e argatit për shkatërrimin e LDK-së, që po udhëhiqet nga komunisti Isa Mustafa.
Tashmë edhe barinjtë në Kosovë e kanë kuptuar se Isa Mustafa dhe klani i tij janë shkatërruesit e LDK-së, po si këtë nuk e paska kuptuar Salih Morina, i cili paska ardhur edhe në Zvicër, në cilësinë e mercenarit të akredituar te Isa Mustafa, për t’ua mëkuar komplekset humbësve, të cilëve ua dhanë delegatët e Kuvendit të VIII-të, të Degës së LDK-së në Zvicër.

Por Salih Morina të kishte moral dhe një grimcë burrëri, do të duhej ta takonte edhe kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër, të cilën e nxori vota e veprimtarëve shumëvjeçar në një proces të rregullt, transparent dhe demokratik dhe atyre t’ua faktonte shkeljet dhe pa rregullsitë. Salih Morina fort mirë e din se atë Kuvend e kanë përgatitur dhe udhëhequr vet ish kryetari Haki Latifi dhe ish nënkryetari Arif Baftiu. Vota e fshehtë është fajtore, por jo kurrë parregullsitë, që ata i paskan evidentuar, ndonëse palës fituese nuk patën kurrë kuraje për t’ua treguar dhe për t’ua argumentuar. Por Salih Morina i dal nga shkolla e Isa Mustafës nuk e njeh “dialogun” sikurse po gënjejnë udhëheqja e LDK-së në raport me opozitën. Vetëm dialogun e zorit e njeh Isa Mustafa. Prandaj Salih Morina mund të konsiderohet vetëm si dorë e zgjatur e Isa Mustafës për ta bërë zapt Degën e LDK-së në Zvicër.

Siç shihet, as Salih Morina, nuk paska moral dhe as nuk paska fytyrë mësa Haki Latifi, Arif Baftiu dhe klani i tyre për t’u përballur përpara anëtarësisë, përpara elektoratit, por takohen Bahnhofeve me njerëz të hurit e litarit për t’ia instaluar Degës së LDK-së në Zvicër një klan shumë të mjerë dhe me deficite të shumta edhe në kulturën e demokracisë dhe votës së lirë. Si duket, e gjithë kjo përpjekje për ta “pushtuar” Degën e LDK-së në Zvicër, bëhet vetëm sa për ta prolonguar Procesin Gjyqësor i cili është i hapur në Kosovë për keqpërdorimet e përfolura në Fondin e 3%, për të cilin sigurisht duhet të japin llogari edhe Arif Baftiu dhe magistri Shaip Kastrati të cilët kanë pasur role të rëndësishme në atë kohë.

Nëse Salih Morina bënë përpjekje për ta mohuar një proces të rregullt, çfarë do të mohon ky njeri nëse i besohet ndonjë vend i ndjeshëm në udhëheqjen e Kosovës?!
Nuk kemi çfarë të flasim por standardin e tij të dyfishtë, kur ky Salih Morinë, sigurisht e ka votuar Kadri Veselin për kryetar të parlamenti, dhe po ky Salih Morinë është për « zajdenicen » e Isa Mustafës dhe për demoarkacionin me Malin e Zi, sikurse që do ta votojë edhe Hashim Thaçin për President i Kosovës.

Është ky deputeti Salih Morina, një fatkeqësi reale për LDK-në, i cili nuk e ka ngritur zërin kundër përjashtimit nga Kuvendi i VIII-të i LDK-së, të Diasporës, përkatësisht të familjarëve të Jusuf Gërvallës, Salih Çekajt, Smajl Hajdarajt, Ahmet Krasniqit e Tahir Zemajt, por bashkë me injorantet e Isa Mustafës në Zvicër, me pafytyrësinë e tyre shkojnë dhe bëjnë selfie para varreve dhe përmendoreve të këtyre heronjve të Kosovës, kurse në anën tjetër miratojnë ekzekutimin politik që ua bëri familjarëve të LDK-istave, komunisti Isa Mustafa.

Por e keqja ma e madhe e standardeve të dyfishta, është roli i mercenarit të akredituar te Isa Mustafa, kurse përpjekjen e Salih Morinës, për ta bërë legjitim klanin e Isa Mustafës edhe në Degën e LDK-së në Zvicër, e kanë pëlqyer edhe një mori emrash e personalitetesh publike të cilët në asnjë mënyrë nuk është dashur ti thuhet “puna e mbarë”, një veprimi të shëmtuar siç e ka bërë kësaj radhe Salih Morina, të cilit do t’i mbetet njollë e përhershme tek bashkatdhetarët dhe tek veprimtarët e LDK-së në Zvicër, për këtë përpjekje të shëmtuar dhe antidemokratike.

Ka ardhur koha që secili intelektual dhe dashamirë i rugovizmit t’i thotë ndal abuzimit dhe shkatërrimit të LDK-së dhe të mos luajnë me standarde të dyfishta, sepse Isa Mustafa do të shkon, bashkë me të edhe Salih Morina, por prapa do të mbetet veprimi i secilit, mjaftë antidemokratik, veçmas kur solidarizohen me vendimin e Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, për ta zhbërë një proces të rregullt zgjedhor dhe Degës së LDK-së në Zvicër për t’ia imponuar një klan puthadorësh. Vendimet e një anshme nuk janë koncept i sistemeve demokratike, madje pa u konsultuar fare edhe me palën tjetër, nuk kanë ndodhur as në sistemet më të shëmtuara diktatoriale, por po ndodhin sot në kohën moderne të Isa Mustafës dhe të Salih Morinës, pavarësisht asaj se çdo gjë është filmuar dhe është dokumentuar.

Prandaj le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që aplikojnë standarde të dyfishta, ndërsa unë për arsye higjienike nuk po ua përmendi emrat!

Shefqet Dibrani
15.01.2016.