Zyrtarë kurvarë, me pare të shtetit i magjepsin vajzat e reja; e gratë e veta i lënë në mjerim!

0
1196
Kimete Berisha

Kimete Berisha

Kazanovë, me pare t’shtetit!
Nganjëherë kur nuk përmbahen, i shfrytëzojnë zyrat e tyre si dhoma hoteli – me pare t’shtetit;
U blejnë dhurata. Madje, as orbitat nuk ua blejnë me pare t’vetat – po me pare t’shtetit;

Bëhen ‘dashnorë’ e i magjepsin vajzat e reja e të varfëra me pare t’shtetit;
Ju qesin me hongër pica, e me pi birra, u blejnë çorapa najlon dhe arra të thyera – me pare t’shtetit;
Ua premtojnë parajsën, i punësojnë afër vetes, e i marrin me vete kudo që shkojnë e kudo që shetisin – me pare të shtetit;
Nganjëherë kur nuk përmbahen, i shfrytëzojnë zyrat e tyre si dhoma hoteli – me pare t’shtetit;

U blejnë dhurata. Madje, as orbitat nuk ua blejnë me pare t’vetat – po me pare t’shtetit;
Ua tregojnë botën, u tregojnë se sa e bukur është jeta, me pare t’shtetit;
I mbushin xhipat benzinë, dhe shkojnë me to, ku t’ua do qejfi – me pare të shtetit.
Bëhen macho-man-a, me pare t’shtetit;
Bëhen sadista-me pare t’shtetit;

Bëjnë si të paepur e të pa ngimë-me pare t’shtetit;
Luajnë me dinjitetin e femrës-me pare t’shtetit;
I mashtrojnë-me pare t’shtetit.
I kushtëzojnë e i trajtojnë vajzat, si kukullat-me pare t’shtetit;
Kur mërziten prej tyre-i gjuajnë si leckat, dhe i gjejnë do vajza të tjera, edhe më të mira-me pare t’shtetit;

Kurrë nuk paguajnë asgjë me pare t’vetat.
Shteti ua mban ‘dashnoret’!
Bash kështu, ashiqare, zyrtarë kurvarë dhe të pamoralshëm, që me pare të shtetit bëhen ‘dashnorë’, dhe i heqin zhigjet erotike, s’ka pasur as në komunizëm.
Janë dashnorë shtetëror.
Janë të shëmtuar.

Keqpërdorin buxhetin e shtetit për me nxon femra!
Dhe për me shëru’ komplekset e tyre seksuale.