E kam impenjim ligjoro-juridik, por edhe obligim njerëzor publik të tregoj versionin e vërtetë të largimit të Kadares nga Shqipëria në Shtator 1990.
Letër e hapur drejtuar AIDSSH me kryetar Zj. Gentiana Sula.
Për dijeni Z. Fatmir Xhafaj minister i rendit publik të Republikës së Shqipërisë.
Nga SALI LEKA
E nderuar Gentiana Sula
I nderuar Fatmir Xhafaj
Të nderuar lexues me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën njerëzore. Të motivuar për të drejtën dhe të vërtetën pa të liga mizore.
Përpara se të filloj të rreshtoj fakte konkrete për enigmat e fshehura prej vitesh, falenderoj bashkë me juve stafin e merituar të kulturuar të dy gazetave të përkushtuara për të drejtën, të vërtetën që me vullnetin e tyre sublim kanë botuar shtatë tregime nga dy libra të miat “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist dhe shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”.
Po citoj titujt e dy tregimeve shumë pikante voluminoze
1. “Dita e demokracisë dhe e guximtarëve të lirisë”
2. “Trëndafili i bardhë dhe gjëmbi i verdhë“
Kam besimin se këto të dy redaksi prestigjoze do të vazhdojnë të kontribojnë dhe të mbushin boshllikun artistik mediatik. Për arsye se në Shqipëri nuk ka një gazetë letrare artistike kombëtare historike për të botuar poezi bralante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme, të dobishme me ngjarje të vërteta dhe me demaskime të drejta për maskarenjtë, zuzarët, kusarët, spekullantët, intrigantët, manipulatorët, fallsifikatorët dhe përsekutorët e përsekucionit mizorist, që duan akoma ta zgjasin kohën e tranzicionit me katrahurë anarshiste kaotiste, katastrofike, akoma më keq se diktatura makabre tragjike deri në vitin 1991.
Demaskimet e drejta janë kritika pozitive shumë të dobishme për jetën njerëzore, për zbërthimin e ingranazheve negative regressive, por shumica e gazetave fatkeqësisht sot nuk i botojnë, përkundrazi trillojnë gënjeshtra, gelbocka dhe të liga mizore.
Prandaj e theksoj e përsëris falenderimin sublim për dy redaksitë e gazetave shembullore, që kanë botuar shtatë tregime nga dy librat e mija dhe në një tregim tjetër emrat e tyre kam dëshirë dhe vullnet me i shkruar me germa të arta kristali dhe qelibari të shkëlqyer.
Në 12 dhjetor 1990 në Tiranë u formua partia demokratike e para parti opozitare pluraliste mbas 45 vjetëve regjim dhe sundim diktatorial absolut komunist marksist vandal enverist-ramizist shtypës mizorist i tmerrshëm.
Gjatë vitit 1991 dhe në vazhdim u formuan parti të tjera por edhe shoqata me turli emërtimesh antikomuniste,progresiste,integriste,antikorrupsioniste.
Këto parti dhe shoqata të ashtëquajtura, të vetëshpallura demokratike pluraliste kanë 25 vjet që formojnë dikastere dhe komisione zbulimi dhe verfikimi të krimeve dhe masakrave të komunizmit dhe të postkomunizmit tranzcionist, zgjatim dhe vazhdim i komunizmit mizorist enverist ramizist, deri në 23 qershor 2013.
Këto dikastere dhe komisione që nga viti 1992, nuk kanë verifikuar as nuk kanë zbuluar asnjë krim komunist, asnjë masakër tragjike postkomuniste tranzioniste, as nuk kanë treguar asgjë për enigmat katastrofike që kanë ndodhur deri në vitin 2013.
Nuk kanë publikuar asnjë ngjarje të vërtetë, as shoqata antikomuniste e Pjetër Arbnorit, as komisioni “Bezhani” as “Mezini”, as “Forumi për demokraci”, as presidenti i Unionit të burgosurve politik Bësim Ndregjoni.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjem dhe tu tregoj juve Gentiana Sula dhe Fatmir Xhafaj si mund të quhet të vetshpallet president Unioni i të burgosurve politik Besim Ndregjoni, spekullant i mashtrimit, i gënjeshtrave, i manipulimit. B. Ndregjoni nuk din numrin ekzakt sa të burgosur politik janë në Shqipëri se nuk ka bërë asnjë mbledhje, as nuk është takuar me asnjë. As takim publik me të burgosurit e vërtetë politik shumë të vuajtur, të përndjekur.
Kurse Kastriot Dervishi ka mbushur faqet e gazetave me disinformime të llahtarisura: “Shkrimtarin Ismail Kadare e ka përndjekur sigurimi komunist, por shpëtoi pa u burgosur se u arratis në Paris të Francës në tetor 1990”.
Këto fjalë janë gënjeshtrat e K. Dervishit, i financuar nga llumi i pistë i shoqatave pseudo demokratike të vetshpallura antikomuniste, antienveriste me reklamime pompozike mediatike, si ish shoqata e Pjetër Arbnorit, që tani e ka zëvendësuar me pllakata të thata Besim Ndregjoni, që çdo ditë gumzhit, llomotit: “Shkrimtari i madh Ismail Kadare në tetor 1991 u arratis nga Tirana dhe vajti në Paris dhe luftoi komunizmin, njoftoi Europën dhe Amerikën se duhet rrëzuar sa më shpejt komunizmi ramizist në Shqipëri.
Me këto gelbocka mbush studio televizive Besim Ndregjoni. Se shoqatat dhe forumet pseudo antikomuniste antienveriste të pista, spekullante, sharlataniste kanë edhe televizione, gazeta, revista narciziste dhe shtëpi botuese për të shumëfishuar libra të tëra me gënjeshtra dhe asgjë të vërtetë, as të dobishme për popullin shqiptar.
Kurse unë e kam obligim humanist, modernist, publik demokratik por edhe ligjoro-juridik të tregoj fakte konkrete të vërteta: Shkrimtari Ismail Kadare u largua nga Tirana në shtator 1990, familjarisht i pajisur me dokumenta nga Ramiz Alia. U sistemua në Paris me fonde monetare nga Shqipëria, të akorduar nga byroja politike. Se Kadare ishte i katërti kupolist i byrosë mizoriste mbas Enverit, Ramizit dhe Nexhmijes.
Kadare nuk u ndiqte nga sigurimi se në 2 korrik 1990 u arratisën nga Shqipëria dymijë e pesëqind burra dhe djem, vajza dhe gra duke shpërthyer dyert e ambasadave të Europës në Tiranë dhe sigurimi komunist nuk pengoi asnjeri, nuk burgosi as burrë, as grua, ashtu si kishte burgosur përsekutuar dhe masakruar deri në dy korrik 1990.
Po ta kishte përsekutuar sigurimi komunist Kadaren, ai me 2 korrik 1990 duhet të ishte i pari në dyert e ambasadave dhe të fliste, të tregonte, të demaskonte masakrat tragjike të sigurimit komunist dhe krimet makabre katastrofike të klikës vampiriste, enveriste, ramiziste, por Kadare as sot nuk shkruan nuk tregon asnjë krim komunist të vërtetë, por sajon trillime, fabrikon krime artificiale dhe u dikton gënjeshtra akuadristëve të tij të K. Dervishit, D. Kaloci, Minella Aleksi, C. Loloci dhe gënjeshtaruckë të tjerë.
Mbas 2 korrikut 1990, Ismail Kadare nëpër mbledhje në organizatat e partisë komuniste në Tiranë, ka ofenduar dhe diskriminuar me fjalë të ndyra dymijë e pesëqind njerëzit e ambasadave, midis të cilëve dyqind e pesëdhjetë shkrimtarë dhe intektualë guximtarë vizionarë demokratë modernistë, por emrat e tyre nuk i shkruan asnjë shoqatë e vetshpallur demokrate djathtiste, as partia pedeiste e Sali Lulit.
Sharjet brutale, vulgare dhe langare të Kadares për këta guximtarë humanist të lirisë dhe demokracisë të dy korrikut 1990, nuk i ka shkruar as Kastriot Dervishi arkivisti pedeist, që ka zhdukur një kopje të dosjeve të sigurimit komunist dhe ka sajuar dosje fallco sipas oreksit të tij dhe Kadares, por Dervishi nuk e din që dosjet e sigurimit janë përpiluar në katër kopje.
Tre kopjet e tjera nuk munden me i zhdukur as J. Topalli dhe A. Patozi, as G. Ruli dhe A. Imami, as G. Pollo dhe Ridvan Bode, as Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia edhe sikur të ngrihen nga varri.
Dervishi, Kaloci dhe Loloci kanë zhdukur një kopje të tre letrave të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka që i kam shkruar dhe dërguar Enver Hoxhës. Dervishi, Kaloci dhe Loloci këta injorantë obskurantë nuk e dinë që tre letrat e shkrimtarit Sali Leka dërguar Enver Hoxhës janë daktilografuar në shtatë kopje. Katër kopjet e tjera nuk munden me i zhdukur as sekretari Enver Hoxhës Haxhi Kroi, as Mihal Bisha, Dhimitër Tona dhe Spiro Dede funksionarë të lartë komunistë në byronë politike për letërsinë, gazetarinë, dhe propagandën revolucionare marksiste.
Dy kopje të tre letrave janë në duart e dy shokëve të mi fisnikë gjirokastritë Reshat Baxhi dhe Fatmiz Tauzi miq besnik të Enver Hoxhës.
Këto dy kopje të tre letrave të miat shkruar dhe dërguar Enver Hoxhës nuk mund të eleminohen as nga Sali Berisha, as Bamir Topi, as Bujar Nishani edhe sikur të bëhen president përsë dyti.
Tetëdhjetë e pesë kopje të librave të miat që nuk i botuan censuristët janë në duart e mia të palodhura çdo minutë pandalim me vullnet, admirim por edhe me guxim vitalizim.
Tetëdhjetë e pesë libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme nuk i botuan censuristët zuzaristë Fatos Kongoli, Zija Çela, Preç Zogaj, Mantho Bala dhe të tjerë kusarë, langarë.
Kam akoma ngjarje të vërteta për të treguar për këta shtrembaluck të dy shekujve 20 dhe 21 që akoma nuk duan me u drejtuar por shtrembërohen akoma më shumë. Disa tregime i kam rreshtuar në librin e titulluar: “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”
Fatkeqësisht diskriminimi i shkrimtarëve të kulturuar modernistë ish të përndjekur, të përsekutuar, edhe mbas vitit 1991. Viti kur filloi dejuro pluralizmi por defakto ka vazhduar katrahurizmi anarshizmi, mysibetist.
Kurse për zuzarin dhe kusarin e veprave letrare të mrekullueshme të dobishme censuristi zgërdhec gelbock Mantho Bala do të tregoj ditë tjetër, por sot theksoj: Shumë gënjeshtaruck, shtrembaluck si Dervishi dhe Kaloci që partia pedeiste i ka sistemuar nëpër dikastere të bashkive dhe ministrive, populli shqiptar nuk do ta votojë as në vitin 2117, në shekullin 22 kurrë jo!
Partia pedeiste e tranzicionit post komunist, anarshist, kaotist, ishte dhe është vazhdimi dhe zgjatimi i partisë komuniste të përsekucionit mizorist enverist ramizist.
Urime shumë urime dhe punë të mbarë me faqe të bardhë e nderuar Gentiana Sula.
Urime shumë urime dhe punë të mbarë me faqe të bardhë i nderuar Fatmir Xhafaj.
Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Shtator, 2017