Donjeta Sadiku synon të stoliset me medalje të reja ndërkombëtare

0
1464
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Të shkruash për një njëri me famë të madhe është privilegj për gazetarin. Po të shkruash për portretin e një të reje me reputacion ndërkombëtar dhe bashkëvendëse nga Malësia e Gallapit dhe nga fshati Dushkajë ish Dabisheci, për mua është krenari dhe me nxiti ta shkruaj këtë reportazh-portret me përkushtim për këtë sportiste emër që flet vet.
Ma tutje ndihem dy herë krenar që Donjeta Sadiku është anëtare e “Klubit i Boks Gollaku”,që i solli Kosovës medalje ndërkombëtare për rangun e saj.

Donjeta Sadiku në “Klubin e Boksit Gollaku në Prishtinë” kreu stërvitjet që 5 vite me radhë dhe dallohet ndër më të mirat si sportiste nën rregullat dhe mjeshtërinë e boksit. Edhe përfaqësuesit e Klubit Gollaku japin opinione shumë pozitive për te. Me këtë klub shënoi rezultate të mëdha nga i cili u ngjit edhe në skenat e kampionatit botëror, ku u stolis me medaljen e argjend, pra medaljen e parë për Kosovën. – Donjeta me bisedën tonë që zhvilluam ndjehet shumë krenare, që kësaj i takoj dhe pati fatin t’i sjell medaljen e parë Kosovës për ketë fushë sporti. Ajo pretendon që në të ardhmen të jetë pjesëmarrëse, në çdo garë, qoftë evropiane apo botërore, dhe thekson se do të stolisem me medalje të reja.

Ajo përkrah ndjekjes se shkollës së mesme në Prishtinë për të nxënë dije dhe kulturë, përgatitet edhe për studime të larta,por sportin pa e lënë anash nga e cila edhe në vitin e kaluar është shpërblyer me medaljen e artë në kampionatinn garues, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Për këtë fitore na foli edhe sportisti dhe gjyqtari i madh kosovar z.Latif Demolli që nuk e fsheh gëzimin për Donjetën, po edhe për Kubin Gollaku dhe për rezultatet e tyre. Ai më tutje tha se për momentin e vetmja Donjeta Sadiku është që pas lufte i solli Kosovës medalj, por edhe e dyta në Bote për juniorët!



Pamje nga ringjet dhe skenat botëror gjatë garave të sportistes
sonë Donjeta Sadikut nga Prishtina me prejardhje nga Dushkaja
ish Dabisheci i Gallapit!

Me pyetjen tonë, për planet e saj aktuale?Ajo pa u hamendur shprehet se në qershor të këtij viti kam një garë në Poloni dhe në shtator është garuese në Kampionatin evropian për të dy këto ngjarje të mëdha shton ajo, se jam duke bërë stërvitje intensive me trajnerin tim Besim Brahimi, që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të sjell medalje tjera Kosovës e sidomos edhe në “Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampinatës së botës. Donjeta me modestinë e saj të një të reje sportiste ka krijuar një personalitet dhe imazh sportisteje shumë të natyrshme, si guximtare,luftëtare me një talent dhe mjeshtri të rrallë në fushën e kësaj disipline të sportit.


Pamje e sportistes Donjeta Sadikut në pranimin e mirënjohjeve dhe çmimeve te medaljeve në kryerën e vet!

Sot Gallapi (ish Gollaku) merre frymë ma mirë se kurdo herë, qe këta yje të nivelit botëror pasqyrojnë Kosovën si sportist nga Gallapi e pikërisht nga Dushkaja ish Dabisheci. Kjo sportiste e re dhe e vogël me vite,por e madhe me punë dhe vlera,do të jetë pjesëmarrëse e “Manifestimit në Takimin Kulturor dhe Tradicional” që do të mbahen me datën 13-14 Gusht 2016 në Fshatin e prejardhjes se saj Dushkaja ish Dabisheci. U ndamë nga kjo sportiste e dalluar me një porosi dhe mesazh qe ta ndjekin rinia kosovare hapin e saj. Vetë-vetiu emri i saj flet dhe thotë shumë. Le të mbetet që Donjetës t’i urojmë suksese të reja ne karrierën e saj të sportit.

Portret-reportazh 2016 Prishtinë