A po aplikohet metoda fashizoide ”sa më i vuajtur populli”, aq më i lehtë bëhët kontrolli i pushtetit mbi popullin?!

0
1105
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen


Nga Skënder MULLIQI

Nese i matim proceset zhvillimore dhe jetën në Kosovë, sipas standardit të cilin e ka klasa sunduese në pushtet, sigurisht së nuk është e mundur të bëhët mirë, së nuk është as e nevojshme. Ata e kan vështirë të udhëheqin më veteveten sepse gjithçka kanë arritur për familjët e tyre. Kan bërë standard jetësor më të mirë së ndoshta edhe magnatet kapitalist në shtetet më të zhvilluara të botës, kurse po e kan shumë lehtë të udhëheqin më njerëzit e thjeshtë të cilët nuk i kan punët mirë. Klasa politike në pushtet e kanë shëndetin e mirë, së nuk e kan problem atë punë kur po vjedhin popullin pa ju ndryshuar aspak qehra.

Kan ndërtuar strukturë shtetërore për vete. Kur njeriu është i lumtur i lindin edhe shumë kërkesa tjera që të bëhët edhe më shumë i lumtur më jetën, ndërsa njeriu i thjeshtë jeton gjithnjë në ankth, jeton më shumë i sëmuar, dhe ka vëtëm një kërkesë jetësore, që të siguron të mira minimale për jetës. Kjo kastë politike, ka ndërtuar lumturinë e vet mbi ndjersën e popullit, kështu edhe më shumë kërkon demokratizim për vete, kërkon që ti punësohen të gjithë anëtarët e familjës, dhe ilakat e tyre, dhe atë në vende udhëheqëse të shtetit. Pushteti në Kosovë në menyrë përfide po e shfryëtzon demokracinë dhe sistemin pluralist, duke vepruar dhe sjellur si autark të vërtetë.

Çdo deklaratë e tyre bëhët në emer të popullit. Këta po janë shumë perfid në veprimet e tyre. Më mjeshtri të madhe po veprojnë kur po vijnë zgjedhjet, duke bërë propagandë, së nese ata nuk votohen gjendja do të bëhët e keqe. Fatkeqësisht deri më tash këto skandale politike janë duke iu ecur mirë. Fushatën e bën duke tentuar që njerëzve tua mbushin mendjën së pa këta, nuk ka shtet as zhvillim të gjithëmbarshëm. I montojnë paraprakisht sondazhët së cili subjekt politik ose cila figurë politike ka krijuar avantazh për të dalë fitues i zgjedhjëve.

I kan shfrytëzuar mirë të gjitha strukturat e tyre, që të triumfojnë në fund të fushatës. Tregimet e tyre për shtetin në kohë të fushatës janë të mreklullueshme, të cilat pas fushatës rezultuan më zero efekte, ose më rezultate shumë modeste. Çdo ditë po na servohen të njejtat figura politike në ekranët tona televizive, në media të shkruara dhe portale, të cilët po lansojnë afera të ndryshme më shumë për ta zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet sociale dhe ekonomike të cilat po vlojnë që shumë kohë. Qëllimi kryesor i gjithë kësaj maskarade politike është që ata ta ruajnë pasurinë shumëmilionëshe dhe pushtetin apsolut.

Sa më shumë që po marrin kritika nga mediat për veprimet e tyre aq më shumë po “mburrën”. Emertimi ”mafioz” në Kosovë të një pjesë bukur e madhe është bërë term krenarie në vend që të ishte term i turpit të madh. Pushtetarët e deri sotëm në vend të mirëqenjës na shitën mjegull dhe tym.Premtojnë rritje pagash për pensionistët, për shërbime civile, arsimtarëte etj, në kohë të zgjedhjeve, thua së ato janë parat e tyre përsonale, e jo të popullit. Kërcënohen dhe i frikësojnë qytetarët më motivacionin së gjendja mund të eskalon keq, nese nuk u plotësohet kuota e votave. U preferua edhe vjedhja e votave të nevojshme për fitore. Po përdorët metoda fashizoide, “sa më i vuajtur populli” aq më i lehtë bëhët kontrolli mbi popullin…