Shqipëria para ndryshimeve dramatike: Çfarë na pret?

0
1010
Mentor Kikia

Nga Mentor Kikia, 13 prill 2016

Askush nuk e di me saktësi se sa shpitarë kanë braktisur vendin e tyre gjatë vitit të fundit, apo muajt e parë të këtij viti. Por, të dhënat e INSTAT tregonin një javë më parë, se në 1 Janar në Shqipëri kishte 2.886.026 milion banorë, ose 6.276 me pak se nje vit me pare. Ndërsa në tremujorin e fundit të 2015, numri i lindjeve kishte rënë me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014.

Emigrimi, rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, janë probleme që në Shqipëri po thellohen me ritme të frikshme, duke paralajmëruar një të ardhme të shpjetë përballë problemeve të mëdha sociale e shoqërore. Nga 1990, kur Shqipëria kishte moshën me të re të popullisë në Europë, ndryshimet janë dramatike. Me gjithë reduktimin e lindshmërisë, një popullsi duhet të shënojë patjetër në ritje natyrale, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Njerëz që ikin, dhe ata që ikin janë osë të rinj, ose cifte më fëmijë të vegjël. Pleq të vetmuar e të braktisur.

Nuk dua të zgjatem në faktin se përse ikin, pasi kjo është tashmë publikisht e ditur; shqiptarët nuk e shikojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe kaq. Por i frikshëm sa edhe vete ndryshimi demografik që po ndodh, është fakti se asnjë strukturë qeveritare e shtetërore nuk shqetësohet nga kjo gjendje. Të “shqetësuar” për reforma e politika të “mëdha” po neglizhojmë zbrazjen e vendit, plakjen e transformimin e shoqërisë.

Sipas ekspertëve të statistikave, në vitin 2030, pra vetëm pas 14 vjetësh, me këto ritme largimi dhe ulje të lindshmërisë, që pritet të përshpejtohen, në Shqipëri një e treta e popullisë do të jetë mbi 65 vjec. Pra nuk është larg dita kur këtu të ketë më shumë pleq pa pension se njerëz që mund të punojnë, edhe sikur të ketë punë.

Ah, se desh harrova… nuk do të ketë as kush të votojë më, por as edhe kush te shkoje ne ushtri.

Marrë nga Perqasje.com