KADRI TARELLI, ME BOTIMIN E RI, “KUR LEXOJ NJË LIBËR…”

0
2993

Në vend të një përurimi:

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Tashmë, është e njohur se, kur një autor boton libër të ri, pritet që ai lajm i gëzuar të bëhet publik. Secili gjen zgjedhjen e tij. Dikush, njofton ne shtyp e në Internet. Të tjerë, ftojnë miq, kolegë e dashamrë, në mjedise të ngushta dhe biesedojnë, së bashku, për këtë ngjaarje të rëndësishme të secilit. Por, shumica, zgjedhin mjedise të hapura e të rëndësishme, ku bëjnë përurimin e librit ose librave të rinj, si psh, në Muzeun Historik Kombëtar, në Bblotekën Kombëtare, në Ministrinë e Kulturës ose Akademin e Shkencave, por dhe në lokale të zgjedhura, me drekëra ose darka, shoqëruar me pije alkolike ose freskuese etj.

Të më falin lexuesit për këto, që shkrova më lart, për të dalë te një prurim i veçantë, që i bëri librit të tij, arsimtari, publicisti e studiuesi Kadri Tarelli, me banim në qytetin e Durrësit. Pas librit të parë, “Misionarë, në udhën e dijes-Publicistikë”(Tiranë, 2013), këto ditë doli nga shtypi libri i ri i tij, “Kur lexoj një lbër-Kritikë letrare, opinione, intervista e reportazhe”(Tiranë, 2017). Bashkë me mikun e tij, gjitashtu arsimtar e krijues, Bajram Gashi, ai mori udhën nga Durrësi dhe, para pak ditëve, erdhi në Tiranë. Por nuk ishte duarbosh, përkundrazi, kishte një çantë të mbushur me kopje të librit të ri.

Pa e zgjatur, në mjediset e lokalit “Bulevard”, në afërsi të ish-stacionit të trenit, në kryeqytet, ata u takuam përzemërisht, si me mua, por dhe me shkrimtarët e publicistët: Viron Kona, Sejdo Harka e Bashkim Saliasi. Për secilin nga ne, me nga një kushtim mjaft dashamirës, ai na e dhuroi librin e tij të ri. Me që mungonte, për arsye afmiljare, ai la një kopje dhe për shkrimtarin e publicistin e njohur, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”. Ne, e falënderuam dhe e përgëzuam Kadriun, për librin e tij. E veçanta e këtij libri është se, të gjithë ne, që ua përmenda emrat më lart, jemi pjesë e tij.. Kështu, ky autor ka botuar aty biseda të realzuara me ne, recensione për librat tanë ose shkrime të gjinive të tjera.

Pra, a kam të drejtë të them, se miku ynë Kadri Tarelli kishte zgjedhur një formë origjinale, për ta bërë përurimin e botimit të vetë, “Kur lexoj një libër…”?

2.
Kur na dhuroi Kadri Tarelli, nga një kopje të librit të tij dhe pashë se ai ka gjithësej 352 faqe e me një format të madh, mendja më shkoi te seria e veprave “Thesar Kombëtar”, që po e boton Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi, e cila kryesohet nga miku ynë i përbashkët, Hysen Ibrahimi.

Libri në fjalë, i cili është pëgatitur dhe botuar nga “Mileniumi i ri”, në Tiranë, ka konsulentë: Viron Konën e Bajram Gashin; redaktor Shpend Topallajn, korrektore e parathënien nga Fatmira Beqja(Veseli), ballinën e faqosjen Fabia Osmani dhe fotot nga Viron Kona e Kadri Tarelli.

Në hyrje të librit, autori ka vendosur fjalët, aq domethënëse të mendimtarit tonë të shquar, Sami Frashëri: “Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat gjuhë të dheut. Gjuhërat, që kanë qenë shoqet dhe motrat e shqipes, kanë mijëra vjet, që kanë humbur e s’fliten, në ndonjë vend të dheut…”.

Pas parathënies së Fatmira Beqja (Veseli), me titullin kuptimplotë, “Një libër, që më bën të mendoj”, botimi çelet me shkrimin e Dhimitër Dishnicës, kushtuar librit për “Motrat Qiriazi”. Pastaj, njëri pas tjetrit, vijnë recensionet për libra të autorëve të ndryshm, si:: Valdet Avdiu, Bajram Gashi, Agim Bajrami, Malko Zaçe, Kristaq Turtulli, Mimoza Berisha, Murat Gecaj, Myftar Gjonbalaj, Hava e Sali Hidri, Sejdo Harka, Shevqet Canhasi, Stavri Llambiri, Vaso Papaj, Viron Kona, Gjovalin Shkurtaj, Vilhelme Vranari-Haxhiraj etj.

Siç është e kupueshme, një numër i konsiderueshëm shkrimesh kanë autor vetë Kadri Tarellin. Të tillë janë: ai kushtuar të paharruarit Dritëro Agolli, për librin e Bardhyl Xhamës, “Dora me baltë, buka me mjaltë”, për këngëtarin Delo Isufi,për librin e Pertef Zgjanollit, për dy libra të Gëzim Çelës e të Hysen Haxhiajt, Xhevahir Cirongut dhe për dy libra, nga Anesti Shuka e Ilir Xaxa.

3.
Në vazhdim të librit të K.Tarellit ndodhet pjesa “Opinione”. I pari është ai me përgjigjet e dhëna nga Artan Fuga. Me interes janë dhe mendimet e shprehura nga disa pjesëmarrës, në “Kuvndin shkencor, në Istog të Kosovës-Gjuha standarde dhe dialektet”. Në vazhdimësi, janë shkrime, që ngrenë çështje aktuale, si për mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare, të mendimeve të njërëzve të ditur (akademikve), për nderimin e besimeve fetare etj.

Një vend me rëndësi, në këtë libër, zenë bisedat ose intervistat, që ka zhvilluar autori Kadri Tarelli, me figura të njohura të arsimit, kulturës, shkencës etj. Dom Antonio Giovanini ka pohuar se: “Në Legnano të Italisë, mesha zhvillohet në shqip”. Tashmë, është bërë mjaft i njohur, në shtyp e TV, specialisti Fadil Kepi, i cili “rrëfehet” para autorit të këtij libri, për kënaqësitë dhe shqetësimet, që i sjell një profesion i tillë. E tjetër lloji është biseda, e zhvilluar me gjuhëtarin e mirënjohur, Gjovalin Shkurtaj-Akdemik. Aty ai është ndalur në gjuhën letrare kombëtare të njësuar, për dialektet dhe ndryshimet e natyrshme, që pëson gjuha gjatë viteve të ndryshme etj.

Në vazhdim, është biseda e zhvilluar për jetën, veprimtrinë dhe botimet e larmishme, me publicistin e studiuesin, prof. Murat Gecaj, “Një jetë ndërmjet njerëzve dhe librave”. Për një takim të paharruar, me filozofin Isuf Luzaj, tregon në bisedn e tij, Sazan Bitraj. Një pasqyrë e jetës, vëprimtarive dhe botimeve të veta, jepet dhe në bisedën e zhvilluar me Halim Malokun, nga Prizreni i Kosovës. Një kuvndim të këndshëm ka bërë autori, me shkrimtarin e mirënjohur Viron Kona, i cili nënvizon, se: “Libri i mirë, ashtu si lumi, e gjen vetë rrugën…”.

Kadri Tarelli ka kaluar një jetë të tërë në arsim. Pra, është e natyshme që ai do të bisedonte dhe me figura të njohura të kësaj fushe. Kështu, e tillë është biseda e zhvilluar më drejtorin e DAR të Durrsit, Vaso Papaj(shkurt, 2007). Një bisedë e ngjashme është dhe ajo me punonjësen e asaj drejtorie, Alma Rakipi (dhjetor, 2011); një tjetër me bashkëqytetarin dhe krijuesin e njohur, Shpendi Topallaj; me Flora Dervishin, për librin shqip dhe shqiptarët në emigracion.

Autori i këtij libri ka njohje vetjake dhe ka bërë mjaft takime më bashkatdhetarë tanë, të diasporës shqiptare. Ndër ta, janë dhe ata, që vijnë shpesh nga Suedia, si në Tiranë, Durrës e qytete tjerë. Një bisedë të këndshme ka bërë ai me mbi 80-vjeçarin, Ma.Sadulla Zendelin-Daja, për fjalorin shqip-suedisht, me 35 mijë fjalë. Ai është i njohur, se ka çelur shkollën e parë shqipe në Suedi, tash mbi 50 vjet më parë dhe është autorë i disa fjalorëve dhe librave, me poezi e publicistikë.

4.
Pjesa e fundit e këtij libri është titulluar “Reportazhe”.I pari, tregon se si shtatorja e Heroit të Kosovës, Adem Jashari, u mor në Toronto të Kanadasë dhe u vendos në vendlindjen e tij, Prekaz i Kosovës. Në një tjetër, flitet për veprimtrinë e bukur e mbresëlënse, që u zhvillua në shkollën 9-vjçare “Bajram Gashi”, në Fllakë të Durrësit. Bashkëngjitur, është dhe përshëndetja, drejtuar kolektivit të mësuesve, nxënsve e prindërve të asaj shkolle, nga Kadri Tarelli.

Në vazhdim të mendimit të shprehur më lart, edhe në këtë pjesë, tregohet për vizitat e shpeshta të bashkatdhtarëve tanë, me banim në emigracion. Për këtë, flet dhe reportazhi, “Sokol Demaku, sjell libra nga Suedia-Takime në biblotekë dhe në shkolla të Durrësit”.Për një vizitë ta paharruar flet edhe reportazhi: “U mboll pema e bashkimit-Shkolla “Jusuf Puka”, në Durrës, mirëpret mësues nga Kosova”. Një festë tjetër e bukur u zhvillua në shkollën 9-vjeçare të Shënavlashit, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë. Po kështu, një reportazh i bukur i kushtohet festës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, në Sallmone të Durrësit. Gjithashtu, është botuar reportazhi për një shoqatë atdhetare, në Itali: “Ura e bashkimit”, në Legnano, vlerë shqiptare”.

…Dëshiroj që, këtë recension modest për librin e ri, të kolegut e mikut Kadri Tarelli, ta mbylli me mesazhin domethënnës, që i ka dërguar miku i shquar suedez i shqiptarëve, Ullmar Kvik, pasi ai ka shkruar për një libër të tij:

“Z. Kadri! E lexova recensionin tuaj, kushtuar librit, “Më shumë heroizma, se sa grurë”. E lexova me kanaësi të jashtëzakonshme. Ju keni kuptar drejt, synimin e librit tim. Ju keni bërë një nga analizat më të mira, në shkrimin tua, dhe, vetëm ju, keni venë në dukje formën (konstruksionin teknik) të librit tim dokumentar. Ju keni kuptuar se qëllimi im ka qenë jo vetëm të japë fakte, por të japë edhe emocione…”.

– Urime për këtë libër të ri, kolegu e miku ynë i përbashkët, Kadri Tarelli. Me shëndet të plotë, mirësi e fatbardhësi, botime të pandërprera dhe gëzime e lumturi, si avetjake e familjare!

Tiranë, 19 shtator 2017