Veshtrim
Nga Skënder MULLIQI
Nuk duhet lëshuar rasti që kuvendarët e kesaj legjislature të bien ligje te rëndësishme për shtetin siq është Ligji i Lustracionit dhe hapja e Dosjeve Politike, për të cilën temë kam shkruar disa herë. Është koha të pasqyrohen biografitë e të gjithë akterëve politike, në menyrë që të hiqen përfundimisht dilemat së cilat janë ata që po punojnë për shtetin dhe cilët janë ata të cilët po punojnë në minimin e shtetit të Kosovës. U dëshmua deri më sot së në mbarë sistemet kemi njerëz më biografi kriminale, por është duke u dëshmuar gjithashtu së kemi edhe njerëz të UDB-së e të dreqit e të birit, të cilët janë duke punuar në degradimin dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës. Hapja dosjeve politike dhe ligji I lustracionit do të spastronin këtë skenë politike të kontaminuar më gjithë farë ujemi.
Hapja e dosjeve do ti bënte mirë këtij vendi, dhe do të bënte të mundur që shumkujt ti merret ’leja’ për punën në politikë. Shumë qka do të sqarohej edhe në pikëpamje ideologjike, do të shperfaqeshin përkrahësit e sistemit diktorial komunist, do shpërfaqëshin forcat frenuse të proceseve demokratike. Hapja e dosjeve do të bënte të mundur që të dalin në shesh të gjithë ata të cilët e varfëruar Kosovën, do të bëheshin të ditur emrat e atyre që janë me biografi të dyshimtë kombëtare dhe kriminale. Ata që po e zhvatin Kosovën nuk mund të jenë të pastër kombëtarisht. Atdhetarët nuk e plaqkisin pronen shoqërore.
Hapja e dosjeve dhe ligji i lustarcionit do ti detyronte të gjithë të përgjigjen para organeve te drejtësisë për veprat e tyre antishtetërore. Ligji i lustracionit dhe dosjet do të sqaronin shumë rreth vrasjëve të pas luftës e veqmas të atyre për motive politike. Hapja e dosjeve nuk është e lehtë të bëhët së mund të ndodhin edhe manipulime, por ato një ditë duhet të hapën për hirë të gjeneratave të cilët po vijnë, për ti lëshuar vend zhvillmit të gjithmbarshem dhe si kusht që është për tu inkuadruar në strukturat e BE-së. Afër 1500 vrasje të pas luftës hapin dilemën së ata u vranë nga ata që bashkëpunuan ngushte më UDB-në dhe më struktura tjera të qarqeve antishqiptare. Si të shpjegohet edhe i gjithë ky stagnacion i proceseve në Kosovë, po mos të ishin në pyetje së në të gjitha sistemet kemi njerëz të cilët janë duke punuar kunder pavarësisë së Kosovës.
Forcat e errëta nga e kaluara e hidhur komuniste e kan mbuluar Kosovën.Këto dy tema ishte dashur të qitën para kuvendarve tanë, si jetike për të ardhmen e Kosovës. Si të shpjegohen gjithë këto brutalitete karshi qytetarëve tanë, të cilët po përjetojnë ditë shumë të vështira. Janë lodhur nga gjendja e keqe ekonomike dhe sociale. Si të shpjegohet fakti i ikjës së përgjegjësisë dhe mos dhënjës së llogarisë para popullit për të gjitha këto deshtime politike, për të gjitha këto koncesione gjatë bisedimeve të cilat po bëhën më Serbinë. Hapja dosjeve do të sqaronte shumë edhe këtë temë, e cila u vu në tryezën e bisedimeve më palën serbe pa kushtëzimin më të vogël. Nuk po sqarohen gjthë këto rrena, manipulime edhe kur bëhët fjalë për integrimet evropiane.
Në anën tjetër po ndeshemi më propagandë mediatike gebelsiane, për të krijuar iluzione te qytetarët, më qëllim të ruajtjeve të pozitave të priviligjuara, të përfitimeve të jashtë ligjshme të cilat po ndodhin para syve tanë. Ligji i Lustracionit dhe hapja e dosjeve do të na tregonte dhe do heqte barrën e madhe për njerëzit e epokës së errët. Mediet e kontrolluara nga ana e pushteteve te pas luftës dhe propaganda e tyre krijuan iluzione të rreme së ata janë shpëtimtaret e shtetit. Shumë qka në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit duke shkuar gjithnjë e më shumë kah gremina, që nuk do të ishte në të mirën e askujt. Sikur mos ti kishin futur duart në Kosovë turli shërbimesh sekrete serbe dhe ruse nuk do të kishim këtë gjendje gadi kolapsuese politike dhe ekonomike.
Hapja e dosjeve do të bënte që fati i Kosovës mos të mbetet në duar të gjithëkujt. Po na rrezikohet gjithnjë e më shumë edhe integriteti dhe sovraniteti i vendit. Për fund po theksojë së të gjitha akterët politikë janë përgjegjës për të ardhmen e vendit tonë. Gjithashtu nga përgjëgjesia nuk mund të lirohet as Akedemia jonë e cila deri më sot nuk bëri punë të hajrit. Populli nuk është ai që gabon dhe bën gabime, elitat politike e bartin përgjegjësinë kryesore për dështimet e deritashme. Fatkeqësit të cilat po na ndodhin duhet të stopohen. Punën e madhe në këtë drejtim do ta bënin pa dyshim hapja e dosjëve dhe ligji i lustracionit…