FRIKË PËR OLSIN – KRENARI PËR MUA

1
2711

Xhabir Zejnuni

OLSI YAZEJI. “Myslimanet qe shpallin hero Skenderbeun i bie qe te kundershtojne profetin Muhamed a.s.”

XHABIR ZEJNUNI. Ku ka profetizuar Muhamedi a.s. se Gjergj Kastrioti do ishte armik i muslimanëve? Mos vallë Ju do na shpallni armiq ne muslimanevë shqiptarë, që kemi hero HEROIN tonë KOMBËTAR?

OLSI YAZEJI. “Shoh disa myslymane qe kane bere nga nje shkolle si gazetar, apo ndonje tjeter qe bejne shkrime per te mbrojtur myslymanet, por ne keto shkrime thone qe Skenderbeu eshte heroi yne kombetar”.

XHABIR ZEJNUNI. E pastaj! Edhe unë jam musliman dhe kam studjuar Jurisprudencë në Torino. Dhe me ndonjë shkrim modest që shkruaj, mbroj shqiptarët, pavarësisht besimit fetar. Jam musliman shqiptar dhe jo musliman turk dhe deklaroj se Heroi im Kombëtar është Gjergj Kastrioti. Po të isha musliman turk, do kisha (mbase!) hero timin Mehmet Fatih Pushtuesin.

OLSI YAZEJI. “Tani qe te pranojne myslymanet Skenderbeun si hero te tyre, i bie qe te shpallin armik sulltan Mehmet Fatihun, heroin e profetit Muhamed dhe te hadithit, i cili shkruan: “Me te vertete qe ju do pushtoni Kostandinopojen. Çfare udheheqesi madheshtor do te jete ai, dhe çfare ushtrie madheshtore do jete ajo!

XHABIR ZEJNUNI. Ashtu është. I keni rënë pikës Ju. Për mua si musliman shqiptar që jam, është HERO Gjergj Kastioti, i cili e mbajti të lirë Shqipërinë nga pushtimi turk për 25 vite me radhë. Dhe kam armik Mehmet Fatih pushtuesin, i cili shkretoi Shqipërinë në vitin 1478. Mehmet Fatihun nuk e ka profetizuar Muhamedi a.s., por hatidhet e mëvonshme. Ndryshimi është shumë i madh këtu (…)!

OLSI YAZEJI. “Une per vete kam frike te dal kunder Muhamedit a.s. dhe profecive te tij. Une jam me Muhamedin, ai eshte heroi im dhe jo Skenderbeu. Per sa kohe profeti Muhamed e ka lavderuar sulltan Mehmet Fatihun, une e kam obligim fetar qe te jem me ate qe do i derguari i Allahu a.s. Per sa kohe profeti Muhamed ka lavderuar sulltan Fatihun, atehere Skenderbeu i bie qe te jete armik i Islamit. Apo jo?”

XHABIR ZEJNUNI. Kam shumë respekt për frikën Tuaj, e cila do ju shoqëroje tërë jetën. Askush nuk ju ndalon që të keni hero tuajin Muhamedin a.s. dhe Mehmet Fatih pushtuesin. Të profetizosh për një person, nuk do thotë që ta lavdërosh atë. Si i bika që të jetë Gjergj Kastrioti armik i islamit? Sulmoi Gjergj Kastrioti islamin, apo ndodhi e kundërta? Qysh kur pushtuesi u quaka mik dhe mbrojtësi u quaka armik? Pastaj, çfarë të mire i solli pushtimi turk 500 vjeçar atdheut tonë?
Nëse muslimanët shqiptarë (dhe të krishterët) e konsiderojnë Gjergj Kastriotin HERO, atëherë i takon që ata që nuk e konsiderojnë atë hero, të mos jenë shqiptarë, por turq.
Pra, edhe Ju Olsi Yazeji si rrjedhojë, jeni një musliman turk. Minoritar në Shqipëri. Dhe keni shumë të drejtë Ju, që nuk e keni HERO Gjergj Kastriotin.

OLSI YAZEJI. “A kuptoni kaq pak o muhamedane, qe u kane bere skenderbeg-jane!”

XHABIR ZEJNUNI. Po e kuptoj(më) shumë mirë. Dhe e kam për NDER që të jem SKËNDERBEG-JAN, pa pasur nevojë që të më bëjë askush të tillë.
Madje jam KRENAR.

(vijon)

1 KOMENT

  1. Ky Olsi Al Jazekxhiu nuk eshte problem, por problem eshte ky Muslimani Xhabir Al Zejnuni, i cili si nje Musliman nuk e kupton se ISLAMI nuk lejon kombe, dhe sipas kesaj doktrine te Islamit …nuk ekzistojne kombe…dhe Historia fillon me MUUUhamed-in.

    Olsi Al Jazekgjiu eshte konvertuar ne Musliman dhe tani ai ka tjeter HISTORI….apo tjera HISTORIA. Ndersa ky Xhabir Al Zejnuni me kembengulje insiston se eshte Musliman Shqiptar!!!!!!!!!!!!!!!!!dhe nuk po e sheh qe eshte Musliman , sepse absolutisht dhe me te gjitha doktrinat e njohura te Islamit eshte si vijon:

    Absoluitisht asnje SHQIPTAR nuk eshte Musliman, dhe absolutisht asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.

    OSE JE SHQIPTAR OSE MUSLIMAN.

    Muslimanet nuk e kane problem Gjergj Kastriotin, por e kane problem kombin SHQIPTAR ne teresi…te cilin e urrejne deri ne palce te kurrizit.

    Muslimani e urren Plisin, Gjuhen Shqipe, Historine SHQIPTARE, Ismail Qemalin , Pavaresine e vitit 1912, pavaresine e Kosoves, etjetj. Prandaj XHABIR AL ZEJNUNI…..e ke rastin te deklarohesh nese je SHQIPTAR ose nese nuk je , sepse nese e ke perqafu religjionin Islam…sipas ketij religjioni ska kombe.

    Prandaj mos shit pallavra per njefar Shqiptari qe qenka edhe Musliman….jo ska te tille……ndoshta ti Al Zejnuni ke deshire te jesh edhe SHQPTAR edhe Musliman….por ISLAMI nuk lejon…dhe ketu eshte kryekonflikti…..dhe ketu perfundon kombi. Nese vishesh , fol,mendon, krijon, dhe jeton si Musliman…ti je Musliman. Mos e kqyr krye-rrencin e Islamit Elvis Nacin, i cili me fjale te buta i thot te gjitha veprimet te cilat Olso Al Jazekxiu i thot me fjale te rregullta Islamike dmt te egra.

    Une jam SHQIPTAR ……………………

Komentet janë mbyllur.