PSE U PRISH KULLA E PREK CALIT!!

0
2997

FRAN UKCAMA

N`at Kelmend në mes livadhit,
pse u prish kulla e Prek Calit..!!

Keshtjellë ka kenë djal mbas djalit,
rod mbas rodi balli i bashit..

Si për pushkë, si për bukë,
Kurr s`e mbylli derën kurrë.

Patriot Hero Kombetar,
trej lloj luftnash i shkoi n`rradhë…

Kush gando zemrën e t`Parit,
kreshtë prej mali, bajraktarit,,

Ta dijë mirë kush nuk e din,
s` pat Shqipëria burrë ma trim.

Ta dijë mirë kush rron mbi tokë,
s`pat si Ai për fjalë për dokë…

Ta dijëmirë kush sia dinin tymin,
luftoi mbretin dhe komunizmin…

Ta dijë mirë kush don vatanin,
Malit të Zi ia kaptoi malin…

Ta dijë mirë shteti që s`din,
ka plague veten boll mirë..

Ka thye besë me një krahinë,
ka prek n`nder të tanë Malcinë!

Shtyu kufinin bash me shpirtë,
Pastë nderim lavdi e dritë…

Kur luftoi bash si luani,
u tund fusha e u tund mali,

u trand dheu prej vullkani,
pabesia e preu, e vrau..

A vritesh ai farë vigani,
ma kish shtatin çetinë mali..

Ma kish zemrën bash si luani,
kapuç t`bardhë mbante te balli,,

Ngjeshë allti, qistek sahati,
kuq e zi flamur mitani..

Tirq të bardh si korb gajtani,
ky vigani rrufe prej mali..

Kur vikaste n`Kelmend Përmbi,
trimat dilnin shpi me shpi,

si ah bjeshke rrethit tij,
zprapste mbrapa nji ushtri…

Ky luan s`u dorzua për t`gjallë,
por luftoi trimi në kamë..

Se e kish fjalën gur t`randë,
e kish besën shkamb mbi shkam..

Kush orërpre kullën e çarti,
e çartë rrfeja e çartë fati..

Kush dha urdhërin me shkrim,
cili qe ai ai djall n`tërbim..

A e diti se çka shembi,
Malesisë shpirti i dhëmbi..

Qiellit i lotoi suni,
floktë e kresë i shkuli Dielli..

Dreq, o dreq, ti rreth e çark,
me Kanu ke hy në hak…

Prona, gjithë sofra e trollit,
kam bekim e lavd prej Zotit..

Ti qe e shembe do ta ngresh,
ke hak pafalun dyqind desh!!

Ke gjashtë qese me flori,
se ke ba nji krim të zi..

A e din toka, vatani,
ba me u ngjall n`Kelmend Prek Cali..

Shungullimë merr vrrini e mali,
llavë prekj shpirti nxjerr vullkani!

MBlidhi djemtë në Kuvend,
Kulla duhet me u ngrit shpejt..

Me fjalë t`urtë të Jezu Krishtit,
me e çue n`vend nderën e Fisit..

E bash sa nji shkamb, te kryet e malit,
me ngrit monument Prek Calit.

Me i lyp t`falun, me i lyp besë,
me i mbledh trutë n`golare t`kresë..

Se atje n`vorr shpirti i Tij,
s`ka me gjetë prehje qetësi..

Pa i pa trojet rend me rend,
pa e pa Kullën si ka kenë..

Heu u vraftë kripa dhe buka,
s`jeni burra por jeni cuba!!

S` preket trolli kund në malci,
asht Malcia, kthye në zi!!

Pa u ba kjo, n`turpe asht vendi,
krye ulun ka mbet Kelmendi..

Kam besim te Ata kreshnikë,
se do ngrenë kalanë një ditë..

Dhe Prek Calin – prushin ndezun,
do ta ngrejnë n`krevet t`Diellit…