KRYENGRITJA E DUKAGJINIT 1926 DHE E POSTRIBES 1946

0
2115

Prel Milani

Paralele

Te dyja këto kryengritje drejtoheshin kundër dy regjimeve totalitare që po instaloheshin në vendin. U zhvilluan në vjeshte, e dyta duket sikur imiton të parën dhe pëson të njëjti fat tragjik si e para.

Kryengritja e Dukagjinit u përbalt duke quajtur si vepër antikombëtare të Beogradit ndonëse nga Jugusllava nuk erdhi as një ushtare as një pushkë, as nje fishek as një lek për kryengritësit të cilët doni Nolin dhe Zogollin
Edhe Postriba pati premtue të merre pjesë por u pendua sapo nisi lufta.

Dy dekada më vonë u shtërngue në kacaturre kundër Enverit dhe u masakrua keqas si Dukagjini. Edhe kjo u quajt anti kombëtare e nxitur nga mbeturinat e reaksionit fashist, ango-Amerikanet dhe Vatikani.
Bythët karrige-dashëse të Despotit Ahmet dhe Diktatorit Enver ishte të barasvlershme me kombin, atdheun flamurin dritën dhe diellin e Shqipërisë.

Pas vdekjes se tyre natyrale kohërat ndryshuan.
Kryengritje e Postribës, përkujtohet nga politika si para e Evropës ne llojin e vet, ndersa Malësia e Madhe dhe Nikaj-Merturi thonë ”Ham dreq çka paç” jena na te paret. Gjithashtu martiret e saj promovohen vit për vit dhe mire edhe më shume le të behet.
Ndërkohë Kryengritjes se Dukagjinit i ka mbetur targa dashakeqe e politikës e dënuar si herezi e pa amnistueshme.

Ahmet Zogu vari e vrau lulen e patriotëve Dukagjinas te viteve 1910-1925, dogji qindra shtëpi plaçkiti gjithë madhin e gjane e gjallë që deshi. I madh e i vogël nga 7-70 morën arratinë, 750 veta u arrestuan dhe 220 u burgosen, blasfemia e bashibozukeve nuk kursei as varret.

Imoraliteti tyre arriti deri aty sa përdhunonin e plakat vjetra, që kishin ndejt me ruajt shtëpitë e tyre.
Deri kur gjithë ajo tragjedi gjaku dhe gjithë ata fatosa të shkëlqyer të flijuar nuk do ta kenë një memorial. Nuk e di si ta quaj papërgjegjshmëri apo orëdekuni se paku e në pasuesve të tyre.