TI PO FLE MBI ESHTRAT E MI!

0
1100

Ylli Galina

TI PO FLE MBI ESHTRAT E MI!

Kalorës, të ecin kaluar, s’janë këto zonja rruge të ndryrë,
pjellin të ndershëm, mëkatarë. Padroni u bëri sytë lëtyrë.
Pse t’u jepni shpjegim viktimave, grirë shtratit çdo moment?
Rrofsh, Shqipëri brakicefalësh, lavdi bramce metalesh!
Agimet e Ҁikagos ngjajnë me mesnatë të kuartit tim.
Muzgjet e Parisit nuk ngjajnë me buzëqeshjet që ke ti.

2.
Po veç ti, pjesë imja, brenda meje, – amanet nga qiejt.
Oqeanin, dora-dorës, do pijë, si buzëqeshje tërë gjak.
Kot që vetëm vëllazëri e komandantëve, ka sy për lotë;
veç poshtërimi, pllakosur mbi këtë tokë, mjerë, sa kot!
Gjithë krimbat e livadheve janë në shërbim të kozakëve,
supë do mbaruar me çimka, çikulë e çibanë të mëkateve.
Kozakë Tirane, rumunë Prishtine, baskë nga Vlora.
Ditën vriten, natën janë vampirë, të hanë dashin e gjallë.
Se kush është i uritur, do pushkatuar, flini, komandantë!
5 vasha në 10 shtretër s’hahen, është mallkim i marrë?
Nderi shqiptar shuhet, kush pjatës – jo testisët e demit,
masat po zhduken, si lojë, e qytetarët janë kopsa të territ.
Sundim ëndrre, qejf i madh për çka, më dhemb kjo pak?
Një karrocierë, tellall e ca njolla të vjetra, ja Shqipëria!
Vetëm vëllazëria e komandantëve, ka duar, si të vrasë,
të tjerët prapa shumë trishtim, për t’u pandehur të gjallë.
Stolitë e kolonistëve o sa të thjeshta, sa flokët e kokës,
polici speciale ekstra profitesh, diç – as muzikë çapesh.
Më thuaj, gaboj që në tank nga persiani opium s’blej?
Më thuaj, Dagllas Hjum, festës që krehke lesh të felines!

3.
Vetëm ti s’ke traditë damarin e çmendurisë,
dy herë je Jeanne Hebuterne, t’i njoh ty sytë.
Komandantët nuk kuptuan kush kufomë shiti në treg,
kur brisku i gjakosur po priste mjaltin e trashë atje.
Sa shumë vuajti shpirti i çdo mëkatari me zjarr talenti,
kur vari turinjtë, se atdheu ka shpëtim vetëm tek leku!
Lekë për perëndinë, të psonis rropullitë e shqiptarit.
Lekë për kokulur të pamëshirshëm, në djall mos vafshin!
Shpëtim maskarai, deli djall, qëkur derë ka një shqiptar.
ca karrocierë Drenice të Meksikos, o kotec, pill dardha!
Ca pëllumba postierë Dukagjini mes Malvinesh lindin,
një ditë ta mësojnë drogën, pse pihet me gojë viçi.
Një natë ta mësojnë Llapin, krimi në Island ka babanë,
se Viola Dejvis këtu paska blerë abetare UFO- isti!
Mbi paterica shtrirë një grua, pra, invalidi dy sahatë kot
duke menduar të hap pantallonat. Gut morgen, patriot!
Mbes i mahnitur, pse buhaviten sytë tek një shqiptar?
Gehen Sie in die Kuche. Po, në kuzhinë shkoni, aman!
Ndryshe tërë kolor nuk u sjellin njëzet lloje gjarpërinjsh
shqiptarëve lirinë, për të puthur gradat, të ndritur rininë!

4.
Më prit, i dashur Pablo; ngashërimet hollë të mia kam!
Jeanne, s’kalon një djall natës, se je gjakosur ndër fusha.
S’jam në grahmë të fundit, emrin çastit të duhur thirra,
t’i japim fund kësaj çmendurie, plaçkë s’e kemi fatin!
Të ndjell krupën liria e pjellur çdo sisemadhe rruge,
orës 7 është ora 10, ditës së hënë është ditë e diel.
Flokëverdha, ah, shtëpi xurxull, ti fe e platitur!
Pallto e spaleta, komandantë, inatit – kurrë tërbuar.
Pelerinë e bukur e më të bukurës dhe taka si gjilpëra,
gabimi i vrasësit është tul buke, si komandantë gërnja.
Poetët që shiten tek shkumë fanari, shiten e luajnë,
shtabi ushtarak, lexues, si patate lehtë-lehtë gatuan.
Mugëtirë e zhurmë, me tetë thasë plot sy, çmenduria.
Brekë në fund taksie po vdes krenare Shqipëria.
Se nuk ka shitur kurrë me çmim të ulët mish djalli.
Tokë hijesh, atje pas kthese trillon dritë hiçi dielli.
Veç ti, pjesë imja, brenda meje, eprore yjesh lart.
Gjëmë morti çdo lëfyt kroi me shtatë sylynjarë.
Tëra perënditë, ana ime. Flutur rri e kapur trupit tim
e djalë dhe më i ndjekur mbeta në liri. Dhe tash jam,
varur në degën më të trashë të shelgut shqiptar.
Ndal, udhëtar! Mbi varr Shqipërie s’jipet dhuratë!
Lumi i amaneteve po shteron detin, gjakun nuk di!
Në majë brigjesh, kuq kur do shoh, se më do – e di!
Flutur rri e kapur trupit tim e tash i varur jam pa shpirt.
Ti po fle mbi eshtrat e mi, mos u zgjo akoma, rehat fli!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar