Brunilda, Taulanti dhe unë… në një diskutim mbi fenë…

1
2451
Shkoder - kishë e xhami

Pas një publikimi disi të papranueshëm në FB, të një komenti të gazetares lokale Brunilda Dibra, unë bëra një status, ku e kritikoja Brunildën për këtë qëndrim negativ të saj:

Arben Çokaj status:
Një gazetare lokale, besimtare e devotshme e fesë së turkut, ka nxitje të thjeshtë: kërcen përpjetë po ia kritikove turkun. Ajo bën pjesë në mazhorancë… e nuk e kupton se prapambetja e këtij populli vjen pikërisht nga kjo mazhorancë, që urren kombin e vet, e bashkë me ta edhe minorancën intelektuale të këtij vendi, që nuk i nënshtrohet turkut e fesë së tij, si këta mjeranë!
I duket vlerë me iu nënshtrua turkut, me mohua vlerat e veta e me i zëvendësua ato me vlera turko-arabe, që ia kanë neverit gjithë botës së qytetëruar… Pse nuk emigrojnë shqiptarët në vendet muslimane? Shqipëria duhet të jetë vend evropian, e jo musliman!


Taulant Kopliku komemnton:
Brunilden ti è ke pas mikeshe te mire Arben. Ashtu si edhe mua. Ashtu si edhe te gjithe ne “pseudo” gazetaret ne Shkoder. Sot nuk komunikon me shumicen sepse gjuha jote eshte radikale. Brunilda mundet te kete gabuar ne shprehjen e “shumices” apo ndoshta ka patur tjeter ide te nje shumice qe mendon ndryshe nga ju ketu. Per me teper qe nje pjese mesa shoh jeni ish muslimane te rikthyer ne fene e te pareve. Bravo per kete rikonvertim. Pastaj ti publikon nje koment te saj ne te njejten kohe qe bashke me Gjergjin ankoheni se nje faqe ju paska permendur. A nuk po beni ju te njejten gje? Po linçoni po me te njejtat forma te asaj faqes. Pak ma tolerance Arben se nuk ka vetem radikale islamike por edhe budiste, katolike e madje ateo.
E di qe nuk iu heq nje ashkel por ti è din mire qe gjanat i them si jane. Po gabon fort me Brunen e jo thjeshte per faktin e nje miqesie te prishur.
Pune te mbare te gjitheve.



JEMI VEND I VOGËL, DUHET TË ECIM BASHKË DUKE E PRANUAR NJËRI-TJETRIN, E JO DUKE E PËRJASHTUAR…

Të kultivojmë më shumë mirëkuptimin e dashamirësinë, dhe jo injorimin e rëndimin e tjetrit, në emër të fesë, që as origjinë shqiptare nuk ka.

Taulant, secili e bën zgjedhjen e vet në jetë, sipas njohjes që ka e interesave. Unë jam njeri që lexohet qartë në mesazhet e tij, se mesazhet e mia janë të qarta, pa intrigë e dredhi brenda, e pa qëllime të këqia, as për ty, as për Brunildën, e as për muslimanët dhe as për shqiptarët e secilës fe.

Në lidhje me fenë, unë jam ateist, e nuk besoj. Por kjo nuk më pengon mua të gjykoj qartë, se çfarë i duhet këtij vendi, e cila është rruga më mirë për shqiptarët drejt zhvillimit evropian. Besoj e mban mend se pse ti u largove nga miqësia me mua në FB? Ishte koha kur refugjatët sirianë po mësynin Evropën, dhe pavarësisht anës humanitare, që nuk duhet të na mungojë asnjërit, për të qenë njerëz, duhen parë edhe mundësitë që kemi.

Ti shikoje një fëmijë sirian të mbytur në breg të detit, dhe nuk ka dyshim që ishte e dhimbëshme, e po më tregoje në atë kohë për humanizmin. Unë të thashë se unë e Kadare e kuptojmë Evropën më mirë se ti, se kemi një jetë më të gjatë atje dhe e ndjejmë tani Evropën e realitetin evropian më mirë. Përmenda Kadarenë si shembull, si një figutrë e njohur, por si unë ka shumë shqiptarë tani, ndër ta edhe Paul Tedeschinii apo Gjergj Jozef Kola etj. që e ndjejnë Evropën ashtu si evropianët.

Marrja e një numri refugjatësh më të madh nga Siria se Evropa mund të mbajë, siç bëri Gjermania, e dija se do e çojë Evropën në probleme, e prandaj, pavarësisht anës humanitare, dalim pra te mundësitë, që duhet t’i marrim parasysh… Ti e pe si shkuan punët më pas, Britania e Madhe u nda nga BE. Tani ti mund të thuash, po pse qenka kaq me interes për ne kjo? Unë mendoj se është, pasi ne, si shqiptarë, duke lënë fenë mënjanë, duhet të shohim interesat tona kombëtare, në plan të parë, e jo ato fetare. Duhet të shohim Evropën si objektiv, e të sillemi si evropianë, me një mentalitet të ngjashëm ose të përafërt me evropianët e tjerë.

Ti e bëre një shkrim interesant për katolikët para disa ditëve, disi me humor, kë të shash e kë të mos shash? Interesante, por katolikët shpëtuan nga ti, por jo nga eZani i naltë i xhamive, që i shurdhon përditë ata, e jo vetëm ata, por edhe muslimanët. Tani ti në Evropë jeton, e di se në Itali, feja katolike është më ndikuese se feja në Gjermani e Danimarkë, ku kam jetuar e jetoj unë, por nuk ka zhurma publike fetare as në Itali, besoj, që i shqetësojnë banorët si eZani në Shqipëri… Zhurmat e lejuara publike janë të dëmshme, nëse i kalojnë 80 decibel, ndeërsa xhamitë shurdhuesi i kalojnë 200-300 decibel… A duhet lejuar kjo e pse?

Nëse fenë e tyre, me Revolucionin francez, evropianët e ndanë nga shteti, a nuk është mirë për shqiptarët muslimanë, teprimet fetare muslimane, animin nga turku, eZanin e naltë etj. ta ushtrojnë në një mënyrë më të pranueshme? Turqia është një vend i rëndësishëm, unë nuk kam patologji ndaj tyre, por kur shoh tendencën e tyre që të na marrin identitetin kombëtar me anë të fesë, e nga shqiptarë të na quajnë si Brunilda “shumicë muslimane”, apo “mbetje osmane” si Davutoglu, në teorinë e tij për neo-osmanizmin në trojet shqiptare e Ballkan, në kurriz të identitetit shqiptar, unë distancohem plotësisht nga kjo tendencë dhe kërkoj që edhe ju si njerëz, si shqiptarë të ditur, e jo si miq apo ish-miq të mi ta bëni këtë. Ne jemi shqiptarë para së gjithash, po kërkojmë shtet demokratik evropian, si një mundësi më të mirë zhvillimi për shtetin tonë e të Kosovës, e jo shtet fetar, apo me mazhoranca fetare, sepse pastaj kalojmë në një spirale të shtetit teokratik, që nuk është aspak laik apo demokratik. Dhe mund të kthehet në një shtet edhe më i keq se komunizmi.

Në këtë kontekst, nëse ne shkretojmë në fe si deri tani, a më shumë në islam, ne kemi mundësi të bëjmë një shtet musliman në Shqipëri, a Kosovë, e kjo është tendenca turko-arabe, për interessat e tyre, por a na intereson ne kjo gjë se? Dikujt edhe po. Këtë duhet ta mendojmë, sepse nuk ke asnjë shtet musliman, demoktratik e të zhvilluar, që ne ta marrim për referebcë. Shiko shqiptarët, nuk kanë emigruar edhe aq në Turqi, edhe pse shkojnë pa viza atje, por mëshumë në vendet e perëndimit. Ashtu si kam pyetur disa muslimanë shqiptarë, a është më mirë të kemi një shtet si Danimarka, apo si Turqia? Po të pyes edhe ty. Tani, nëse ne duam modelin e zhvillimit të një shteti evropian, unë të siguroj ty, se ne kurrë, kurrë nuk do e arrijmë këtë, me anë të promovimit të islamit. Prandaj ju, e të tjerë muslimanë shkodranë e më gjerë, ku një pjesë mund edhe të mos kenë origjinë shqiptare, por janë shqiptarizuar tashmë me kalimin e shekujve, nuk duhet të kenë nostalgji për turkun që na ka pushtuar dikur, as për osmanizmin, se vetëm na ka rrënuar si komb, por duhet të kuptojnë se zhvillimi i shtetit tonë duhet të jetë evropian, e demokratik, ku feja të jetë e lirë, por jo dominante në shoqëri, jo shurdhuese. Kjo është edhe për të mirën e atyre shqiptarëve muslimanë, që mundet të mos e kenë origjinën e tyre shqiptare, e jo më për ne shqiptarët…

U zgjata, por është mirë të sqarohem. Pavarësisht ndikimit tim publik, apo tuajin, tëndin e të Brunës, ne vetë duhet të jemi të qartë për atë që duam. Unë mendoj se feja e lirë si në Evropë, ku ritet fetare kryhen vetëm brenda objekteve fetare, gkjithashtu edhe zhurmat, ku feja paguhet nga besimtarët, e jo nga taksat e popullit apo fondet publkiike, ku kontrollohen financimet e huaja për fenë, ose ndalohen fare, është rruga më e mirë drejt zhvillimit të shoqërisë sonë, ku kemi 4 besime të ndryshme dhe diskutimet fetare mund të na çojnë në një debat pa krye e jo-produktiv. Postimi im këtu më lart nuk u bë që ta fyej Brunën dhe as ta sulmoj atë, por që t’i kujtoj asaj, se pavarësisht se është muslimane, a besimtare aq sa është, ne nuk na duhet edhe aq kjo karta e fesë apo ndasive fetare, se na ka lënë dhe na lë pa bukë. Askush në Gjermani a Danimarkë, nuk kam parë se të pyet për fenë kur synon një vend pune. Vetëm nëse dikush, si muslimanët në përgjithësi duan të identifikohen me fe, me shami, etj. Kurse në Shkodër ende hyjnë në punë, jo nga aftësia, por nga feja, në shumë raste. Tani si duhet të dalim ne nga kjo spitrale e prapambetjes, se të gjithë po e shohim se nuk ecën kështu? Duke promovuar fenë, apo duke e dekurajuar atë? Unë jam për ta dekurajuar fenë, për një rol të moderuar të saj si në Evropë, sepse po krijojmë një masë kancerogjene në Shqipëri, që nuk prodhon asgjë, dhe ne harxhojmë miliona e shumë energji në të, kur feja është besim privat, pa qenë nevoja e demonstrimit publik.

Në rastin tim, të mbështetjes në raste të ndryshme të fesë katolike, besoj është qartë, që nëse të 4 fetë (besimet) në Shqipëri do të ishin sjellë si ajo katolike, as Gjergj Kastrioti nuk do të mbulohej, e as figurat tona kombëtare e kultura jonë nuk do atakohej nga ndonjë besim fetar i caktuar. Ka njerëz që po promovojnë Esad Pashë Toptanin, apo Hamza Kastriotin, e këta mbahen për muslimanë… Feja ushtrohet në popullin shqiptar e për rrjedhojë ato duhet ta respektojnë popullin shqiptar, para se ne t’i respektojmë ato deri në shkretim. Në një moment, në profilin e tij në FB, Sytari po lavdëronte Sulltan Mehmet Fatihun – çlirimtarin, thoshte ai, edhe pse turku e quan pushtues. Dhe i quante gabim ata që nuk e bëjnë këtë… E unë replikova me të dhe i thashë atij, pse qenka gabim që të kritikohet një pushtues?. Ai i ktheu përgjigje komentit tim, duke thënë se më kuptonte mua, por nuk ishte dakord me mendimin tim. U bënë edhe 2-3 komente të tjera aty, nga të tjerë, që mbrojtën mendimin tim.

Ne duhet Taulant, edhe ti edhe Bruna, ta kritikojmë Sytarin dhe secilin klerik shqiptar, kur ai synon të ngrejë figurat e pushtuesit në emër të fesë. E jo ta pranojmë këtë tendencë anti-kombëtare e filo-turke në heshtje. Feja islame ka ardhur si ka ardhur, e dimë, liria fetare tani është kushtetuese, por edhe ne duhet të dimë të seleksionojmë, ta ndajmë të mirën nga e keqja, e muslimanët vetë duhet ta ruajnë ekuilibrin e bashkëjetesës ndër shqiptarë, duke i kritikuar e larguar pikërisht këto forca regresive apo agresive, që kanë tendencë të ngrihen në shoqërinë tonë, në komunitetin musliman, ndoshta më shumë nga sponzorizimet e huaja turko-arabe, se sa nga padija. Prandaj unë kam mbajtur këtë qëndrim, e nuk ka pse keqkuptohet apo keq-interpretohet, jo se më intereson feja ndopak, apo se jam kthyer në fenë të parëve… Personalisht mendoj se feja monoteiste hebraike – arabe, duke pëfshirë edhe krishtërimin, na e ka dëmtuar trashëgiminë tonë kulturore të lashtë si shqiptarë, që kemi patur bashkë me grekët, por realiteti tani është kështu, e duke u dhënë pas fesë, edhe studiues të ndryshëm e kanë thesuar në këto 400 vjetën e fundit, se një shoqëri me disa fe, kalon në debate e konflikte fetare, nëse merret me fe, kuptohet, kur ka shumë fe. Prandaj unë jam pikërisht për uljen e rolit të fesë në shoqërinë shqiptare e jo për konkurrencë fetare, dhe nëse ne nuk e bëjmë këtë, do paguajmë të ghithë një çmim për këtë, edhe muslimanët si ti e Bruna, ose me moszhvillim e prapambetje si deri tani, ose më keq, nëse ne nuk marrim masa për t’i ndaluar këto tendenca negative.

Ti besoj aq njohje e ke, në SHBA apo diku tjetër, kjo deklaratë e Brunës i kushton vendin e punës, të paktën. Por këtu jemi në Shqipëri… E unë kur më atakojnë e di se e teproj nganjëherë, por në përgjithësi kam një mendim të konsoliduar e të ekuilibruar, që e shpreha edhe këtul, ku mendoj se kombi duhet vënë para fesë, dhe ndërtimi i një shteti nacional si në Evropë është zgjidhja jonë më e mirë!

1 KOMENT

  1. Brunilda Dibra qe me komentin tat un e kupetova, se ty qenke nje gazetare pa tru ( me shkoll fallso ) sa i perket peshtymes ndaj Veriut, ty nuk te arrin peshtyma ne Veri, por peshtyma mbetet ne surratin tat ( surrat turke ) me Veriun keni kohë qe po e kruani bythen, pra Veriu fillon nga ura e Shkumbinit e siper, pra ju te Jugut na keni çarë trapin, dhe keni adhur ne Tiranë, Durres, Elbasan etj. dhe e betë Shqiperi te Mesme ! Përçarjen si gjithmonë po e fusni ju islamet e modernizuar gjasme, me ndihmen e babait tuaj Turk, 523 vjet Turku na vrau, na preu, na perdhunoi, na ktheu fenë etj ! Mirëpo ty Brunilda atij qe te rreh, te perdhunon, te vret, te kthen fenë, i thua Baba ! Un nuk jam fetar dhe nuk jam pratikant, ti nuk qenke tjeter veçse nje pratikante islamiste. Z Arben Çokaj me shumë te drejtë kërkon bashkim Kombetar ! Por ti e paske shitur b… tek Turku me karamele dhe çokollate.

Komentet janë mbyllur.