SHËNOHET 19 VJETORI I BETEJËS SË KAQANOLLIT

0
998

Milazim KADRIU

Manifestimi qendror në përkujtim të 19 vjetorit të Betejës së Kaqanollit do të mbahet më 15 shtator 2017 tek lapidari në Rrafshnaltën mbi fshatin Gegaj aty ku lidhet Llapi me Shalën, në vendin ku u zhvillua njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën, betejë kjo e njohur si “Beteja e Kaqnollit”, e cila ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb.

Ishte kjo beteja e parë ku timat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e UÇK-së në ZOLL u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Gjatë betejës më 15, 16 dhe 17 shtator 1998 ranë edhe shtatë dëshmorë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë tjerë.

Në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë në vendin ku u zhvillua beteja në manifestim si edhe herëve tjera pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë liridashës të kësaj ane ku do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh, si dhe do të evokohen kujtime për dëshmorët dhe betejën e lavdishme të UÇK-së.