Pushtetet u shërbyen me propaganda për mos zbatim të reformave

0
880

Nga Skënder MULLIQI

Përgjegjësia më e madhe e çdo udhëheqje shtetërore, të atyre të cilët bijnë vendime të rëndësishme për pozicionimin e mirë të Kosovës në politikën regjionale, janë qendrimet dhe vendimet e mira karshi qytetarëve te vet, e pastaj edhe qendrimi parimor karshi fqinjve. Nga kjo pozitë edhe po na ndodhin pardoksët. Edhe pse secili që erdhe në pushtet pas luftës u lavdërua se po i mbron interesat shtetërore dhe nacionale, në fakt ndodhi krejt ndryshe. Ndodhën gjera të cilat nuk i kemi pritur. Pushtetet jo që nuk punuan mirë, por ato punuan aq keq sa pak kush e ka pritur një zhvillim të tillë negativ të ngjarjeve politike dhe të atyre ekonomike.

Pushtetet u shërbyen më gjithë farë propagandash të cilat iu shërbyen si parvan për krim dhe korrupcion, dhe mos zbatim të reformave të cilat kërkohen në fazën e tranzicionit. Kjo fazë po zgjatë tepër shumë. Gjatë këtyre viteve nuk u bë gjë në favor të qytetarëve, nuk u bë gjë që jeta të jetë shumë më kualitative. Kemi mbetur shumë mbrapa në të gjitha proceset zhvillimore dhe demokratike. Sa po kalon një krizë politike, po futemi në krizën tjetër. Dhe, të gjitha këto po manifestohen keq karshi të ardhmës së shtetit të Kosovës.

Vendit i duhet stabiliteti politik dhe qendrueshmenia ekonomike e sociale. Me tredhakë politike, më trutharë dhe hajna e kriminele nuk ndërtohet shteti, dhe nuk hapen as përspektivat e reja. Kemi potenciale njerëzore dhe resurse dhe begati tjera natyrore që t’i mundim të gjitha negativitet, të cilat e kanë katandisur vendin. Vendime te rëndësishme politike nuk kanë mundësi të bindin ata, të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme kriminale, në hajni dhe matrapazllëqe të ndryshme. Jemi mbushur më agresivitete të ndërsjella, me ide te politikave retrograde të ish sistemit komunist.

Me njerëz gjysem të arsimuar, me njerëz të cilët veç përfitimeve përsonale nuk shohin asgjë tjetër, nuk bëhët shteti. Po mbahen qytetarët në iluzione dhe në premtime të rreme. Problemet jetësore sikur janë varfëria, kujdesi shëndetësor, arsimi, kultura, arti janë margjinalizuar… Elitat në pushtet nuk kan forcë, nuk kan vullnet as dije që t’i avansojnë as interesat gjeopolitike të Kosovës në rajon. Mos të flasim për proceset integruese evropiane të cilat janë shumë largë. Sigurisht së nuk ka popull në Evropë, i cili nuk është duke e shfrytëzuar kohën. Shqiptarët po i ndjek fati i keq historik më udhëheqje të dobëta, më udhëheqje renegate.

Kemi mbetur vendi më i prapambetur dhe me i izoluari në Evropë. Është fakt së nuk po na donë zemra siç thuhet as punën shume, edhe përkunder veshtirësive objektive dhe subjektive. Këtu nuk po flas për ata të cilët u ngjitën në pushtet, së ata ‘punë’ e kan vjedhjën dhe plaçkitjen e të mirave materjale. Nuk dua të prejudikoj, por këta shembuj dhe shumë të tjerë janë treguesi më mirë, se gjendja nuk ndryshohet për të mirë më deklarime boshe…