KULLA DHE NJERIU I MIRË

0
910

Poemë nga Pëllumb Ahmeti

KULLA DHE NJERIU I MIRË

Poemë

Rrugëtoj në tokën e ëndrrave
rrugëtoj shpirt lënduar
vrarë dhe të plagosur
rrugëtoj në kohë paramiteve
legjendave errësire të mbetura
rrugëtoj i vetëm bohem i brengosur
mes monopatesh të pa shkelura
përgjithë natën e natës së pa hënë
larg prej dheut që dhëmb
në shtigje jete të panjohura
hapat i lodhur numëroja i pangrënë
shkarpa e degë të thyera
eh, të thyera si shpirti brënda
më këcisnin nga pesha të lebetitura
mbi kokë herë,herë më fliste një hënë
me fjalë më grriste e përhumbura
ecja pa ditur se për ku? në këmbë,
Një e lehur qeni
ëndrrat mi shprishi, lodhur rëndë
Përtej më fanepset
një kolibe stani
dy sytë e qenit vezullojnë vetëtijnë
rrezja e diellit mëngjesit hapin më ndali
sapo kishte aguar,praruar mbi lëndinë
sytë përgjumësh ndën qepalla
hapen mbyllen humbur në vegim,
@
Një fishkëllimë bariu
trupin më rrënqethi
bagëtia nxitoi qengjat blegërinë
befas u ula mbi barin e njomë,
sytë ngadalë gjumi më veshi
ëndërra barin për fjetje më shtron.
S’e di sa koh në gjumë u ndodha
kur hapa sytë rrotull vështroj
mes katër muresh gjendesha në dhomë.
Mure të vjetra stisur thellë ndër mote
pranë vatrës së gurtë
varur lëkundej një çengel
zjarri prushuar djegur dru të butë
ndë anë prushit një dorë
dy thela mishi pjek.
i drojtur ngrihem
mirëmëngjesi them
”Kalimera”më përgjigjet njeriu i mirë
me bisht të syrit
lëvizjet e mia ndjek
sakaq ndjej se këmbët më ishin mpirë.
Rrënqethje ashtit ndjeva
mornica ngjethëse trupit kaluan
një pik loti më ngeli varur në qerpik
pranë meje njeriu mirë u afrua
më zgjati duke qeshur një thelë mish.
@
”Pinas” më pyeti duke më parë në sy
këmbët më mbështolli me hirin e ngrohtë
”Tha perpatas pale agori”, foli përsëri
kur ndjeu se unë akoma s’reagoja dot.
@
Sa mijra të tjerë,si unë,më këmbë
rrahur kishin ato shtigje
pritur përcjellur netëve me hënë
shtëpi derëmadhe priste kjo kolibe
trokitja ndjehej edhe mesnatës
mes dritës së kandilit nxënë
a reve murrëtyer tek tuk përçarë
kur vetëtinte dimrit shtrëngatës
dhe acarit dëborës
putrat ngrirë vende vende tharë,
Kulla e gurtë ngritur majë kodre
priste përcillte e pafjalë.
Rënkonin muret a kulla vajtonte
era frynte shpesh si e marrë
shtrirë nën gunë diçka më kujtonte
plakun Sadik ma solli pranë,
Eh të tetëdhjetat mbi supe kalëronin
trupi moçëm lastar s’i tregonte kurrë
dhimbjen piklotin kristal sytë vajtonin
në buzën që dridhej e s’mbahej ky burrë.
Aty në shtrojere mbuluar me gunë
ndën qepallash rënduar më foli çamçe
një gjuhë e embël e pa dëgjuar kurrë
nisa me të,të bisedoja gjumit,,shqiptarçe.
Kulla me muret si trup i plagosur
nga zjarri djegur gjithë ç’kish në shpirt
diku rrëzuar tretur trarë të shkrumbosur
çatia rrëzuar mes muresh ndejtur heshtur,s’flit.
U ngrita mes gjumit përgjumë i etur
me plakun Sadik shkëmbyem cigare
kulla çatizbuluar yjet qiellit dritëzbehur
zuri më fliste,ç’më fliste? se dëgjoja fare,
Ngritur bokërrimës karakoll lufte
dritare frëngjitë prisnin diellin e parë
frynte era dhe sillte aromë pishe
plaku i urtë Sadik më la sonte pa fjalë.
Pritur përcjellur netëve miqësi
kalimtarë vendas dhe të huaj
pranë vatrës bukë e pjekur në hi
njeriu i mirë rrinte pranë zjarrit prushuar,
Lëshonte vatra afshe nxehtësie
ndieja ngrohtësinë e hirit putrave të këmbës.
Orët kalonin fjetur mes ëndrrave vrarëlije
mbështjellur me historitë palëve të gunës.
Lehja e qenit gjumit ëndrrat m’i trembi
rrezja e diellit hynte mes muresh të çara
eh. kraharorit një thikë kaloi ,më dhembi
gjaku lirshëm shtegton damarëve në këmbët e vrara.
@
Shpirti gufoi e trupi lëvizi lirshëm
hapat hodha ngadalë e dola në derë
lëndina mbuluar nga bari
ndjehesha magjishëm
trupin lehtë ma flladiti
zuri të frynte një erë,
Vështroj kullën e gurtë,
rrinte e pagojë
mbi harkun e portës
mbetur disa gërma
lexoj mes tyre historin
zuri të më tregojë
dukej sikur thoshte,
Bir,më ka rënë shpirtit, rëndë, gjëma,
@
”Fisai” dëgjova pas krahëve të mia
dhe sytë shkëmbyem gjatë me mëdyshje
”dhe mu les, s’e pjon ine afti ti, kulla’ti thoshja, sdija
ai më buzëqeshi më shikonte a s’kish ç’bënte ndryshe?
”Pola hronja,prin edho jenilthike i jaja mu” më foli
e zëri i dridhej si era që përplasej shpateve
e kuptova se gjuhën time shumë mirë e dëgjoi
e ndjeva që damarit kishte dhe gjakun e çamëve.
@
Gjaku më zgjoi prej gjumit të thellë
të fjeturat historit e vjetra,të gjalla
më vijnë mes krisma pushkësh
edhe me vringëllima shpatash
ndeshur tej kullës nëpër pllaja
aty grykës ku të bardhat,fustanellat
hidhnin vallen kaçakçe stisur në beteja.
Mbrëmjeve diellin ngadalë pëcillte kjo çati
zinte,mblidhte grupe grupe luftëtarë,
trupat ngjeshur brezit me stoli
krahëqafe mbanin të bukurit gjerdanë,
gjerdanë të punuar në avlëmënde
nga duar të palodhura të bukurave çame
shamibardhat lidhur ndënë gushë
derdhur trupi atje lart këto lastare
Mes fashash gjakut përlyer
melhemesh mpinin dhimbjet
vallen kaçakçe hedhin odës
dhe verën kupash rrëkëllyer
një sy hapur rrotull vatrës
përgjumësh prisnin të iknin yjet
@
Fliste njeriu i mirë
dhe shpirti i hovte nga historitë
jam këtu lindur rritur
sa koha s’mban mend
sa dhe toka ,që zoti e krijoi
rrënjët s’mi shkul kush nga ky vend.
”Asta pu milao eci” heshti buza
”ti glosa mu dhen to ematha”
sytë shkëputi i hodhi tej nga udha
e pashë drejt në sy kur fjalët më tha
ku pika e lotit teposhte faqes së rreshkur
zbriti e ra vatrës së nxehtë, aty u tha
Eh thash me vete sa histori
mbart shpinës kulla e gurtë
në themele mbrujtur
balta me gjak e lotë dhimbjesh
hedh sytë për rreth ndërtuar
në këtë sop të sigurtë
ku priste fate njërëzish
mes lindjesh dhe perëndimesh.
Ka pritur djepeve të qarat e para
e krisma pushke qiellit janë ndjer
shpërndahej tej si fara ndër ara
shkrepëtinte syri si një cop diell.
Hedhur djegur djepi i drunjtë
e qara mbetur lidhur përcëlluar
gjysëm shkrumbuar një cop bukë e grunjtë
i mban gjiri kullës prej motesh malluar.
– Baladë vjen përplaset
gjoksit të kullës
me ninullat e nënave çame
natës së vonë
Trokthet e kuajve
ndjehen larg udhës
kandili ndrin muret,
ninull veshi dëgjon.
Trak a truk e truk e trak
dëgjoj trokthin e një kali
frëngjisë shkrepëtinë një pushkë,
sokëllin heej,,lindi djali.
Trokthi kalit nëpër udhë
godet pa mëshirë shpinës së kohës
troku djepit lart në kullë,
këngën, ninullë çame i përcjell botës.
@
Lidhur djepit me shpërgënjë.
kërkon foshnja të çlirohet
në beteja ndihet këngë
për jetë a vdekje aty luftohet
vashat çame djepengarkuar
mes zabelit ngjiten malit
përmes lotit mbledhur dhimbjen
këngë djepi i thonë djalit
Ninullat shpirtit zhuritur
i mëkojnë me qumësht gjiri
sa ëmbël shpërndahet kënga
dhe bilbili hesht te bliri
këngët me jehonë përthithen
nga muret e kësaj kulle
poshtë rrjedha e përroit
bashkohet me krisma pushke/
@
Fustanellat ortek bore
fluturojn me krah pëllumbi
gjuhë flake shpërhen kulla
e ndër yje lart veç humbin
Gjëmon vendi skuqet hëna
gjak i derdhur për vatan
dëgjoj thirrje dëgjoj klithma
djepe foshnjash larë në gjak
trak e truk s’ndjehet më kulla
shpirti jo s’dëgjon ninullë
djegur djepet nëpër skuta
veçse qyqet bëjnë zhurmë.
Trokthi kalit troket rëndë
mbytur kullat në errësirë
ç’është kjo nëm që i ka zënë
si si mban ky vend i dlirë?
Nga dhimbja lëkundet dheu
shpirti i kullës pikon në lot
eja bir, thotë,ku më je? kthehu
po të pres për jet e mot.
Kukuvajka terrin çan
shpirtit ndjej një drithërimë
kulla rënd rënkon e qan
mbenë muret pa një frymë.
Erë me shi e me rrebeshe
ndjejn në sup muret e gurta
ranë muret u bënë ledhe
dhe nën to humbet ninulla.
@
Hej ti kullë përse rri heshtur?
Ndënë këmbë uj’ gurgullon
shkrirë dëbora e pashkelur
fjala jote mos ZEUSIN zgjon?
Nga KONICA në JANINË
GUMENIC e në PREVEZË
detit Jon ngrite kufinë
Ku kan mbir tre gurt e zezë.
Dijetarë kur lindi ZOTI
qau për vendin e dëlirë
Zeusit i caktoi shortin
perëndi mbi perënditë
Mori borë ja bëri plis
plis të bardhë dëborë mali
rrotull tij mbolli dhe lis
lis ku era forcën ndali.
Frynte ZEUS gjëmimtari
ngrite dallgët deti i Jon
nëpër të trim lundërtarin
Odisen dot se largon
Ngrihen legjionet romake
drejt Epirit të zbarkojnë
tmerrin ndjejnë brenda një nate
Pirro trimi komandon,
Eh kjo natë gjumë e pagjumë
kuvendoj me xha Sadikun
jashtë koha bën furtunë
vatra ndezur e pret mikun,
Urtë vjen si fllade maji
gjuhës shqipe historia
dridhet buza derdhet vaji
Në majë shpatash fle liria,
Hidhte vallen Osman Taka
valle jete mes valësh lufte
kriste pushka priste shpata
gjaku i kuq u bëhej lule.
Rridhte gjaku poshtë rrëkezë
toka mbillte në ta lisa
trimi vritej në Prevezë,
era frynte shkulte pishat
Eh kjo kullë me gjak vaditur
sot qëndron si një muranë
taborret me luftë ka pritur
jetët falte për vatan.
Maja malesh prekur retë
me lisa shekullorë mbuluar
zëri Zeusit djeg rrufetë
qylaf bardhë me borë mbuluar.
Perënditë poltronet ngritën
te ky vend i mrekulluar
yllirianë përzgjodhën, ditën
vetë ZOTI e ka bekuar
@
Paramythi Epir kjo e ëmbla Çamëri
Ti e bukura e dheut shrihesh e pa fjalë
Ku kjo kullë e vjetër flet për histori
thërret nga shpirti si nëna thërret djalë.
Simfoni orkestrale
melodia e tingujve baritorë
me erën ku fryn malit
gjetheve halore të bredhit
eh nga gjumi rëndë dhe Zeusin më zgjon
pëllumbat e bardhë gugasin e pyjeve bredhin.
Dëborën ngre suferina palë palë
si fustanellat përdridhet në vallet dimërore
poshtë pranvera lulëzon në çdo fije bar
gurgullon uji ftohtë kristaltë nëpër prroje.
Meditoj këtu mbështetur
në shpatullat e lodhura të kësaj kulle
klithma vijnë prej përroit të thellë
ulërima nënash vrarë nga tehu i një thike
bijt e bijat në lulërinë e moshës së tyre prerë,
Çamëri si vashë e ndrojtur e pa fjalë
nga përgjumja pres të më zgjohesh
ti o vendi Perëndive Pellazgianë
trupit nga dora e një vale deti ledhatohesh
Sytë e buzët uji lumenjve kaherë ti freskon
trupin dhimbshëm ta lajnë prej plagëve
Me lotët mbledhur pik pik gjetheve gjithmonë
kapilarëve dheut tënd shuan etjen e te vrarëve.
@
Ika e kullën e lash pas si karakoll lufte
dhentë me mua bashkë kapëcyen ngadalë
nën këmbët tona shkelnim mbi harkun e një ure
lumi mblidhte vrullshëm valës historit kohës vrarë,,
***