Gani MEHMETAJ
Kishte rënë muzgu kur dola nga libraria “Adrion” në qendër të Tiranës me një libër në dorë, ndërsa zbrisja shkallëve drejtë sheshit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur ma bllokoi dëgjimin një britmë e thekshme e altoparlantit të xhamisë përballë. Thashë ma shpoi kafkën, me depërtoi në anën tjetër të rrashtës ky zë i lemerishëm, që çante qiellin më lartësi sa disa shpërthime atomike njëkohësisht.
Zëri i altoparlantit ua kalonte të 13 xhamive të Prishtinës, megjithëse edhe në kryeqytetin e dardanëve të tmerron britma e hoxhallarëve në altoparlant. Kurrë nuk e kisha dëgjuar një britmë të tillë si kjo në Sheshin Gjergj Kastrioti, kurrë nuk me dëshpëroi kryeqyteti i shqiptarëve më shumë se sa kësaj here. Si ishte katandisur!
“E paska hëngër dreqi Tiranën dhe tiranasit, paskan mbaruar!“, i thashë vetës i dëshpëruar. U përpoqa të mbyllja veshtë, por kot zëri i altoparlantit me depërtonte në kafkë, ma dridhte shtatin mu si gongu kinez në mesjetë kur donin t’i çmendin keqbërësit.
Me doli qejfit Tirana, mu zvetënua atmosfera e Sheshit, gati sa s’u betova se kurrë më s’do të shkel në këtë tokë të përdhosur. Sheshi mu duk i traumatizuar, i shushatur, si të ishte i përzishëm. Sheshi që dikur gumëzhinte nga njerëzit, kishte pësuar trauma.
Kanë shtet e ligj bashkëkombësit e mi? Dinë çka është ndotja akustike? Mund t’i dalë kush ndesh kësaj katrahure? Bajlozi i zi kishte dal nga deti, por mungonte Gjergji.
Shënim: Toleranca fetre në Evropë, a e dini si është?
1. feja e ushtron aktivitetin e vet vetëm brenda objektit fetar, së bashku me zhurmat, pa qenë shqetësuese për shoqërinë. eZani nuk duhet me qenë mbi 80 decibel, ku një zhurmë lejohet në publik, nëse lejohet, e cila nuk është e dëmshme. eZani tek xhamitë tona i kalon 200-300 decibel, e kjo është dhunë akustike e patolerueshme!
2. feja paguhet vetëm nga besimtarët e vet, jo nga taksat e popullit dhe jo nga burime të huaja të dyshimta.
Nëse ne e bëjmë këtë, atëherë po, po sillemi si evropianë.Me sjelljen e bërë në këto 27 vjet, ne tregojmë se nuk po ndërtojmë shtet evropian, por vetëm shtet musliman. Se islami i thyen edhe ligjet e shtetit demokratik. Por a kemi ndonjë vend musliman ne që ështëdemokratik e i zhvilluar si vendet evropiane? Jo! Atëherë pse na rren mendja se do bëhemi ne?! Dhe nuk po shohim në këto 27 vjet se po bëhemi apo jo? Bullgaria e Rumania komunizëm si Shqipëria kishin, ato nuik kishin islam, janë anëtare të BE-së, ne jo, se nuk po na lë islami të arrijmë standardet e kërkuara për një shtet demokratik, korrupsion, drogë krim i organiozuar etj. etj. ngjashëm me Afganistanin… /AÇ
Mua me shume me tmerrojne SHQIPTARET sikur ju, qe bartni emrin e atyre egersirave qe ulurojne ne faltore beduinike… Gani Al Mehmet… ne vitin 2017!!! Ndryshoje sa ke mundësi!
“Bajlozi i zi kishte dal nga deti, por mungonte Gjergji.”… Shume e bukur dhe e sakte.
Komentet janë mbyllur.