Agron Dushi
Vrasjet në Fshatin grabanic të Klinë dhe në Pollatë
Menjëherë pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut (më 7 shtator 1990) regjimi serb ndërmori aksione të mëdha terrori kundër popullatës së pambrojtur shqiptare. Ato ditë (më 13.09.1990), milicia serbe sulmoi fshatin Pollatë të Podujevës dhe Klinën. Në të dy këto lokalitete vrau nga 2 të rinj shqiptarë, pa asnjë pretekst dhe terrorizoi shumë qytetarë të këtyre vendbanimeve. Madje, në fshatin Pollatë, milicët morën pengje anëtarët e familjeve të viktimave, me pretekst të mbrojtjes nga “terroristët shqiptarë”!
Në Klinë u vranë vëllezërit Shtjefën Dushi dhe Simon Dushi, e në Pollatë Besim Latifi dhe Skënder Monolli. Në varrimet e këtyre viktimave morën pjesë mbi 100 mijë vetë, përkundër faktit se të gjitha rrugët kryesore ishin të bllokuara nga milicia, të kontrolluara dhe të udhëhequra edhe me helikopterë. Në shenjë solidariteti me viktimat qytetarët shqiptarë jo vetëm nga Kosova, kaluan rrugë shumë të rrezikshme deri në varrezat e këtyre vendbanimeve.
DY PISHTARËT E LIRISË.
Kur njeriu don me dëshmua atdhedashurinë e dëshmon, e dëshmon se, më e çmuar është liria se sa vet jeta e tij. Por, kjo jo pa çmimin më të shtrenjtë – JETEN e vet. Si dëshmi duhet të jetë ky shembull, kur dy djem të familjes Dushi, që nga koha më e hershme e kryengritjeve dhe angazhimeve për Liri kundër okupimit serb, para viteve të 90-ta, dy TRIMA SHQIPTARË, e kishin krijuar në mendje dhe shpirt se armikut nuk duhet t’i nenshtrohemi, e që ndikoi në plotëvirtytësinë e shqiptarëve të vërtetë, të cilët e dëshmuan gjatë jetës së tyre, dhe më në fund e dëshmuan me flijimin që bënë për çlirimin e Kombit dhe Atdheut.
Na ishin pra dy vëllezërit – Simoni dhe Shtjefën Dushi, të cilët, pa asnjë frikë dhe me plot guxim, në vitin 1990, ja kthyen pushkën armikut – okupatorit serb.
Të jesh i tillë siç ishin këta dy BURRA, me një fisnikëri e trimëri të rrallë e të dëshmuar për komb e atdhe, duhet të kesh zemrën e madhe dhe SHPIRTIN e atdhedashurisë.
Simon Dushi, hero dhe trim i palakueshëm, ka lindur në fshatin Doblibare – komuna e Gjakovës, në vitin 1958, ra për liri për mos të vdekur kurrë, në fshatin Grabenicë të Klinës me 13 shtator 1990.
Shtjefn Dushi, i lindur në fshatin Doblibare – komuna e Gjakovës, në vitin 1964, as ky, nuk e dashti turpin te varri, duke mos iu gjunjëzue armikut serb – ra dëshmor së bashku me vëllain e vet, më 13 shtator 1990. Ne gjithmonë e falënderojmë nanën Prene, qe i lindi dhe i rriti këta dy pishtarë te lirisë.
Ne do t’i kujtoje me nder dhe respekt këta dy heronj të lirisë dhe gjithë dëshmorët e tjerë, qe ia falen jetën lirisë së Kosovës. Ndërsa, unë personalisht, dhe Lëvizja e Re Demokristiane, së bashku me miq qe i ka, do të angazhohemi që këta dy dëshmor – Simon dhe Shtjefën Dushi – celulat e para te lirisë kundër okupatorit Serbo-jugosllav, që ranë duke e flijua vetveten për çlirimin e atdheut, ta kenë nga një Përmendore në qytetin e Klinës.
Ne u kemi borxh gjithmonë dëshmorëve, ndërsa përmendoret janë dhe na shërbejnë si frymëzim dhe kujtim, se LIRIA u fitua me një çmim të lartë.
Lavdi Dëshmorëve te Kombit, Lavdi për jetë e mot Dëshmorëve – Simon dhe Shtjefën Dushit.
Për ju Simon e Shtjen Dushi
13 Shtator te vitit 90
pushka e keqe dikun krisi
pushke e rande kjo pushka Serbe
ne pabesi vriten dy vllazen
jane Simoni e Shtjefen Dushi.
Mej shkrue vargjet sa ashte deti
nuk pershkruhet dot kiameti.
Bab e nane, motra e vllazni
kur kane marre lajmin e zi
per kete vrasje ne pa besi
kane gjete forca, forcen te Zotin
kemi prap djem edhe cika
kemi nipa e kemi mbesa
nuk dorzohena sa te jete jeta.
Vdekjen borxh ta kem Kosovë,
vdekjen borce ja kem liris
Me vra shkjan eh keta i vraft zoti
Tuje shkrue vargjet pikon loti
kure kujtoj ç’ka ba ne Kosovë,
jane vra burra, gra dhe femije,
jane djege kullat shkrum dhe hi
po Kosova su dorzue
e fitoje pamvaresin,
ne ate themel te pamvaresis
Kulla e Dushajve dha dy yje.
Sa here te vin data dhe festa
mlidhen miqe bija dhe mbesa
mlidhen nipat nga do jane
sjedhin lule dhe kunora,
Derdhen lot prej mallengjimit
kure prekin pllaken e mermerit
Sikur pyesin keta Simonin
njani daje e tjetri axhe
ku ashte Shtjeni?ashte me ty
kemi ardhe ne kete 9 shtator
me ju pa me ju kujtue,
me ju thene nuk keni vdeke
jeni te gjalle sa esht vete jeta
ju kujton Kosova mbare
Vllezerit Dushi jeni te gjalle
U kenohet kanga ne cifteli
shkruhen vjersha dhe poezi
Emrat tuaje nder dhe lavdi.
Lumja nana qe ju rriti
Lumja toka qe u mban ne gji
Lum Kosova per bijet e vete
O Simon e Shtjefen Dushi.
Ndere dhe lavdi i dhat Atdheut
Nder dhe lavdi per kombin mbare
S’KENI VDEK PO JENI TE GJALLE
OJ KOSOVË, OJ SOKOLESHË
Oj Kosove oj sokoleshë
N’prita t’kqija fort je ndesh
Shkjau i zi desht me t’sunue
Desht me t’lidh e me t’robnue
Milicia atje ne Klinè
Paska dal e ba kerdine
Paska vra dy vllaznit Dushi
Vaj medet po ban gjithkushi
Ishte ken viti 90
Muj shtator, data 13
Milicia para u ka dal
Te dy vllaznit i ka nal
Nis kontrollin kan kadal
Paskan nis e xan me fjal
Paskan nis me arme tu gjue
Paskan met vllaznit varrue
Ne at lufte me pluma e arme
Vllaznit Dushi mesin t’vrame
Krah per krah me njani tjetrin
Met Simoni ka me Shtjefnin
Hije t’zez ka marr tan Klina
Per liri kan ra dy trima
Per liri e per Kosove
Paskan ra trimat deshmore
Gjaku i tyne per liri
Asniher nuk ka me u ngri
Brez pas brezi ka me vlu
Kur t’jet puna me luftu
Tuj ja nis prej dites sodit
Kan me u thirr “Deshmort e kombit”
Te mbulum me plot lavdi
Kan me mbet ne perjetësi.
. . . . . . . . . . Lavdi per jet e mot . . . . . . . . .
Ran trimat per liri
Z’durojn vendin me ja u prek
Per Kosov e per Shqipni
Hic dert skan edhe me vdek
E çlirun Kosoven
Shkjaun mrapsht e kthyn
I gzun miljona zemra
Qe dikur u thyn
U derdh gjaku i Shtjefnit
U derdh gjaku i Simonit
Me gjakun e tyne t’kuq
U ngjyros flamuri i kombit
Lavdi, rrespekt dhe mirënjohje per deshmoret Shtjefen & Simon Dushi te cilet dhan jeten per pavarsin e Kosoves.
Lavdi perjetsisht !
13.09.2017
Shkruan:
Agron Dushi
St. Gallen
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
13.09.2017.
I NDERUARI Z: GJIN
TE FALENDEROJ ME ZEMER EPR BOTIMIN E SHKRIMIT TIM QE JAV KUSHTOVA SOT VLLËZNIVE TE MI SIMON SHTJEFN DUSHI ISHTE NJE KNAQËSI SHUM E MADHE PER MU KUR E PASHË KET SHKRIM TIMIN GAZETA FJALA E LIRË.
I NDERURI Z: GJIN TË DESHIROJ SHENDET PUNË TE MBAR EDHE NE TE ARDHMEN.
RESPEKT.
Komentet janë mbyllur.