Alfred Mirashi Miloti
Emblema e kultures Shqiptare pertej brigjeve te Adriatikut ne Itali.
– nga Massimo MALLEGNI (Autori është kryetar i bashkisë së Pietrasanta)
Alfred Milot Mirashi është një Artist, kreativ i madh, mik i Pietrasante-s. Ne jemi të lumtur qe po presim ekspozitën e tij të parë në qytetin tonë, një vitrinë ndërkombëtare e akredituar për artistët në mbarë botën. Na mbush me krenari, ekspozimi i veprave te Milotit në atriumin e Palazzo Civico, i cili është një arke e çmuar kryeveprash për t’u zbuluar, një tempull i vogël i artit bashkëkohor brenda mureve historike.
Ekspozita është një shans i madh për të hapur dyert e pallatit, qytetarëve dhe turistëve, në mënyrë që të bëhet e njohur për të gjithë komunitetin, me mermeret e saj, skulpturat dhe shkallat e jashtëzakonshme. Milot është kartevizita më e mirë për këtë seli që në perspektivë, dëshirojmë t’a bëjmë muze permanent, pjesë e qarkut të vendeve të artit të territororit tonë.
Ekspozita e tij personale është një nga ngjarjet më të mëdha të verës së 2017 në Pietrasanta, së bashku me ekspozitatën e Jorgen Haugen Sorensen dhe Park Eun Sun. Qyteti jonë jeton nga arti, tregon çdo ditë se skulptura tradicionale dhe kreativiteti mund të xhirojnë ekonomi. Biznesi ynë kryesor është turizmi dhe arti është një atraksion unik sepse transformon hapësirat urbane, i bën ata të animuar, të aftë për të mirëpritur dhe për të çuditur në të njëjtën kohë.
Ekspozita “Know” (Dije), pasuron ekspozitën brenda Pallatit të Komunes, e cila tashmë mban skicat e Vangit dhe Boteros, afreskët e bukura te Romano Cosci dhe statujën e San Luca me historinë e tij të pabesueshme.
Çelësat e Milot janë ikona e skulpturës së tij dhe hapin një derë për artin bashkëkohore, duke përzier historinë, artin dhe përvojën e këtij artisti që shetit botën, i cili shqiptar me origjine dhe fiorentinas i adoptuar, gjeti në Pietrasanta një shtëpi të dytë, një port të sigurt për të formuar idetë e tija, frymëzimet e tija.
Bashkëpunimi me laboratorin Bovecchi e ka bërë protagonist edhe në muzeun e përhapur përgjatë rrugëve të qytetit tonë.Vepra “Incastro”, e ekspozuar para Palazzo Civico, është një pjesë integrale e galerisë, në ambient të hapur, që sot e bën Pietrasanten një vend unik në botë.
Mirëpritja e një artisti të tillë si Alfred Milot është një kënaqësi, veprat e tij përforcojnë imazhin ndërkombëtar të qytetit tonë dhe i bëjnë ato të bëjnë një hap përpara më tej në peisazhin e vendeve të artit në Itali dhe jashtë saj. Skulptura është një formë e fuqishme e komunikimit trasversal, duke e bërë Pietrasanta një dritare të hapur në botë, një enë e shkrirjes së artit që, në sajë të artizanëve tanë, nuk ka të krahasuar në Itali dhe Europë.
Milot është një artist në ngritje, ku shpresojmë të zhvillojë në qytetin tonë një lidhje të pazgjidhshme, të aftë për të ushqyer me kohën, duke shfrytëzuar njohuritë e kryeveprave tona, potencialin e laboratorëve dhe fonderive që sot përfaqësojnë burimet tona më të mëdha. Pietrasanta është zyrtarisht në proçesin për mirënjohjen si Kryeqytetit i Kulturës 2020 dhe ekspozita e Milotit është një tjetër hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi ambicioz.
*përktheu Stella Karafili
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar