Kol. Luan Nikollari
Përpjekjet e para ne fshatin tone për shkrim e këndim lidhen me sjelljen e abetares nga Stambolli nga Sabri Jaup Jaupllari. Me te mësuan shkrim e këndim e morA Nurja kushërinjtë Ahmet dhe Nuri Jaupllari dhe bashkemoshataret e tyre.
Shkolla fillore u hap për here te pare me 10 shtator 1944 nga Gani Sylejmani Nikollari qe ishte njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit N-Cl te fshatit. Shkollën e hapi ne haurin e Nakollarve (Nikollarve sot) Ai ishte njëkohësisht dhe mësuesi i pare ne fshat. Me pas mësuesit e tjerë ishin Leko Goli Sami Çafka nga Maleshova, Tahir Hotova, Mojsi Çomo, Mjaftoni Nikollari (e para mësuese ne fshatin Seniçan) Maliq Karati, Zihni Duçkallari, Bilbil Çaushi, Misto Cama, Kujtim Xhani, Hekuran Gogollari, Agim Duçkallari.
Mësuesi i parë, Bilal Çaushi
Me 1946 me interesimin shtetëror u ndërtua shkolla fillore ne një kohet shume te shkurtër. Nga shteti erdhën skuadra muratoresh, ndërsa ne fshat behej pune vullnetare. Ajo u ndërtua ne token e xhamisë. Kishte tre dhoma, një korridor dhe një ballkon përpara.
Dhoma e madhe ishte klasa, tjetra dhome fjetje e mësuesit dhe ne me te voglën mbaheshin dokumentet e shkollës dhe mjete mësimore. Shkolla ishte me mure guri. Tavane dysheme e dyer me dërrasa druri. Ishte e rrethuar me mur, ku krijohej një oborr i vogël. Kishte dy peme lisi te larta 3-4 metra. Ajo u inaugurua ne vitin 1947.
Me rastin e vendosjes së pllakës përkujtimore.
Mësues ishte Sami Çafka nga Maleshova e Përmetit (Zihni Duçkallari, monografi “Seniçani dhe une” 2103). Shkolla 8-vjeçare u hap për here te pare ne vitin 1970 ne një ndërtesë te re te bere me kontributin e kooperativës dhe fshatareve te Seniçanit qe kontribuonin me gurë e materiale te tjera ndërtimi. Shkolla ju vu emri i patriotit “Riza Velçishti”. Shkolla përfshinte nxënës nga Seniçani, Alipostivani dhe lagje te Fratarit.
Mësues te kësaj shkolle ishin drejtor Tomor Çaushi dhe mësues Jaho Xhangolli, Eqrem Sulçe, Kujtim Zano e më pas me radhe Sadri Tafili, Andon Zyba, Agim Duckallari, Astrit Selenica, Sadri Tafili nga Deçani i Kosovës, Vasil Zyba Marjanthi Manxhari nga Lunxheria, Krisavgji Gjika nga Dropulli, Tefta Sevo, Klementina Jace, Androkli Kostollari, Robert Thomollari, Aristotel Premte, Mitro Dori, Jano Mema deri me sot Qerim Jaupllari i fundit qe vazhdon me sukses traditen e mesuesve te Seniçanit.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar