MEDIAT GJERMANE PO SHKRUAJNË PËR ISLAMIZIMIN E SHQIPTARËVE

1
1951
House of saud

Shumë xhami në Shqipëri janë modeste dhe vendosen në ndërtesat ekzistuese – xhamitë e reja financohen zakonisht vetëm me ndihmën e huaj financiare (Deutschlandradio / Sabine Adler)

VETËM SHQIPTARËT NUK E KANË PARË ENDE, E KUJTOJNË SE KËSHTU DO TË INTEGROHEN NË BE…

Arben Çokaj

Ka dy-tre vjet që kam vënë re fenomenin e një agresioni islamik në trojet shqiptare, dhe jam shprehur publikisht, sa në Facebook e më gjerë, për një masë kancerogjene, që po rritet agresivisht mbi trupin e shqipeve, i cili po i helmon shqiptarët dhe do të vdesë vetëm me vdekjen e vetë shqiptarëve, ashtu si vdes edhe kanceri, pasi e infekton dhe merr me vete trupin e njeriut…

Këto ditë, studiuesi e juristi Zef Ahmeti nga St. Gallen në Zvicër, me anë të komenteve në postimet e ndryshme në Facebook, publikon 4 shkrime të mediave gjermane, ku trajtohen pikërisht këto tema të islamizimitr të mëtejshëm dhe neo-osmanizmit të Erdoganit në trojet shqiptare e ndër ta, edhe në Shqipëri.

Më bën përshtypje se shkrimet në fjalë janë në një linjë me vërejtjet e mia, të bëra publikisht në këto 2-3 vite, për këtë anomali të shqiptarëve dhe orientim të gabuar të tyre, që disa shqiptarë ende nuk e kanë kuptuar, se sa e rrezikshme është kjo tendencë. Gazetarët e huaj e vënë re, ndërsa shqiptarët kanë kaluar në një apati totale në këtë teatër absurd, që po luhet nga agjentura të ndryshme turko-arabe mbi kurrizin e tyre. Kjo tregon edhe ndryshimin në mentalitet e njohuri në mes gazetarëve shqiptarë e më gjerë, popullit e politikanëve, dhe vëzhguesve të huaj.

Shqiptarët e përcaktuar në vitin 1990 për një Shqipëri Evropiane, po përfundojnë fatkeqësisht nga politikanët e paaftë, të shitur e pa karakter, si i marri, në rrugën e Azisë… Kjo është fatkeqësia mëe madhe e shqiptarëve në këto kohë moderne. Pasi kultivimi i islamit, e sidomos i islamit politik, të cilin nuk po e ndalojmë, do e çojë këtë popull në konflikte e vetë-shkatërrim. Kultivimi i islamit mund të krijojë një shtet muslimamn, por kurrë një shtet evropian për shqiptarët. E nuk kemi asnjë shtet musliman demokratik e të zhvilluar, që ne mund ta admirojmë, që të bëhemi si ai, në krahasim me vendet evropiane. Atëherë përse po investojmë kaq shumë në islam deri në shkretim e vetë-mohim? Ku është synimi? Apo po na tërheq Erdogani për hunde, duke blerë politikanët tanë?!

Po të ishim psh. si kroatët, nja 80% katolikë, mendimi im është se do të ishim një shtet e komb më i organizuar dhe i respektruatr dhe më i zhvilluar, e anëtarë të BE-së, si Sllovenia e Kroacia, dhe mund të ishim edhe bashkë në një shtet të vetëm si shqiptarë, e kishim shmangur më shumë luftërat me fqinjët. Por kësaj i thonë: “sikur të kishte halla koqe”… Ne jemi këta si jemi, me shtet musliman,. a thua mund të integrohemi në BE? Vështirë e kemi, se islami gjenereon injorim të shtetit, të ligjeve demokratike e figurave tona kombëtare e të kurlturës e historiosë sonë, gjë që nuk e bën krishtërimi.

Prandaj mendimi im është, se për ne shqiptarët do të ishte më mirë të mos shkretonin në fe, por të merreshin më shumë me shkollim e dije, me punë e zhvillim, që të bëhemi shtet i zhvilluar e demokratik, dhe të plotësojmë standardet e një vendi të BE-së. Por investimet turke e arabe, kanë synim që ne të rrimë si shtet i varfër e i prapambatur, e në shërbim të interesave të tyre, jo në shërbim të interesave tona…

Për ilustrim po japim në mënyrë të përmbledhgur shkrimet në fjalë, pasi përkthimi i plotë i tyre merr kohën e vet…

Feja në Shqipëri

NGA ATEIZMI NË ISLAMIZËM

– Nga Sabine Adler

Ndalimin e të gjitha feve, Shqipëria komuniste e mbajti një kohë të gjatë. Ai duket se ishte vendi i parë ateist në botë. Pas përfundimit të diktaturës, ai është mbingarkuar me lirinë e re të besimit. Tani vendi i vogël ka një problem me Islamizmin.

Shtëpitë saude që janë mbjellur e po mbillen në trojet shqiptare si lytha, nga qarqet turko-arabe e me financimin e tyre…

Më tepër në gjermanisht:
http://www.deutschlandfunk.de/religion-in-albanien-vom-atheismus-zum-islamismus.724.de.html?dram%3Aarticle_id=395400


NDIKIMI I TURQISË NË TIRANË

– Nga Sabine Adler

Në vendin më të madh të ndërtimit në qendër të kryeqytetit shqiptar, po ndërtohet xhamia e re, e financuar nga qeveria turke. Ndikimi i Turqisë ndihet qartë në Shqipëri. Ankaraja apelon te e kaluara e përbashkët, por ndeshet me skepticizëm.
Sipas Gazmend Aga nga bashkësia muslimane shqiptare, myslimanët shqiptarë nuk duan t’i thyejnë rregullat e kërkuara nga Ankaraja (Deutschlandradio / Sabine Adler)

Më tepër në gjermanisht:
http://www.deutschlandfunk.de/albanien-tuerkischer-einfluss-in-tirana.795.de.html?dram%3Aarticle_id=395347


Ndikimi i Erdoganit në Ballkan

KRAHU I SULLTANIT MBËRRIN LARG

Maqedonia nuk është më një provincë osmane, por ndikimi i Turqisë është përsëri i madh. Po vjen një kritik që të gjurmojë Erdoganin.

Fuqia e pakufizuar: Një fyerje ndaj Presidentit turk Erdogan mund të ketë pasoja edhe në Maqedoni. (Imago)

Më tepër në gjermanisht:
https://www.nzz.ch/international/aufgefallen/erdogans-einfluss-auf-dem-balkan-weit-reicht-der-arm-des-sultans-ld.1315452


Osmanizmi u transformua në mënyrë manipulative

ERDOGANI DHE SULLTANI

Në revolucionin e tij konservator në Turqi, Rexhep Erdogan po mbështetet në idealizimin e së kaluarës. Duke vepruar kështu, Perandoria Osmane u bazua mbi islamizmin politik të cilin ajo e përhapte.

Abdul Hamid II (1876-1909), sulltani i fundit i vërtetë osman, është një nga modelet e Erdoganit. (Foto Ullstein)

Më tepër në gjermanisht:
https://www.nzz.ch/meinung/kommentare/das-trugbild-eines-verklaerten-osmanentums-erdogan-und-die-sultane-ld.1315202

Komentet janë mbyllur.