PALEOLITIKU I PARË DHE EVOLUIMI I NJERIUT NËPËR EVROPË (III)

1
1735

Brahim Ibish AVDYLI:

(Nga mediat elektronike dhe veprat) — Vijon nga numri II

Po e sjellim edhe njëherë ndër mend se banorët e hershëm të Evropës së Bashkuar dhe të kontinentit, qoftë edhe me Anglinë, të cilës i thonë Britani e Madhe, prej Britit, nipit të mbretit të Trojës, përherë i ruajnë në Jug të Gjermanisë, në Francë e deri në Angli, druidët, njerëzit që ende e mbajnë emrin e tyre prej drurit të mbetur gjallë në Jug të Shqipërisë, lisit të shenjtë të Zotit të Madh, prej të cilit janë shpërdarë në tërë botën. Zëri i kthjellët i Zotit të Madh, Zeusit, është prej zanit (zërit) të tij, fëshfërimës së lisit.

Dru i thonë Lisit, e kur prehet ai prap mbetet dru apo një copë druri, që njeriu e vlerëson dhe me copa të tij ngrohet, pra materies së lisit. Lisi është një dru që mbinë prej dheut dhe atje i mbanë rrënjët e veta, origjinën.
Nga ky lloj druri është pra “lisi i shenjtë”, të cilin e tërë bota e nderon, sepse ka disa lloje të tjerë, si p.sh. pisha, molika, aha (ahun), plepa, shelgje, verra, ulëze, dru gështënje, shkozë, etj. Lisi i ka dhënë lénat (lëndët) e tij me amidon, të cilat i ka ngrënë njeriu i parë, në paleolitikun e hershëm, prej vitit 35`000 p.e.s. e deri në 10`000 p.e.s.1

Shpella nëntokësore në Francë – Bouffia Bonneval

Autorët prej të cilëve është marrë ushqimi i pellazgëve në parahistorinë e parë të kontinentit të Evropës janë quajtur me të padrejtë “grekë”, por ata kanë shkruar për këtë çështje për herë të parë. Njërin nga këta e zgjedhim përsëri. Ai është Apiani i Greqisë së vjetër, që nuk ishte si grekët e sotëm, por më shumë pellazgë të konvertuar, që ka jetuar në vitet 95-160, të e.s. i cili, në veprën e tij “Luftërat Ilire, Libri X. 2″, ka theksuar se ” Midis miteve të shumta, që kanë mbizotëruar ndër shumë popuj, është ky shpjegim që është më i pranueshmi. Iliri kishte gjashtë djem: Enkelin, Autariacusin, Dardanin, Maedusin, Taulasin dhe Perrhabeusin; ai kishte edhe vajza: Parton, Daorton, Dasaron e të tjera, prej të cilëve erdhen taulantet, perr-haebët, enkelët, autariansët, dardanët, parthenët, dasaretët, e darsët. Autarianti kishte një djalë, Pannoniusin ose Paeonin, ky që i kishte dy djem: Skordiuskin dhe Triballin, prej të cilëve rodhën dy kombet (mendojmë se ato ishin fise, jo kombe!), që mbajtën emrat e tyre. Unë, do t`ua lëja këto çështje arkelogëve. Ky tekst është shumë bindës”2.

Punim i ruajtur për veprimtarinë e Druidëve ilirë në Evropë
– para dhjetëmijë vjetëve e sa më tepër…

Ne po shpjegojmë me këtë rast se Ciklopi Polifem duhet të ishte ai që banonte nëpër male, që ishin gegët, një nga dy ndarjet e sotme të kombit shqiptarë, të cilët kanë qenë prej viteve më të gjatë, pak më të vrazhdtë, dhe kanë qenë i njëjti popull. Lidhjet tyre thrako-ilire-pellazge e pasardhësit e tyre të sotshëm e vërtetojnë këtë çështje. Dhe, ajo që do të shohim patjetër është fakti që kjo lidhje e përzier, sa andaj e këndej, është Evropa e Bashkuar, me tërë kontinentin, duke mos i harruar Baskët, në Pirinej. Straboni, filozof e shkencëtar i Greqisë Antike, i cili ka jetuar në mes të viteve 64 p.e.s. dhe 24 të e.s. në veprën “Geografia”, i përmend tri grupet e ilirëve, të cilët nderoheshin shumë, Bardët, Vatët dhe Druidët. Bardët qenë këngëtarë dhe poetë; Vatët e lexojnë të ardhmen me ndihmën e kurbanëve kushtuar hyjnive, e Druidët qenë shtresa më e njohur që i studionin shkencat natyrore dhe filozofinë, sidomos filozofinë e moralit.3

Pjesa e dytë në Shpellën Pestera cu Oase – të ruajtura dhe të emëruara Oase 2

Ata u jepnin mësime të rinjëve mbi natyrën, yjet, lëvizjet e tyre nëpër qiell, mbi madhësinë e universit e të tokës, sikurse të pushtetit të hyjnive mbi ta dhe esencën e këtij pushteti. Ata mendonin se ishte e padrejtë, e kotë dhe e palogjikshme t`i frigoheshin vdekjes, sepse, sipas Gaj Jul Çesarit, i besonin pavdekësisë së shpirtit, i cili, emigronte pas vdekjes së trupit e gjente strehë në një trup tjetër. Kështu që shteti i ri i krijuar nga romakët ishte i nxitur në nxerrjen e ligjeve kundër Druidëve, të cilët qenë të shkepur në tërë Evropën, më së shumti në Gadishullin Ilirik, në Evropën Jugore e Francën Verilindore e deri nëpër Angli. Arësyeja e shtetit romak ishte roli politik, administrativ, moral e kulturor i persekutimit të Druidëve dhe drejtimit të tyre të quajtur “Druidizmi”. Ajo duhet të zhdukej nga shoqëria, sepse përndryshe nuk mund të konsolidohej pushteti romak mbi tokat e pushtuara.

Lëvizjet ilire nga poshtë e lart dhe anasjelltas – në periudhat e hershme Evropiane

Në tokat e pararënduara ilire, druidët ishin edhe mjekë popullor, të cilët e drejtonin shoqërinë e pushtetit të tyre. Ata qenë kulti i shpirtit si dhe elita intelektuale e shoqërisë ilire të mitologjisë, figuarat më të veçanta e të denja të antikitetit, të cilët konsideroheshin të rëndësishën për shoqërinë e për kultin fetar. Pra, qenë edhe priftërinj. Doktria e tyre ishte mistike dhe sekrete, që nuk shkruhej, por përcillej, ashtu, brez pas brezi. Një shpellë e madhe druide është gjetur në malin Jahor, e ngjashme me një shpellë të tillë të gjetur në Francë.4

Por, ti kthehemi çështjes sonë të madhe poleolitikut dhe të shqyrtojmë ato gjetje të vjetra. Përderisa gjetjet e shpellës në Schwäbisches Alp, në Gjermani i kemi shqyrtuar më parë në ato pika që nuk janë thënë deri më sot, në vitin 2002, po i marrim gjetjet kolosale në Jugperëndim të Rumanisë, në Pestera cu Oase, të thënë shkurtimisht “Shpella e eshtrave”, të cilat janë 40`500 vjet p.e.s., ku shkencëtarët dhe arkeologët i kanë klasifikuar si “Oase-1” vetë nofullat e poshtme e eshtërat më të vjetra të njerëzve të Evropës.

Ky është Lisi i shenjtë i Jetës – i djegur nga pushtet e ndryshme – por i mbetur gjallë – në Kulmak të Skraparit, në Tomor të Shqipërisë – ku janë sot dervishlerët e Bektashinjëve

Ky zbulim hedhë dritë të re në studimet e poleolitikut në Evropë, në mes të lidhjes së Homo Sapiens dhe Homo Neandertaler, sikurse për rrugën e derdhjes së lumit Danub e drejtë burimit apo burimeve të tij në Gjermani, i cili është lumi i dytë më i gjatë nëpër Evropë. Nëpër këtë lum e ka zgjerimin e tij nëpër Evropë njeriu i parë, që prej Gadishullit Hemi, e cila do të thotë se është Gadishulli Ilirik, të cilin e ka bartur më së gjati nëpër kohëra, dhe të cilin e ndryshuan me të padrejtë në “Gadishullin Ballkanik”.

Të mos e harrojmë Arif Matin, i cili thotë më vonë se në qoftë se studiohet paleologjia e Evropës, atëherë qytetërimi i vjetër i ka rrjedhat prej shtratit të rrjedhave ballkano-danubiane e deri në egje5. Pra, kjo thënie e hedhë këtë pjesë të Evropës së gjërë si bazë të origjinës së njerëzimit, e jo në kontinentin e Afrikës, sepse Afrika ka qenë kontinenti më nxehtë rreth Ekuatorit e nuk e kishte bazën klimatike më të mirë sesa Gadishulli Ilirik, të cilit i kanë thënë shumë vonë, prej Kongresit të Berlinit, vetëm “Ballkan”.

Gjetjet arkeologjike në shpellën Pestera cu Oase e Rumanisë

Ka të dhëna të dukshme se Neandertaler dhe Homo Sapiens, më së voni, rreth 60`000 vite p.e.s. janë përzier, por trashëgimia njerëzore e gjeneratave të tjera nuk ka pasur mundësi që të tolerojë përzierjen e geneve të Neandertalerit6. Pas 20 gjeneratave të kësaj përzierje i kanë pranuar 3% të geneve të Neandertaler-it, dhe fosili “Oase-1”, e cila e tregon njeriun e viteve 40`000 p.e.s., ka marrur prej 6% deri në 9,4% të geneve të Neandertaler-it, të cilën na i tregojnë metodat e reja të matjes së DNA-së.

Kafka “Oase-2” dhe Nofulla e poshtme “Oase-1” janë shenja argumentuese dhe tipike se Homo Sapiens dhe Neandertaler janë dëshmi e përzierjes së tyre7. Se këto dy lloje të njeriut (Homo Sapiens dhe Neandertaler) i kanë të përziera DNA-të e tyre (pra, genet e tyre), nuk ka dyshim, madje prej vitit 100`000 p.e.s. e deri në 60`000 p.e.s.8 Kjo do të thotë shumëçka.

T`i marrim shkencëtarët e botës në pjesën e tyre dërmuese, të cilët ngulin këmbë se “Homo Sapiens ka ardhur prej Saharës së Afrikës, rreth 40`000 vite p.e.s”, e t`a krahasojmë të dhënën e paevitueshme se ai në Evropë është përzier rreth 100`000 viteve p.e.s. me rreth 9,4% të geneve, atëherë mbetet shumë e diskutueshme e dhëna e tyre, se “origjina e Homo Sapiens është prej Afrikës”, kur disa shkencëtarë të ri të Evropës pohojnë se trualli i lindjes është Evropa dhe Mesdheu, jo Afrika, sidomos jo trualli më i nxehtë Sahara e rrethi i Ekuatorit nëpër Afrikë, por edhe këtyre u duhen edhe më shumë gjurmë e argumente e gjetje të reja arkeologjike.
Syri i botës shkencore duhet të kthehet këndej, sepse bota njerëzore nuk ka bazë të përtërihet prej tokes së nxehtë. E vërteta është bindëse.

Gjetjet arkeologjike në Kroaci – hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Fosilet e gjetura në Pestera cu Oase, të thëna “Shpella e Eshtrave”, në Rumani, të djaloshit të gjetur aty rreth 20 vjeç, shihet se në Nofullën e po-shtme, të titulluar “Oase-1”, i mbanë në vetvete plot materiale të kollazhit të karbonit të skeletit (C-14 Metode). Këto fosile janë kështu prej kriteriumit të anatomisë moderne; janë fosile të një popullsie pioniere, të cilat, sigurisht e dëshmojnë lidhjen e Neandertaler-it të Evropës deri në 40`500 vite p.e.s.9

Konsiderohet se këta njerëz, në një përqindje të vogël, 60`000 vite p.e.s. deri në 43`000 vite p.e.s. gjatë emigrimit drejt Evropës së mesme me etërit e tyre arkaik të kësaj zone janë paruar (janë lidhur njëra me njëri–tjetrin)10.

Pikërisht, kjo çështje e madhe, i shtyu shkencëtarët e botës, me qëndrimet e njohura të tyre, prej Universitetit të Kopenhagës e deri në Univeristetin e Kalifornsë, që të shqyrtojnë këmbimin (parimin) e Njeriut Modern me Ne-andertaler, dhe a pason kjo gjë me gjeneratat më të vona, duke i përcjellë genet e tyre deri te stër-stër-gjyshi i tyre. Dihet se Neandertaler nuk ka pasur pas vitit 39`000 p.e.s. pasardhës të tjerë. Gjenetikët i kanë sot komplet genet, të ruajtura në DNA-Gene-Datenbank, në formën e sekuencës së geneve, prej Neandertaler deri te Njeriu Modern (Homo Sapiens Sapiens), rreth 40`000 vite p.e.s., dhe kanë mundësi të modelojnë përmes programeve speciale të njeriut modern, por mbeten me “karta të liga” nëpër duar, sepse në mes të popullatës së përzier, nga kalimi prej Homo Sapiens Sapiens deri te Neandertaler, dalin jashtë genet e kombinuara11.

Gërmimet arkeologjike të Kroacisë – në vendin e quajtur Vela Spina të Korçullës

Pas 20 generatave ka zbritur përqindja e geneve të përziera të Neanderta-ler-it me 3%. Prandaj thuhet se nuk mbetën pasardhës të Neandertalerit. Pra, u shuan pas vitit 39`000 p.e.s.12

Ajo që e ka tronditur shkencën botërore dhe gjermane, është një zbulim në Bullgarinë e sotme se njërëzimi e ka origjinën e vet prej gadishullit Ilirik, që i thonë prej Kongresit të Berlinit (1878) “Ballkan”, vetëm për të injoruar shqiptarët e sotëm, duke e ndërruar këtë emër të gadishullit, të banuar nga kohët e vjetra parahistorike, nga ilirianët-shqiptarët13, pra, prej Evropës Lindore, dhe jo aspak prej Afrikës, siç e ka “pasqyruar” shkenca moderne. Shumica e ekspertëve gjermanë për Evolucionin e Njeriut e Paleomjedisin (HEP), veçanërisht Ekipi Studimor, nga Qendra “Senckenberg”, e udhëhequr nga Madelaine Behne, janë të bindur se fosilet e vjetra; një fosile të poshtme dhe një dhëmb, të zbuluar në Bullgari, ish Traka ilire, siç e kanë theksuar njëanënshmërisht e totalisht me gjuhën latine “Graeco-pithecus”, gabimisht në të ashtuquajturës “Greqi”, e cila fare nuk ka ekzistuar, në “freybergi” e “macedoniensisi”.

Fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, qenia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç. Struktura e brendshme e tyre është arritur të shihet nëpërmes tomografisë kompjuterike. Shkencëtarët hedhin mendimin se ndarja e linjave të zhvilimit në mes të njerëzve prehistorikë e shimpanzeve ka ndodhur me të vërtetë në pjesën lindore të Detit Mesdhe14.

Fotografi e rrjedhës së Danubit nëpër Evropë

Pellazgo-Ilirët janë nga origjina e tyre prej Gadishullit Ilirik, Gadishullit Hemi apo Pellazgjik, pra Ballkanit, e jo prej Afrikës dhe Azisë, as prej Azisë së Vogël dhe mendmi i parë i njeriut ka lindur prej aty, pra Gadishulli Ilirik. E tërë bota shkencore ka humbur kohë që t`a kërkojnë origjinën e tyre “nga Afrika”, por JO nga mjedisi i jonë, nga Trakia ilire deri te Pellagonia.

Duke gjurmuar njeriun nëpërmes të arkeologjisë, kohët e fundit, kanë bërë bujë të madhe gjurmimet arkeologjike në ish-terrtorin e Ilirisë, në ishullin e Korçullës. Korçulla, së paku sa i përket parahistorisë, është njëri prej ishujve të hulumtur mesdhetar. Konsiderohet se njohuritë shkencore do të zgjeroheshin më vonë, në radhë të parë sa i përket “bashkëjetesës së dy popujve, ilirëve dhe grekërve”, siç e thonë ata, por duhet të mirret parasysh se kend e quajnë ata “grek” apo “helenë”, të cilët merren me këtë punë.

Në atë periudhë nuk ka pasur aspak “grek” e “helenë”, por kishte filluar të konvertohej gjuha e shkruar, që sot guhet “greke”, prej “graikove”, pra grave tona, dhe nuk mund të merret me mend sikur kanë eksistuar “dy popuj” të veçantë, por që “bashkëjetonin”. Jetonte së bashku vetëm i njëjti popull, i njëjti komb, edhe pse kishte gjuhë të pashkruar ilire, si psh. druditët ilirë, të cilët e linin brez mbas brezi gjuhën e tyre me gojë. “Gjuha e shkuar” me një “alfabet tjetër”, e shkruar me alfabetin fenikas, nuk erdhi rastësisht. Dihet se për herë të parë në botë me këtë alfabet është botuar Homeri.

Dhëmbët e djaloshit 20 vjeçar – në Pestera cu Oase
– të ruajtura në muzeumin e Senckenbergut – me numrin HPCR-UR-501-04

Këtë e kemi shpjeguar qindra herë. Ato fise që kanë jetuar nëpër terrorin e sotëm të Greqisë, janë quajtur “fise pellazge” ose “fise pellgase”. Në të vërtetë ato mund të quheshin fise pellgase, sepse qene rreth bregdetit.

Pra, në Vela Spila afër Korçulës janë gjetur mjaft dëshmi të jetës të cilat janë të kohës së gurit e deri në ate të bronzit. Mjaft gazeta ditore të mëdha dhe revista e media më të njohura, ndër to p.sh. e përditshmja amerikane “The New York Times” kanë raportuar e shkruar për këto gjëra të gjetura e të qeramikës, duke mos ditur shpeshherë t`i quajnë me emra origjinal, të cilat janë 17`000 e deri në 15`000 vjet para Krishtit (p.e.s.)15.

“Varreza të tilla në Adriatik deri më tani nuk kanë qenë të njohura, e me organizimin, dimensionet dhe ato që janë gjetur aty, paraqesin hyrjen e një kapitulli të ri për studimin e historisë së banorëve lokalë ilirë, me shekuj para Krishtit. Rezultatet e hulumtimeve i kanë tejkaluar të gjitha pritjet tona, sepse supozohej se varrosja ishte bërë në varreza monumentale me mure të thata, një plan afërisht rrethor me renditje blloqesh prej guri…”- thotë arkeologu kroat Dinko Radiç, i cili, së bashku me arkeologun tjetër, Igor Bozhiqin, i ka udhëhequr hulumtimet në këtë lokalitet, por nuk mendojnë drejtë për prejardhjen e “grekëve”. Pra, ideologjia diskriminuese i dërgon në lashtësi. Ilirët shpeshherë i konsiderojnë si banorë të rendit të dytë, veçmas në raport me “bashkëkohanikëve grekë”, siç thuhet në këtë shkrim. Hulumtimet e tyre në këtë lokalitet e dëshmojnë se roli i ilirëve ka qenë shumë më madh në këto hapësira të gjëra jetësore e politike16.

Këto zbulime po e ndryshojnë historinë botërore. Ne dimë se iliro-pellgasët e kanë zënë tërë Evropën deri në Babiloni e Lindje. Vendi tyre bazë ka qenë Gadishulli Ilirik: me Bullgarinë sotme, pra Thrakinë ilire; Maqedoninë e vjetër; Pellagoninë; Epirin; Shqipërinë; Serbinë e sotme, deri mbi Danub dhe tërë Rumaninë e sotme. Qytetërimin nëpër këto pjesë të origjinës së tyre nuk patën kurrsesi që ta sjellin “grekët”. Asnjëherë në histori nuk kanë eksistuar ata, pos nëpër revisionin e fundit të gjuhës, me 1000 të e.s.

Megjithëse ka plot gabime, po e nxjerrim një citat nga arkeologët kroat, në të cilin thuhet se varrezat e gjetura në ishullin e Korçullës nuk kanë qenë aspak të njohura. Ato sa i përket organizimit të tyre, dimensioneve të veta e të përmbajtjes së veçantë na paraqesin një gjetje të re të arkeologjisë për historinë e re të banorëve ilirik, prej 17`000 vjet e deri në 15`000 vjet p.e.s.17

Shkurt, po e cekim edhe një shkrim të dytë në Radio Kontakt, i cili vë në dukje se kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshën i arkeologëve kroat, në të cilin zbulimet për qytetërimin ilir janë mëse shqetësuese. Me këtë duhet të rishkruhet historia ilire; historia e Gadishullit Ilirik e jo sikurse i thonë “gadishulli Ballkanik”; dhe vetë historia e vërtetë e Evropës18.

Ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire. Ajo bie ndesh me bindjet e librat historik të botura si dhe me zbulimet arkeologjike të bëra deri më tani. Nuk do mend shumë që të dihet se çka e lë kulturën njerëzore me moshën e piramidave në Bosnjë, të cilat janë 20`000 vite p.e.s. apo më tepër. Ato janë piramidat më të lashta ilire në Botë dhe më të mëdha se Piramidat e Keopsit, në Egjipt, të prezentuara edhe me filma të bëra, siç ndodhi, të enjten, me 23 tetor 2014, nga specialisti i këtyre Piramidave Ilire, arkeologut Dr. Semir Osmanaga. Siç thuhet në Radio Kontakti, “kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 12 mijë vjet para qytetërimit botëror, dhe më shumë se 17 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik dhe që Europa e quan themel të qytetërimit të saj dhe të atij botëror, madje duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet19.

Për të mos u zgjatur më tëpër: janë të gabueshme librat e shkruara e të nisura nga gënjeshtrat “helene”, “pro selene”, “greke”, “evropiane” e botërore që “pellazgët dalin si popullsia më e vjetër e rruzullit tokësor, që ndërlidhet me origjinë e tyre nga Babilonia”, ndonëse i marrin “së bashku” assirianët dhe përmbytjen e madhe të përgjithshme në botë, e shohin në vitin 1707 p.e.s., pa e logaritur Piramindën Ilire në Bosnjë rreth 20`000 vjet p.e.s.20

Jo “populli pellazgjik”, por kombi ilir kanë shkuar deri në Babiloni dhe anasjelltas, e as nuk e kanë origjinën prej Babilonisë…

REFERENCA:

1. Shikoni edhe njëherë ndarjen e parahistorisë së Evropës, të Arif Matit, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 27.
2. Cituar nga po ajo vepër e Aref Mathieu (Arif Mati), prej faqeve 210-211.
3. Shikoni librin e tij „Geographia“, IV, 2, 4, sipas artikullit të punuar nga Fahri Xharra, „Shpella e Druidëve në ish tokat ilire“, me 14 korrik 2017, http://www.njekomb.com/?p=16720.
4. Shikoni po aty, në këtë artikull, të punuar nga Fahri Xharra.
5. Shikoni polemikën e Arif Matit në FB, të datës 26 gusht 2015-14 shtator 2015, me titull „Origjina e pellazgëve dhe shqiptarëve të sotëm“, në http://www.facebook.com/matheiu.aref?fref=nf.
6. Shikoni në faqen 54 të revistës apo organit elektronik, në „Anthropologie-Bild der Wissenchaft“, nr. 5/2016, apo http://www.wissenschaft.de.
7. Po aty, faqe 56.
8. Po aty, e njëjta faqe.
9. Shiko po aty, faqe 58.
10. Shiko, për të karahasuar këtë, në faqe 59, të asaj reviste.
11. Shiko po aty, faqe 60.
12. Po aty, faqe 63.
13. Shikoni Dr. Aleksandre Lambert, historiani zvicerian, “Shqiptarët drejtuan Evropën, ajo i mënjanoi qëllimisht”, në gazetën elektronike “KONICA.AL”, të datës 15 Korrik 2017, në http://konica.al/2017/07/historiani-zvicerian-shqiptaret-drejtuan-evropen-ajo-menjanoi-qellimisht/.
14. Shikoni studimin e gazetës elektronike „NacionalAlbania“, e datës 24 maj 2017, „Zbulimi tronditë shkencën: njerëzimi e ka origjinën nga „pellazgët“, nga Ballkani, e jo nga Afrika“, në
http://www.nacionalalbania.al/2017/05/zbulimi-trondite-shkencen-njerezimi-e-ka-origjinen-nga-pellazget-nga-ballkani-jo-nga-afrika/.
15. Shikoni për këto tërë shkrimin, të dhënë në gazetën elektronike “Shqipëria e jonë”, “Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve”, në https://shqiperiajone.blogspot.ch/2015/07/gjetjet-arkeologjike-ne-kroaci-hapin.html.
16. Po aty, në këtë shkrim.
17. Për më gjërësisht, shikoni përkundër konstatimeve „greke“, artikullin në gazetën elektronike “Një Komb”, “Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore”, të dates 2 gusht 2017, në http://www.njekomb.com/?p=22274.
18. Shikoni edhe shkrimin në Radio Kontakt, me titull „Zbulimet tronditëse për qytetërimin ilir, të injoruara nga akademitë dhe qeveritë shqiptarë”, të publikuar në http://radiokontakt.al/zbulimet-tronditese-per-qyteterimin-ilir-te-injoruara-nga-akademite-dhe-qeverite-shqiptare .
19. I njëjti shkrim i Radio Kontakt të Shqipërisë.
20. Shiko librin e Eqrem M. Zenelaj, „Pellazgët, ilirët, Shqiptarët/Historia e lashtësisë dhe e vazhdimësisë së një populli pro selenë”, Botimet Artini, Prishtinë, 2017, faqe 31.

Komentet janë mbyllur.