Dekadenca demokratike

0
986

Nga Skënder MULLIQI

Çdo dalje ne zgjedhje duhet kuptuar si një test të ri.Sikurse nxënësit që iu ipet rasti për të mos e humbur vitin. Edhe qytetarët e kan mundësin që të kuptojnë gabimet paraprake më rastin e dhënjës së votës partisë së caktuar politike. Secilën palë zgjedhje duhet shfrytëzuar që të bëhën kthesa pozitive, e jo të përseritën gabimat nga e kaluara. Si duket në Kosovë nuk po kuptohet si duhet rënja në provim, po përseritën ato gabime pas secilës palë të zgjedhjeve. Qytetetarët kurrë deri më sot nuk e morën hisën që u takojë dhe nuk e morën atë që u është premtuar gjatë fushatave elekotorale.

Po i paguajnë shumë shtrenjë gabimet të cilët i kanë bërë duke i votuar ata njerëz të cilët gjatë këtyre viteve nuk u treguan të zotët për shtetndërtim, nuk u treguan të aftë dhe as nuk treguan interesim që të punojnë ndërshmerisht. Është satisfaksion i keq të presesh që mbas qdo katër vitësh të bëhët mirë. Ky është ngushëllmi më i keq i mundshem politik. Kur përseritën budallakinat, nuk kemi së si të justifikohemi për lëshimet dhe për dështimet e mëdha të cilat i bëjmë vet. Duke vajtuar nuk riparohen gjerat, por ato riparohen duke punuar dhe dukë pasur shumë kujdes së kënd e legjitimojmë në zgjedhje.

Sigurisht së është shumë vështirë të jesh njeri i politikës. Në Kosovë profesioni i politikanit është kuptuar si diqka që qitët në ankand public, duke përjashtuar këtu talentin, zotësinë, përgatitjën profesionale, përgjegjësinë dhe moralin politik. Më së keqi është kur e humbim besimin, askush me nuk po e bëson kujt. Kjo elitë politike kan qenë osë janë shëndrruar në turmë bazhibuzukësh, janë shëndrruar në rrenacak dhe mashtrues të cilët pa fije turpi po abuzojnë më të mirat shoqërore. Sot, në këtë dekadencë demokratike, gjithëqka është shëndrruar në interes, gjithqka mund të arrish vetëm nese je i fortë materjalisht dhe nese je kontrabandist.

Ata të cilët po arrijnë në pozita të larta pushtetare, nuk po interesohen për asgjë që ka të bëjë në të mirën e qytetarave. Teatri ynë politikë është bërë i shëmtuar nga këta shëmtana të politikëbërjës. Po luajnë në skenë gjithëfarë diletantësh politike të cilët sigurisht se vendin e kan krejt diku tjetër. Na janë bërë ministra, deputetë, qeveritarë njerëzit të cilët po thirrën në dofarë meritash, e që nuk e kan takatin për një punë të tillë. Po si është bërë e mundur që kemi rënë në këtë deregje kaq të keqe, kur Kosova ka shumë intelektualë të cilët i kanë të gjitha mundësitë që proceset demokratike dhe proceset zhvillimore ti qojnë përpara?

Si ka mundësi të na ndodhë gjithë ky mos unitet edhe kur bëhët fjalë për çështje vitale nacionale? Si ka mundësi që mos të gjejnë gjuhë të përbashkët kjo elitë politike në pushtet, kur bëhët fjalë për fatin e Kosovës ? Kjo është turpi ynë që nuk falët. Mëzi kemi arritur lirinë dhe pavarësinë më sakrifica të mëdha njerëzore e materjale historikisht, e sot po luajmë keq më fatin tonë. Kur jemi unik dhe kemi unitet qdo pengesë sado e madhe edhe mund të kapërcehet. Diskriminimi në punësim dhe në shumë qka tjetër ka arritur përmasa shqetësuese. Njerëzit e fuqishem të politikës dhe nëntoka po e kontrollojnë sot Kosovën.

Nuk ka gjë më tragjike së kur njeriu e kap droja së në Kosovë vetëm gjëra të keqija mund të ndodhin. Po kalojmë nepër labirinte të pushetarëve, e dihet së çfarë janë ato. Këta lartë në pushtet janë bërë miqë dhe shokë më njeri- tjetrin së në pyetje janë ruajtja e interesave te ndërsjella. Të tjerët po i shohin si armiqë, dhe nuk ngurrojnë ti rrënojnë. Shtrohet pyetja. E kujtë është qeveria dhe parlamenti në të cilët ulën njerëzit dyftyrësh ? A ka gjë me e keqe kur njerëzit shikohen dhe veprojnë sikur të ishin armiqë e jo njerëz të një gjaku.

Po thuaj sot gjithëqka po funksionon mbrapsht, e më së keqi po funksionon politika…Ne politikë gjithëqka e ka strukturën ideologjike me ide të ndryshme. Kemi ideologji të të drejtave dhe lirive elementare njerëzore, kemi ideologjinë demokratike, ideologjine liberale, ideologjinë globale, ideologjinë nacionaliste… Të gjitha këto po shërbëjnë si opium për të krijuar përqarje në popull. Politika pa ideologji është treguar si politikë pa moral dhe si politikë pa vlera…