Zhgënjimi nga Perëndimi i liderve shqiptarë…

0
1558
Spartak Ngjela

Në këto 27 vjet, Shqipëria me mentalitet komunisto-islamiko-turqelik, u nis drejt Perëndimit, por dështoi në përpjekjet e saj integruese e zhvilluese, më shumë nga mentaliteti turqeliuko-islamik, se sa ai komunist. Për të vërtetuar këtë i referohemi dy gjërave, në njërën anë shohim se komunizmi nuk i pengoi psh. Bullgarinë e Rumaninë të integrohen, as Slloveninë e Kroacinë, dhe në anën tjetër mbaj mend se Le Bon thoshte që muslimanët nuk mund të integrohen në Perëndim, pasi ata nuk e kuptojnë atë, për ta imituar…

Në librin e tij “Ardhja e Kalifatit Ballkanik”, gazetari amerikan Christopher Deliso (http://www.fjala.info/deliso-berisha-dhe-gazidede-i-hapen-portat-islamit-vahabist-ne-shqiperi/) sqaron se si Berisha e Gazidede e futën Shqipërinë në Konferencën Islamike, pasi ishin zhgënjyer nga Perëndimi. Drejtuesit e shtetit shqiptar – disa lypësa modernë, që rrinë duke lypur para në Perëndim në çdo rast të mundshëm, mbushin xhepat e tyre dhe i shesin pordhë popullit të varfër shqiptar, të cilin e kontrollojnë me oligarkinë e tyre, që po i merr frymën këtij vendi.

Në këtë orientim të gabuar e irracional, ata as ka dyshim se zhgënjehen, pasi ata nuk e njohin Perëndimin, për ta imituar atë, dhe pasi marrin sa marrin, Perëndimi ia mbyllë dyert kësaj priirjeje irracionbale e të paarsyeshme, ata pastaj i drejtohen si-vëllezërve të tyre të Lindjes për ndihmë, për të lypur, e konkretisht, Turqisë dhe vendeve islame arabe. Këta të fundit janë edhe më të mësuar me dhënien e ryshfetit, për të arritur qëllimet e tyre në trojet e shqipes, neo-osmaniszmin e islamizimin e trojeve shqiptare…

Kështu edhe arabët i patën premtuar Saliut investime në Shqipëri, në këmbim të shtëpive saude, por investimet turko-arabe nuk po i shohim edhe aq, më shumë na bien në sy në trojet shqiptare numri i lartë i xhamive për frymë popullsie, i financuar nga Turqia dhe vendet arabe. Kështu që kur nuk ke para si shtet dhe nuk punon si duhet, vasalizohesh nga liderët pa karakter e të papërgjegjshëm, që synojnë vetëm të mbushin xhepat e tyre, synojnë pushtetin për të vjedhë shtetin…

Tani ky shtet duhet mbajtur, gjë nuk prodhon tash 27 vjet, qeshin e shajnë Enverin e për vete s’e bëjnë një mut, vetëm vjedhin nga i pari zyrtar deri te i fundit, e kështu shteti nuk bëhet. Dhe kjo e bën edhe KM e fundit, Edi Rama, ti varë shpresat e shpëtimit tek pushtuesi jonë e i dikurshëm, e te diktatori Erdogan, të cilit Evropa ia ka mbyllë dyert.

Ky orientim turqelik i joni na dëmton në dy plane, e para, ne nuk ecim me zhvillimin Perëndimor, se duke u marrë me Turqinë, ajo do të shohë interesat turke në trojet shqiptare dhe avancon axhendën e tij neo-osmane. Dhe e dyta, kjo na shkëput edhe më shumë me Perëndimin dhe integrimin Evropian. Nuk ka edhe… edhe… Ka ose… ose. Nëse ne kultivojmë islamin e marrëdhënie të tilla vasaliteti me Turqinë, ne mbesim të varfër e të prapambetur nën influencën turke, të paaftë për të ndjekur zhvillimin e integrimin evropian. Ne mbesim një shtet musliman, e jo Evropian.

/Arben Çokaj

Spartak Ngjela

Kryeministri Rama fton për një vizitë miqësore në Shqipëri Presidentin turk Erdogan.
Menjëherë Presidenti turk e pranoi ftesën dhe mendon që të vijë në Shqipëri në datën 25 shtator.

Rama ndërkohë duket shumë entuziast, sepse mendon të marrë një shumë të majme nga Presidenti turk, për rolin që ka marrë me inisiativën e tij për të vendosur otomanizmin në Shqipëri, sidomos pas gjestit kuptimplot të mbulimit të monumentit të Gjergj Katriotit.

Po ta sigurojë këtë shumë, Rama e kapërcen embargon që i ka vënë Merkeli për reformën, dhe me Saliun e bllokon reformën në drejtësi.
I gëzuar emocionalisht, Rama mblodhi menjëherë qeverinë e re, dhe kërkoi që, me rastin e vizitës së Presidentit turk, qeveria e tij duhet të ndërronte veshjen, e cila duhej t’i përshtatej modës së veshjes osmane.
Në takim ishte edhe myftiu i Kavajës, si ekspert i çallmës, brekushes dhe çitjanes.

Tre ditë përpara ai ua kishte bërë të qartë ministrave të tij veshjen, një nga një, dhe, tani pas tre ditësh, të gjithë ishin të gatshëm të paraqiteshin me rrobat osmane te zyra e tij e stërmadhe.
Stilin e brekusheve dhe çitjaneve Rama e kishte bërë vetë në copa letre.

Njoftohet se:
Sot, në datë 9 shtator, në ora njëmbëdhjetë të paradites, të gjithë ministrat ishin prezent me veshjet e reja. Nga qeveria ende në detyrë merrte pjësë vetëm Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.

Ministrat hynë me rradhë:
E para u duk Olta Xhaçka, me një palë çitjane të zeza me refleks, që mendohet se ia ka zgjedhë vetë kryeministri.
Ajo kishte veshur edhe një bluzë si xhamadan mbi çitjane, dhe një shami tyli ngjyrë qiellore në kokë.
Dukej e gëzuar, se kryeministri e priti me buzëqeshje. Kishte veshur dhe një palë atlete të kuqe. Të parën gjë që pa kryeministri, ishin atletet dhe çitjanet. I shkonin shumë.

Po si e ka katandisur kështu këtë budallaqe ky?”; mendoi Mimi Kodheli, por nuk e bëri veten, kur Olta i dha dorën me një gjest superior të kokës.

Pas Oltës hynë të gjithë me radhë: burrat me brekushe dhe atlete të zeza, dhe gratë me çitjane dhe me atlete ngjyra-ngjyra.
Me brekushe kafe tepër të gjera dhe më një brez leshi të kuq me vija të zeza ishte i veshur edhe kryeministri. Stilisti turk i ka thënë Ramës: “duhet të lësh mustaqe të mëdha, se e ke buzën e sipërme të gjerë si ne turqit”.

Me brekushe ishte veshur edhe Endri Fuga, por sikur e nxirrnin shumë të shkurtër, dhe kjo e mërziti ca kryeministrin. Por që i kaloi shpejt, se nuk e kishte për vete këtë paradë, por për Erdoganin.
Olta befas e ndërroi shaminë e tylit, dhe hodhi mbi kokë një shami tjetër të mëndafshtë, që e lidhi pak poshtë mjekrës.
“Edhe kjo i duhej kësaj tyryfyles” – tha me vete Mimi Kodheli.

Por, më bukur brekushet i rrinin Damjan Gjiknurit, i cili ishte i mërzitur, dhe në fakt, ia shprehu hapur kryeministrit pakënaqësinë. “Kujdes! Se ke miliona Damian”, i tha kryeministri gjithë inat, dhe shtoi: “Duhen mbrojtur”.
Çuditërisht Fatmir Xhafa nuk ishte veshur me brekushe, dhe po kështu as Gramoz Ruçi; por Rama nuk e bëri veten kur i pa, sepse e dinte që i kishte kundër. “M’i kanë kapur amerikanët këta”, tha, dhe e hoqi vështrimin prej tyre.

Gjithë elegance i rrinin çitjanet dhe atletet zëvendes kryeministres. Edhe kjo shkelqente nga gëzimi dhe këndonte me pak zë një këngë turke, por ishte pa shaminë e kokës. “Ku e ke shaminë ti?” – e pyeti Rama, dhe ajo e mërzitur i tha se ende nuk ia kishte sjellë robaqepsia e kryeministrisë.

Rama kishte sjellë nga Stambolli pesë rrobaqepësa turq, që të pestë barkalecë dhe me mustaqe. Njëri i ngjante shumë myftiut të Kavajës, sikur të ishte binjak me të.
Kjo provon se myftiu qënka turk”, tha Mimi.
Mos shaj myftiun, ti plehrë!” – tha Rama se e dëgjoi.

Kurse Olta po fliste në telefon me rrobaqepësin turk, që po i shihte nga kamera dhe po i bënte komplimente.
Niko Peleshit i rrinin shumë mirë brekushet, se i shkonin me mustaqet alla turka. Ngjante mu si një osmanlli i vogël. Rrobaqepësi turk nuk ia ndante sytë.

Por kryeministri ishte ende në dilemë si ta shkruante në kartvizitën e ministreve: Zonjë, apo Hanëm? Ai donte “hanëm”, por e kishte shtyrë. “Do të vijë koha”, tha, dhe u qetësua.

Duhet të keni parasysh një gjë esenciale” – iu tha me zë të lartë Rama, kur filloi fjalimin e tij:
Atletet dhe brekushet dhe çitjanet duhet të mos hiqen fare nga trupi, a ka mundësi që të flini me to derisa të mësoheni!
Ministrat dhe ministret duartrokitën gjatë, për disa minuta.
Rroftë Taip Rexhep Qerim Mahmut Erdogani – bërtiti njëri befas nga dhoma, dhe të gjithë duartrokitën sërish. Gjatë, madje shumë gjatë, duartrokiti edhe kryeministri.

Mimi u habit se e njohu atë që bërtiti: ishte roja kryesore e kryeministrit. Të gjithë shprehën një gëzim të madh, kurse guzhinjeri turk, nga gëzimi, përqafoi me radhe Oltën dhe zevendës kryeministren.
Ramën nuk e mbante vendi se nuk po i vinin të tjerët. Pa nje herë me inat nga Ruçi dhe Xhafa, por nuk e bëri veten.
Ramës ndërkohë i ra telefoni. “Qënka Basha”, tha Mimi me vete, se ishte shumë pranë tij dhe e njohu nga zëri.

Taipi vjen në datën 25”, i tha Rama, “thuaji dhe Saliut”. Dhe e mbylli telefonin dhe pa gjithë inat nga Mimi. Kurse Mimi nuk e vuri re se po shihte nga Gramoz Ruçi. “Që tani e ka marrë paraqitjen si kryetar partie ky”, mendoi Mimi kur e pa Ruçin që rrinte me duar në xhep dhe shihte me qesëndi. “Njeri normal, tha pas pak, di të komunikojë dhe jo si ky halldupi ynë që nuk ka lidhje fare me token.”

Mimi rrinte si e shokuar, prandaj shihte sa andej këndej; por mendja i shkoi te Saliu dhe Basha, që do gëzoheshin. Qeshi dhe Mimi me një lloj ironie, se në mëngjes ishte takuar me përfaqësues të lartë të Pentagonit.

Pastaj Mimi kërkoi me sy për Koçon. “Ku e ka Koçon ky?”, pyeti me vete, dhe u kujtua që Koçoja ishte në Moskë.
Por shpejt u kujtua gjithashtu kur mendoi: “le që bashkë do jenë, në një apartament të katër: Saliu, Koçoja, Basha dhe ky yni”, tha, dhe iu kujtua se Koçon do e kthenin në guzhinjer, që t’iu shërbente të treve.

Do të kalojnë mirë”, tha me pak zë Mimi, kur të gjithë po vazhdonin duartrokitjet e gjata për Taipin.