Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Islamizmi si një ideologji politike nuk përputhet me vlerat shqiptare dhe Perëndimore. Islamizmi është një ideologji politike që synon drejtimin (udhëheqjen) e shoqërisë sipas Islamit. Islamikët dëshirojnë që Islami mos të jetë vetëm një fe që është për t’u besuar dhe praktikuar nga myslimanët, por edhe një Sistem Politik dhe një Ligj (i Sheriatit). Pasuesit e tij besojnë dhe shpresojnë se duhet të miratohet dhe zbatohet me të mirë apo me të keq, në gjithë rruzullin tokësor, përfshirë Shqipërinë.
* * *
Shqiptar! Shërbeji, mbroje dhe duaje Atdheun si shqipja folenë! Ti nuk mund t`i shkosh në ndihmë Perëndisë. Zoti nuk ka nevojë për
mbrojtje.
Shqipëria (brenda dhe jashtë murit të arbrit) nuk është shtet mysliman por laik. Kjo domosdoshmërish të respektohet nga të gjithë, kujt nuk i pëlqen kjo le të shporet prej tokave tona.
Në këto dy-tre dekadat e fundit, Evropa, nëpërmjet emigracionit joligjor nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë, importoi edhe kulturën dhe traditat e tyre, mikrobin vdekjeprurës: Islamin politik-vehabist-safalist. Mjerisht kjo ka arritur edhe në trojet arbërore, dhe nëse nuk e luftojmë pa-kompromis me të gjitha mjetet, do të vdesim gradualisht, si Komb dhe Shqipëri. Besimtarët shqiptarë mysliman deri para 15 viteve e kanë praktikuar fenë e tyre ashtu siç e kërkon pozita gjeostrategjike, kontinenti Evropian, zakoni, kultura, gjuha, gjaku, tradita jonë. Devijime nga kjo nuk do të lejojmë.
* * *
Papajtueshmëria (mospërputhja) e Islamit në fjalë dhe sistemeve jo-islamike qëndron në mënyrë të vendosur. Nuk ka paqe as bashkëjetesë ndërmjet “fesë islame” dhe institucioneve sociale dhe politike jo-islamike. Duke filluar nga e drejta që vet ta rregulloje botën e saj, Islami në mënyrë të qartë përjashton të drejtën dhe mundësinë e veprimit të çdo ideologjie të huaj në territorin e vet. Për këtë arsye, nuk ka parim laik, dhe shteti duhet të jetë një shprehje dhe që mbështet konceptet morale të fesë.
* * *
Islamizimi zakonisht ka të bëjë për gjëra të vogla. Pak këtu dhe pak atje. Për shumë shqiptarë është e vështirë për të parë se kjo përbën kërcënim vdekjeprurës. Ata nuk janë në gjendje për të parë se shoqëria shqiptare gradualisht është duke u ndryshuar, ecën drejtë greminës. Dhe kjo është pikërisht për shkak të të gjitha këtyre “gjërave të vogla”.
Kjo ndodhë sepse qeveritë e korruptuara kriminele të shtetit amë dhe Kosovës, të paguara nga arabët, turqit, serbët, grekët dhe rusët dashakeqës, nuk dëshirojnë ta kontrollojnë dhe pengojnë zhvillimin degjenerues sepse ashtu si ne, ata janë zvarritur në rrymën e nënujshme të Islamit të importuar që “Gjithmonë dëshiron të ketë pak më shumë Islam.”
* * *
Po citoj një bashkëkombës:
https://www.youtube.com/watch?v=-TCZ57Nbh9g
“Në emision akti i mbulimit të Monumentit të Gjergj Kastriotit u trajtua si diçka e rastit, pa ndonjë qëllim të keq, thjesht si diçka që arriti e ndodhi. JO! Ai ishte një VEPRIM I PARAMENDUAR! i islamizmit në ofensivë. Ishte vetëm hapi i parë i një procesi prej disa hapash me një qëllim final në fund: – sivjet ia vëmë mbulesën disa metra larg, – vitin tjetër ia vëmë më afër, – vitin tjetër e mbulojmë. Hapi i fundit: e heqim fare nga sheshi! Po sjell thënien e një antifashisti çek (Julius Fuiçik) të Luftës së Dytë Botërore: NJERËZ, JU DUA. JINI VIGJILENTË! Këtë shprehje ai e tha para 80 vjetësh dhe i paralajmëronte njerëzit për nazizmin. Sot kemi një fashizëm të ri që kërcënon Shqipërinë dhe shqiptarët: ISLAMIZMIN.”
* * *
Koncepti i sekularizmit i referohet një doktrinë moderne politike apo ideologjie që thekson një ndarje totale në mes të shtetit dhe fesë. Kjo do të thotë se besimet apo bindjet fetare të shtetasit janë vetëm një çështje private.
Në një vend laik (sekular) siç është Shqipëria, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Pra çështje private e individit, ku gjithmonë Kombi renditet para fesë. Kemi shumë fe, megjithatë më përpara jemi shqiptarë. Vlerat e feve në të cilat besojmë duhet të jenë në lidhje me bindjet personale, jo për standardet se çfarë është një njeri. Vlerat shqiptare (evropiane) duhet të ndjekin këtë trashëgimi kulturore, ku gjithmonë ka qenë e promovuar shkenca, liria dhe vetë-zhvillimi.
Kultura shqiptare domosdoshmërish të bëjë një dallim shumë të qartë mes besimit (fesë) dhe politikës, dhe vlerat e saja të jenë të njëjta, si për burrat ashtu edhe për gratë. Jo t`u jepet prioritet (përparësi) burrave.
* * *
Shumë njerëz ndjehen se terrori vazhdimisht afrohet gjithnjë e më tepër. Ka mijëra islamik të dhunshëm në Evropë, disa prej tyre edhe në trojet shqiptare. Prandaj aktualisht këto diskutime zhvillohen në shumë vende, Perëndimi zgjohet.
Islamikët do të humbin shumë keq. Historia na ka treguar se ideologjitë shtypëse dhe totalitare janë mposhtur.
Ne vazhdimisht shohim se evropianë të pafajshëm vriten kudo. Në vend të përjetojnë kënaqësi nga jeta, përjetojnë makth nga forca të importuara nga Lindja e Mesme dhe Afrika që asgjë nuk kanë çka të kërkojnë në Evropë dhe Shqipëri.
Nuk ka rëndësi se sa i dënojmë ne sulmet terroriste dhe këtë ekstremizëm islamik. Nuk ndihmon asgjë që politikanët impotent evropian e dënojnë sulmin pas sulmit, kjo ndodhë përsëri gjatë gjithë kohës. Njerëzit në shumë vende të Evropës jetojnë në frikë për forcat që duan t`i shkatërrojnë shoqëritë tona.
* * *
Ne domosdoshmërish t`i luftojmë këto kanosje dhe qëndrime. Ajo duhet të bëhet më tepër përmes komuniteteve fetare të shqiptarëve mysliman, duke filluar nga hoxhallarët, të cilët duhet ta udhëheqin këtë luftë. Unë besoj që disa hoxhallarë e bëjnë këtë, dhe kjo është e rëndësishme. Megjithatë, shumë të tjerë jo vetëm që janë indiferent ndaj kësaj, por pasi janë të paguar nga armiku, edhe janë të zhytur në këto pisllëqe barbare antishqiptare duke keqpërdorur objektet fetare për tjetërsimin e shqiptarëve mysliman në turq e arab, shkombëtarizimin e Kombit dhe shkatërrimin e Atdheut.
Siguria jonë gjithëkombëtare është nën sulm. Vlerat mbi të cilat është themeluar Kombi dhe Atdheu (Shqipëria natyrale) janë nën sulm. Me synim të zëvendësimit të tyre me “vlerat” e importuara nga Lindja Mesme, Afrika, Azia, Turqia, për shembull incestet: martesat mes djemve dhe vajzave të tezes, mixhës, hallës, dajës.
* * *
Në civilizimet perëndimore popullsia jeton në liri, liria për të besuar dhe praktikuar atë fe që ju dëshironi, ose të mos besoni fare. Liria për shprehje të lirë. Liria për gratë për të vendosur mbi jetën e tyre, rrobat e tyre dhe me cilin do të martohet. Liria për të zgjedhur politikanët që ne duam të na përfaqësojnë. Liria për të bërë atë që ju dëshironi, nëse kjo është e ligjshme, pa iu nënshtruar kërcënimeve apo dhunës.
Edhe një herë ne kemi vërejtur se terrorizmi islamik përhapet në një Evropë që ka humbur besimin dhe krenarinë në identitetin e vet, ka përfunduar duke urryer vetveten dhe duke u dhanë armiqve të tyre të brendshëm (të importuar), atë që u takon qytetarëve të saj.
* * *
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka ujq në veshje të deleve. Njerëz të rëndësishëm që thonë një gjë zyrtarisht, dhe krejt tjetër, kur ata flasin me sektin e tyre dhe në shtëpi.
Shqipëria kurrë nuk do të lejojë që të ashtuquajturat “Ligjet Islame” (Sheriati) të vihen mbi ligjet shqiptare civilizuese evropiane.
Për të luftuar ekstremizmin domosdoshmërish t`i lajmë llogaritë me vlerat e papajtueshme për të jetuar një jetë të lirë: mos-respekti për besimet e tjetrit, ndalimi i shprehjes së lirë dhe represionit ndaj grave. Sidomos na duhet qërim hesapesh me tradhtarët e vendit.
* * *
Unë gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç kam thënë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar.
E përsëris. Feja do të bëhet më pak stimul për betejën dhe luftën mbi definicionin e së drejtës – nëse ne vendosim që ajo që është e përbashkët, shtetërore, publike, të mos i përkas një besimi të caktuar, praktikisht të respektojmë qëndrimet e programeve politike të Rilindësve për ndarjen totale të Kishës nga Shteti dhe të Shkollës nga Feja.