Nga Skënder MULLIQI
Njeriu gjatë jetës mund të përjeton gjera të lumtura dhe të hidhura. Vetë jeta mund të na sjellë të pa pritura si për të mirë ashtu edhe për të keq. Shpesh i kam ndëgjuar pleqët duke thënë “Shtatë ditë java i ka gjashtë idhnim e një sefa”. Vërtetë edhe ashtu është. Secili prej nesh ka përjetime të ndryshme gjatë jetës. Përjetimet e këqija na bëjnë shpesh të qajmë, kurse përjetimet e gëzueshme na bëjnë të qeshim.Por sigurisht së njeriu gjatë jetës më shumë përjeton gjera që nuk e bëjnë atë shumë të lumtuar.
Përjetimi dhe dhembja për secilin njeri janë atëherë kur ai humbë më të dashurin ose më të dashurit e vet. Kur dikush i humb prindërit, është përjetim i rëndë, ose kur dikush përjeton humbjen e ndonjërit nga fëmijët e vet. Në luftën e fundit në Kosovë, njerëzit paten përjetime shumë të rënda. Shumë kush ka mbetur pa më të dashurit e vet. Kemi shumë familje të cilat kan përjetuar t’i humbin gadi krejt anëtarët e familjës nga shovenistët serb.
Natyrisht së këto janë përjetime tepër të rënda për secilin njeri. Janë përjetime që vështirë është të parëballohen fizikisht dhe psiqikisht. Njeriu në këto situata edhe nese mbetet me mend, sigurisht së mbetet i traumatziuar gjithë jetën.Ne të gjitha rastët e dhermbshurisë së madhe njeriut i rrjedhin lotët .Lotët janë edhe shlirim shpirtëror dhe emocional.
Para pak ditësh kemi qenë dëshmitarë kur presidentit Obama i rrjedhin lotën, se nuk kishte arritur ta jetëson ligjin për armëmbajtje. Dihet së armëmbajtjet po sjellin viktima të pafajshme njerëzore anëkënd botës, ashtu edhe në Amerikë. Ka shumë njerëz të traumatizuar, por edhe njerëz të tillë që përmes vrasjeve dëshirojnë të dalin në qendër të vëmendjes, ose edhe në pamundësi që të gjejnë formë të afirmimit përmes prefesionit të preferuar, vrasin njerëz në rrugë ose shkolla për të dalë nga anonimiteti.
Lotët e presidentit atë ditë ishin te vërteta, ishin lotët e dhembshurisë, edhe për faktin së të dhembshme janë edhe vrasjët e nxënsëve nepër shkolla e çdo vrasje tjeter e tillë. Nuk ka gjë me vëshirë kur qajmë jashta vullnetit tonë.Kjo është madhështia e burrshtetasve të medhenjë të cilët funksionin e lartë shtetëror e lidhin me hallet dhe problemet e popullit të vet. Kjo nuk vlen për secilin burrështetas sot në botë, nuk vlenë për secilin vend, sepse shtetet ndryshojnë në bazë të sistemit të cilin e kan instaluar, dhe kush udhëheq më këto shtete.
Ne Ballkan për dallim nga shtetet tjera të Evropës ku demomkracia dhe vetëdija ka një stadë tjeter zhvillimor, po kemi udhëheqës të shetit, të cilët kan ardhur aty pa një përgatitje të cilën e kërkon politika si profesion fisnik, moral dhe përgjegjësi politike si komponente shtesë. Në Kosovë po ballafaqohemi më njerëz të cilët janë instalu në krye të shtetit, por të cilët pak i kan tiparët e një burrshtetasi të vërtetë. Këta janë më shumë një turmë politikanucësh, e asgjë më shumë. Kur Obamës i rrjedhin lotët për një gjë e cila tek ne nuk don të thotë bash asgjë, në krahasim më ndodhitë e përjetuara gjatë këtyre viteve. Kemi pasur vrasje me bollëk, dhe zbardhje të këtyre vrasjeve më pakicë.
Kemi armë me bollëk të cilat paraqesin rrezik permanent për çdo shoqëri demokratke. Të gjitha këto dhe shumë dukuri tjera negative shumë pak iu kan ineteresuar këtyre duhëheqësve tanë. E mos të flasim që ndokujt nga strukturat tona të shtetit i shkojnë lotët kur në shtetin e tyre shumë çka nuk po shkon hiq mirë. Obama ishte dashur të jetë shembulli më mirë, së si duhet kombi dhe shteti. Së si një president është përfaqësuesi më i denjë i interesave të popullitt të vet…
Shënim: Lotët e Obamës, si lotët e Dr. Shefqet Krasniqit