Klaudia Kallollari: Pasqyrimi i shpirtit nëpërmjet fotografisë

0
1904

Klaudia Kallollari që në moshë të vogël ka qenë e apasionuar pas vizatimit, veçanërisht ndaj dizenjimit të veshjeve, fashion designer e më vonë edhe ndaj fushës së fotografisë. Fotografon natyrën dhe landscape të vendeve që frequenton, portrete, foto të jetës së përditshme, por ka dhe një dëshirë të madhe ndaj fotografive “Fashion”, e cila e mundëson të lidh bashkë dy pasionet e saj më të mëdha: fotografisë dhë dizajnit.

Klaudia Kallollari, ka lindur në 16.12.1990 në qytetin e Fierit, në të cilën ka kaluar dhe fëmijërinë e saj dhe ka frekuentuar shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në moshën 15 vjeçare u transferua me familjen në qytetin e Tiranës, ku ka kryer gjimnazin të shkolla e mesme e përgjithshme “Arben Broci”. Në vitin 2014 Klaudia ka përfunduar studimet në Master Shkencor “Kimi Industriale Mjedisore” dhe prej afërsisht 1 viti punon si inxhiniere kimiste dhe mjedisi.

Sapo kam ndjekur një kurs 3 mujor për fotografinë në studio dhe terren të organizuar nga Agjensia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica.

Intervista me Klaudia Fallollari
Bisedoi: Ermira Babamusta

Na trego pak për veten tuaj, fëmijërinë dhe fillimet në profesionin tuaj si fotograf?

Klaudia Kallollari: Quhem Klaudia Kallollari, jam 26 vjeçe dhe kam lindur në qytetin e Fierit, ku dhe kam kaluar fëmijërinë time, e cila ka qënë një fëmijëri e thjeshtë, e mbushur me momente të lumtura e kujtime të bukura, midis tyre do veçoja lojërat me moshatarët e mi. Në moshën 15 vjeçare jam zhvendosur me familjen në qytetin e Tiranës, ku dhe kam përfunduar gjimnazin e më pas kam ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyres, Universiteti i Tiranës.

Fotografia për mua ka qënë një ndër pasionet e herëshme, i cili ka ardhur duke u rritur, veçanërsisht pas moshës 18 vjeçare.

Me çfarë projekti po merreni tani?

Klaudia Kallollari: Aktualisht më së shumti jam përqëndruar në punën si inxhiniere kimiste dhe mjedisi për të cilën kam mbaruar studimet, por pa lënë pas dore pasionin për fotografinë, pasi në muajin gusht sapo përfundova një kurs fotografie, të organizuar nga agjensia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica.

Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju?

Klaudia Kallollari: Arti për mua është pasion, të cilin unë e kam shprehur në forma të ndryshme si: pikturë, fashion designer dhe fotografisë. Por fotografia përfaqëson formën më të gjallë të të shprehurit të këtij pasioni, e të të shfaqurit të përjetimeve dhe të botës së brendshme të secilit prej nesh. Një fotografi “flet”, “na rrefen”, ndaj mjafton ta dish ta dëgjosh e ta kuptosh.

Me çfarë lloj fotografie meresh?

Klaudia Kallollari: Përgithësisht pak nga të gjitha: portrait, landscape ose natyre (një gjener shumë i dashur për mua), fotografimi i kafshëve, ku si protagoniste kësaj lloj fotografie është macja ime Aria, si dhe fotografimi i jetës së përditshme, pra street photography.

Çfarë ju jep frymëzim në punën tuaj?

Klaudia Kallollari: Dëshira për të kapur momentin dhe për ta transmetuar te shikuesi. Përgjithësisht preferoj që fotot e mija të kenë ngjyra, gjallëri, të transmetojnë jetë, por jam dhe një adhuruese e fotografisë Bardh e Zi, pasi e shof si një pasqyrim të shpirtit.

Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë?

Klaudia Kallollari: Deri tani më së shumti kam fotografuar portrete, natyrë ose landscape si dhe jetën e përditshme, kam kapur momentin e duhur në çastin e duhur. Por për më tej kam dëshirë të merrem edhe me fotografi me tematikë Fashion ose Beauty, fushë që lidhet ngushtë dhe me pasionin tim për pikturën dhe fashion designer.

A planifikoni ndonjë galeri shou në të ardhme dhe cilat galeri /tema keni organizuar më përpara nëse po?

Klaudia Kallollari: Momentalisht jam duke planifikuar të ndjekë studime të mëtejshme rreth fotografisë e artit, ndoshta në të ardhmen kam dëshirë të organizojë një galeri shoë, ku ndër tematikat më interesante për mua është pasqyrimi i jetës së femrës shqiptare, të moshave dhe kategorive sociale të ndryshme.

Përveç fotografisë, me çka tjetër merreni, keni pasione të tjera?

Klaudia Kallollari: Momentalisht punoj si inxhiniere mjedisi dhe kimiste, ndërkohë që ndjek dhe pasionet e tjera të mija si: piktura, muzika ku do veçoja rock-un klasik, leximi i librave, ecja në natyrë, kangoo jump, etj.

Çfarë do të komunikosh me artin tënd te publiku?

Klaudia Kallollari: Nëpërmjet artit dëshiroj të komunikoj botën e brendshme si të timen si fotografe, por veçanërisht të personit të cilit jam duke fotografuar.

Çfarë e veçon artin tënd nga të tjerët?

Klaudia Kallollari: Mendoj se të gjithë artistët i veçon nga njeri tjetri pasioni me të cilin i transmetohen publikut. Pasioni ndaj fotografisë është e përbashkëta midis nesh, për secili e ngjyros në formën e vetë, ndaj kjo gjë na bën të jemi aq sa të ngjashëm edhe unik.

Cilat projekte do konsideronit të suksesshme?

Klaudia Kallollari: Si suksesin tim më të fundit konsideroj përfundimin e kursit për fotografinë ku kam marr një informacion më të detajuar e shumë të vlefshëm për hapat e mëtejshme që dëshiroj të ndërrmarrë në këtë fushë. Një sukses tjetër i madh për mua është dhe përfundimi me sukses i studimeve në Mastër Shkencor për Inxhiniere Kimiste, të cilin e ushtroj edhe si profesion.

Cilat janë planet e tuaja për 2017 dhe synimet në të ardhme?

Klaudia Kallollari
: Sapo kam përfunduar kursin e fotografisë,ndaj nuk kam planifikuar diçka të mëtejshme në fushën e fotografisë, sepse ka pak kohë që i jam dedikuar profesionit si inxhiniere. Por gjithmonë pa lënë pas dore fotografinë.