KUSH ËSHTË MINORITAR NË SHQIPËRI?!

0
1708

Xhabir Zejnuni

Mehdi Gurra, vëllau i Myftiut të Tiranës, deklaron se “Myslimanët e Shqipërisë janë TURQ, ata flamur të tyre kanë, flamurin TURK. Tashmë në Shqipëri njerëzit kanë nisur që të vendosin fenë para kombit, unë dhe të tjerë po studiojmë dhe punojmë në Turqi, në mënyrë që myslimanet e Ballkanit dhe turqit të bashkohen prapë si dikur!”.

REFLEKTIM
Kohët e fundit, shumë shqiptarë myslimanë, po deklarohen (IN)direkt arabo-turq. Ashtu si edhe Mehdi Gurra më lart. Ok. Ashtu e ndjejnë. Por, nëse është kështu, atëherë shtrohet problemi, se përse këta persona nuk shpallen si MINORANCË, ashtu siç janë edhe minoritetet e tjera në Shqipëri. Si rrjedhojë, ata mund të kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat mbrohen edhe me anë të konventave ndërkombëtare. Problemi më i madh, është se këta persona po sillen si SHUMICË kombëtare në Shqipëri dhe po mundohen të krijojnë idenë e gabuar, se jemi ne shqiptarët e VËRTETË minorancë në atdheun tonë!

Dihet se elementët përbërës të një SHTETI, janë TRE:
1. Populli;
2. Territori dhe
3. Sovraniteti.
Shqipëria për fat shumë të mirë, i ka të trija këta elemente. Atëherë, rrjedh se shqiptarët e vërtetë (SAFI!), nuk kanë pse të konsiderohen si minorancë në Shqipëri.

Problem tjetër.
Dijnë arabisht apo turqisht të gjithë këta persona, që proklamohen arabo-turq?
Sepse ne shqiptarët e vërtetë, të paktën gjuhën SHQIPE e dime dhe e flasim shumë mirë. Helbete, kur e flasin shqipen aq bukur arbëreshët në Itali, të cilët i dëboi turku para 500 viteve, për ne shqiptarët e vërtetë problemi i gjuhës shqipe nuk ekziston (…).

Për veten time, mund të them se përderisa jam shqiptar dhe jetoj në territorin shqiptar e sovran, nuk kam në mend që të bëhem minoritar në atdheun tim. Dhe askujt nuk do t’ia lejoj, që të më bëjë minoritar me hir ose me pahir në atdheun tim (….).

Por, nëse ndokush e ndjen veten turk, asgjë nuk e pengon atë (apo ata/o) që të shkojë e të jetojë në atdheun e tyre natyral, që është Turqia. Por, të mos i shkojë kurrë mendja ndokujt, se mund të ketë një atdhe të dytë turk në Shqipëri. Nuk na dolën dhe na mjaftuan 500 vite pushtim turk?!

Mehdi Gurra mund ta mbajë flamurin turk në shtëpinë e tij. Madje edhe ta përdorë këtë flamur në vend të çarçafave për t’u mbuluar. Mbase ai do ëndërronte që ta mbulonte tjetër kush me çarçafin turk atë. Pse jo, edhe Sulltan Erdogani (ose babai i tij shpirtëror dhe padroni real). Ishalla ja plotëson dëshirën All’ahu atij.

Deklarata e tij e mësipërme, është edhe antikushtetuese.

Neni 3 i Kushtetutës, disponon se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë BAZA e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
Kurse neni 7 vazhdon se “Republika e Shqiperise eshte shtet LAIK”.

Deklarata e turkut Mehdi Gurra, cënon integritetin territorial të vendit tonë, pasi tenton që të bëjë si fakt të kryer ekzistencën e një shteti turk brenda Shqipërisë. Ose pse jo edhe ta konsiderojë Shqipërinë si një enklavë Turke.

Ndërsa kur i jep përparësi besimit fetar musliman në raport me kombin, atëherë ai cenon edhe laicitetin e vendit tonë.

Habitem shumë edhe me APATINË e Shtetit shqiptar, para këtyre fenomeneve kërcënuese gjithnjë e në rritje ndaj integritetit dhe laicitetit të Shtetit tonë.

Pasi nëse nuk vepron Shteti i së DREJTËS (dhe i DREJTËSISË), atëherë ky “boshllek” pushteti ka mundësi që të zëvendësohet (edhe) me Shtetin e NATYRËS!

Problemet që mund të krijohen në këtë rast, janë të paimagjinuara dhe të paimagjinueshme (…)!
Pasi Shteti i Natyrës, i përket shekujve të kaluar dhe jo shekullit të 21-të (…).