Autoritetet shqiptare duhet të kryejnë një hetim për provokim rreth mbulimit të Gjergj Kastriotit

0
1027
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Autoritetet shqiptare duhet të kryejn një hetim me qëllim që të zbulohët se kush është përgjegjës për këtë akt vandalizmi, mosrespektimi dhe antipatriotik dhe gjithashtu të dijmë se kush përfiton nga ky veprim i papranueshëm. Për më tepër, një shtet laik a mund të lejoje një tubim masiv në sheshin më të madh të Tiranës, ku qëllimi i vetëm është për të lutur zotit ose për të kremtuar një festë fetare ? Ka vende të dedikuara për lutje publike (xhami, kisha, tempuj, sinagoga, etj.) dhe jo për të investuar rrugët dhe vende publike.

Pse nuk ka një hetim për këtë dhe nëse nuk është bërë, pse nuk bëhet edhe më shumë se një vit me pas ? Një shqiptar i denjë ka të drejtë të ketë përgjigje të sakta nga autoritetet zyrtare. Unë këtu absolutisht nuk bëj gjykimin e fesë apo feve që respektoj, por bëj procesin e prozelitizmit dhe ekstremizmit fetar (besimi është legjitim dhe një akt personal, por ne nuk duhët ta nxjerrim në pah, nëpër rruge, sheshe, veshje (etj) veçanërisht në vendet laike).

Ne nuk jemi në një vend musliman apo arab ku feja është e përfshirë në kushtetutën e këtyre vendeve. Shqipëria për mijëvjeçare ka qenë një vend pagan me Zeusin dhe nën-zotat dhe perëndeshat e ndryshme. Krishterimi hyri tek ne në shekullin e parë pas erës sonë dhe Islamin në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Bashkekzistenca paqësore midis feve në Shqipëri ka qenë proverbiale dhe mirëpritur nga të gjithë vëzhguesit e botës. Vetëm pas rënies së komunizmit që disa shqiptarë janë kthyer në besimet e tyre familjare (Islamit dhe Krishtërimit) vullnetarisht ose rekrutuar ose indoktrinuar (ose paguar) nga prozelitizëmi i imamëve shqiptarë ose të huaj (nganjëherë shqipëfolës) ose imamët të cilët kanë bërë studime koranike në disa vende myslimane.

Së fundi, a nuk është ky një prelud i një fyerjeje fetare për të zhdukur qytetërimin tonë (për t’iu referuar asaj që ndodhi në Afganistan, Irak dhe Palmir në Siri!) duke ardhur tinëzisht nga të huajt (turko-arabo-myslimanët dhe ndoshta armiqtë tonë shekullor slavo-grek) gjë ku qëndron prishja e ndjenjës patriotike shqiptare , origjina jonë mijëvjeçare (shumë shumë para shfaqjes së Islamit në shekullin e shtatë), denigrimi të heronjevë tanë kombëtare dhe shkatërrimi i të gjitha simbolet e këtij patriotizmi? Kujdes pra !