ATATURK’U dhe MLLEFI I MJEKRRAVE!

0
1676

Ahmed Dursun, shqiptar i Turqisë, gazetar

Mua, ashtu sikurse juve per çeshtjet qe trajtoni, me takon te shkruaj te verteten…

M.K. Ataturk’u deri para pak vitesh ishte heroi i Kombit Turk, ishte njeriu qe e shpetoj, e drejtoi dhe hodhi themelet e Turqise bashkëkohore.

Qe e perktheu Kur’anin ne turqisht, pas nje mije vitesh, dhe e financoi kete perkthim me rrogen e tij!

Qe hapi me mijera shkolla, gruas i dha drejte vote, ndryshoj alfabetin dhe e ndau fene me punet e shtetit…

Qe nje besimtar i devotshem, nje burre shteti, nje ushtarak trim, i ndershem, largpames, “Babai” i Republikes se Turqise, e cila per fat te keq ra para disa muajve!

Nuk e kisha çuar kurre ndermend, pale t’a shkruaj kete, pasi sot Ataturk’u i madhe nuk eshte me heroi, per nje pjese te konsiderueshme te popullit turk, dhe a e dini se pse?! Sepse mjekrrat e prera dikur u zgjaten, dhe po vjellin mllefin e tyre mbi kete figure te jashtzakonshme, ne kundershtim mbi çdo parim fetar e njerëzor…

Nejse qe t’a kuptoni me mire se ç’dua te them, urdheroni lexojeni kete ngjarje te vertete…

Pasi u ndertua Republika e Turqise, Ataturk’u niset dhe shkon ne nje qytet per vizite, ne Amasya.
I rrethuar nga dashuria e mirenjohja e njerezve vuri re nje burre me çallme dhe me mjekrren deri ne kerthize. E therret dhe i thote:
– I nderuar, ti si nje njeri i fese a nuk duhet t’a mbash mjekrren aq sa e mbante Profeti i yne i nderuar, pra pse nuk e shkurton pak?!

Kalojne jave e muaj, Ataturk’ut serish i bie rruga ne Amasya, dhe gjeja e pare qe pyet nese njeriu i “fese” e kishte shkurtuar apo jo mjekrren. I thone qe JO!

Ulet ne tavoline dhe i shkruan dy rreshta, ia jep adjutantit qe t’ia çonte “mjekrres”.

Te nesermen nje burre me floke te shkurtera, me mjekerr te rruar, me pantollona e kollare, me kapele ne dore vjen ne zyren e Ataturkut, pra kuptohet ish mjekrroshi.
I gezuar, i entuziazmuar dhe i gatshem per detyren e re.
Ataturk’u ngrihet nga vendi dhe i afrohet dhe i thote:
– Qenke bere gati per t’u ulur ne detyren e Valiut (Guveratorit) te Amasyas?!
– Po i nderuar, siç e shihni jam gati… – i pergjigjet ish-mjekrra…
– Shporru more …! Se ti kur e rruan mjekrren, qe e ke mbajtur 40 vite per Zotin e Madhurueshem, po t’u dha mundesia pa le çfare tradhetie do t’i beje popullit!

Erdhi koha te dashur miq, erdhi dita dhe keto mjekrra u zgjaten serish dhe po ia shkulin monumentat e heroit, pra te Ataturk’ut nje nga nje…
Qe po te mos ishte Ataturk’u dhe bashkeluftetaret e Tij, sot ne vendin qe quhet Turqi, jo vetem nuk do te zoteronte Islami, qofte edhe ne leter si sot, por gjysma e popullit turk nuk do t’a njihte babain biologjik…

Ja pse duhen heronjte, ja pse duhet te duhen, pa lejuar pluhurosjen e tyre!

/A.DURSUN/