Jemi shqiptarë…

0
1576

Ing. Abdullah Begolli

Kush jemi ne ?
E thash një emër shqip – Atdhe
Shqiptova një ideal – Komb
Kujtova një emër – Shekspir
Lypa penën e tij për të përshkruar jetëshkrimin tragjik të popullit tim :
Të lashtë sa vetë Ballkani të ndodhur aty
Para botës greke,
Pushtuesve romakë,
Dyndjeve sllave.
Që mbijeton robërinë
Dhe ende frymon për të gjallëruar
Atëherë vetes i thirra veç një emër
SHQIPTAR !
/Ukshin Hoti

Pra, jemi ata që jemi SHQIPTARË, e jo ata që na don dikush të bëhemi
Per shqiptaret e gjithe bota politike e dine se ju takojne formalishte tre formacioneve fetare, por ne te vertet jane popull afetar.
Kjo kuptohet nga secili qe done te kuptoi se ne jemi shume me te vjeter se lindjet e feve dhe “zyrtarizimi i zotit”
Te gjithe e dijme per Aleksandrin e Madh qe kishte arritur ta pushtoi gati gjymen e botes.

Ai jetoi rrethe 2000 vjet para muslimanizmit, 1500 vjete para krishterimit etj. pra jetoi para shpikjes zyrtare te zotit dhe ai ishte i yni.

Pra ne duhet te shkojme kah ORIGJINA – SHQIPTARIA, jo te na imponohen fete qe na i ” DHURUAN ” pushtuesit me radhe.
Po te organizohej nje referendum perkatesie brenda popullit tone, por pa stimulime, pa propagande, pa kercnime, pa ndikime nga jashte per interesa te hueja, pa mashtrime, me nje fjale referendum krejt i lire me pyetjen çfarë jeni:

1. Shqiptar
2. Ortodox
3. Katolike
4. Musliman

Me siguri do te deklaroheshin mbi 80 % Shqiptare, pra ata qe vertete jemi
Fete dhe besimi nuk jane e njejta gje,

Qeshtja e besimit eshte individuale dhe derisa mbetet individuale nuk peson kush nga ai ose ajo qe beson.
Ndersa feja ( religjioni), cilidoqofte, kan qene, jane dhe do te vazhdojne te jene qendrat kryesore te se keqes se njerzimit, te krimit ne mbare rruzullin tokesore.

• Shihni sot ne boten arabe dhe levat e saj neper bote çfar tmerresh dhe masakrash ushtrohen ndaj njerezve !!!
• Shihni ne Birma ( Myanmar), çfar mizorish te pa para dhe te pa degjuara behen ndaj njerezve te te gjitha moshave dhe gjinive !!!
• Shihni ne shume shtete afrikane, qe vuajne per buken e perditeshme, ndersa mizorite ne baza fetare nuk i ndalin!!!

Bota eshte e stermbushur me mizori te tilla, te cilat EMERUES TE PERBASHKET KAN RELIGJIONET (ÇENDRAT KRYESORE TE TYRE).
Religjionet e udheheqin politiken ne mbar boten, aty ku ende jo, tentojne ta arrijne.

Paramendojeni jeten mbi toke pa religjione, ashtu sikurse jemi lindur, do te thote pa urrejtje, pa vrasje, pa tmerre, pa luftra, pa…., pa shume e shume te kqija te te gjitha llojeve, 99% e te cilave e kan burimin te perkatesia e ndryshme fetare, edhe pse te gjithe njerzit kane te njejtat deshira, te njejtat qellime per te jetuar me lehte me mire ne paqe dhe harmoni reciproke, pavaresishte ngjyres, races, prejardhjes, gjuhes etj.

Ne shqiptaret i kemi DHURATE NGA NATYRA keto veti te mrekullueshme, sepse jemi para FEVE, para shpikjes se ZOTRAVE, andaj te heqim dore nga fete qe na i sollen dhe na i imponuan PUSHTUESIT, te cilet, nga ajo qe ishim ZOT te tere ILIRISE, pikerishte me FETE QE NA I KAN IMPONUAR ME PUSHTIM, na kan sjellur tani buze zhberjes sone perfundimtare, dhe te vetmin shpetim e kemi te kthehemi te ORIGJINA, ORIGJINALI qe eshte kryesori per gjithkende dhe çdo here, por çte beshe kur shumekujt ju mungon origjinaliteti.
Zhvillimi, mireqenja, harmonija, paqja, liria, etj nuk vijne nga fete por nga puna.

MOS HARRONI se kete boten virtuale permes se ciles po komunikojme ane e kend rruzullit tokesore, nuk na e sollen fete dhe besimet e verbera, por na e solli SHKENCA e mbeshtetur ne pune dhe hulumtime, duke pushtuar gjithsine i cili pushtim do te ishte shume mire ( mrekulli), te ishte vene vetem ne te mire te njerzimit e jo kunder tij.

Ju te shkolluarit, mos u beni rober te analfabetizmit fetar por punoni dhe veproni ne zhdukjen e tij si e mire e pergjithshme.
Shqiptaret mund te shperngulen, asimilohen, zhbehen, zhduken , vetem e vetem permes feve kurrsesi ndryshe, kete e ka vertetuar dhe po e verteton dite per dite me teper KOHA.