Busti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në qendër të Shkodrës,
i sugjeruar në vend të tubave…
Arben Çokaj
Nuk kam dijeni, nuk kam parë dhe nuk e di nëse gjendet ndonjë bust, a përmendore e Gjergj Kastriotit në ndonjë shesh në Shkodër? Po ashtu edhe në Koplik e Pukë.
Për këtë arsye, do të ishte një nder për Shkodrën, Koplikun e Pukën, nëse në vitin e Skënderbeut 2018, të shpallur nga timonieri i Rilindjes, KM Edi Rama, të nderonin veten, duke vendosur nga një bust të Gjergj Kastriotit në ndonjë shesh në qendër të qytetit.
Për Shkodrën, në bisedë me disa miq në Perëndim, po sugjerojmë qendrën e saj, në vend të tubave, që patën zëvendësuar korrupsionin e Jozefinës dhe Lorenc Lukës, që hoqën 5 heronjtë e Vigut, për 30 milion lekë…
Dhe nëse nuk shihet e arsyeshme ai vend, përballë teatrit Migjeni, ku sheshi quhet Demokracia, atëherë një vend interesant mund të ishte edhe në lulishten që ka zënë xhamia e madhe Ebu Baker në Shkodër, në cep afër rrugës ka një platformë betoni, mund të merret një trekëndësh territori aty dhe të vendoset busti i Gjergjit, duke parë nga Bulevardi Skënderbeu, që fillon nga Posta, e në drejtim të Stacionit të trenit. Po japim më poshtë ilustrimet e duhura:
Shkodër, busti pranë Bulevardit Skënderbeu me shikim nga bulevardi
Harta që tregon trekëndëshin, ku mund të vendoset busti i Skënderbeut
Nën këtë shembull, edhe Kopliku e Puka mund të përcaktojnë nga një vend të bukur, për një bust të Gjergj Kastriotit, që besoj se ende nuk e kanë. Duhet të kemi parasysh, se për raste të tilla, mund të ngrihen edhe llogari bankare, ku njerëz të ndryshëm mund të kontribuojnë me shuma të caktuara, nga brenda e jashtë Shqipërisë, biznese apo fonde të ndryshme, nëse shteti apo bashkitë përkatëse, nuk kanë fonde të mjaftueshme, për t’i realizuar këto projekte me vlerë kombëtare.
Arben,
Te lumte per kete propozim… ne Shkoder dhe ne çdo qytet ku ka SHQIPTAR…
Arben,
kur muslimant te urrejne dhe te kritikojne ti je ne rruge te drejte. Duhesh te mburresh qe Muslimant te urrejne. Keto egersira islamike, nuk e kane problem GJERGJ KASTRIOTIN, por keta na urrejne neve sot. Keta po na mbulojne neve qe nuk mbulohemi. Porosia e ketyre egersirave muslimane eshte se do te ju mbulojme te gjithe juve SHQIPTAREVE…
Komentet janë mbyllur.