Ndue Lazri
LETËR E HAPUR
Zotit Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,
Zotit Edi Rama, Kryetar i Këshillit të Ministrave
T i r a n ë
Shkëlqesia juaj, zoti President
I nderuar zoti Kryeministër
Me indinjatë të thellë mësuam nga disa media dhe statuse intelektualesh se sot në Tiranë një qytetar apo një grup qytetarësh kanë mbuluar me çarçaf të zi monumentin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Po të ishte një ditë e zakonshme, mund të konsiderohej si një akt vandal i njerëzve ordinerë, që kërkojnë të dëmtojnë apo të profanojnë monumente, muze, objekte kulturore, varre etj. Por në një ditë si kjo e sotmja, kur vëllezërit e besimit mysliman e, së bashku me ta edhe ne të besimeve të tjera, festojmë Kurban Bajramin, një veprim i tillë është provokim i hapur, i ulët dhe i paskrupullt i një mendjeje djallëzore të frymëzuar e të financuar nga qarqe të caktuara antishqiptare, që me synime shoviniste e revanshiste kërkojnë të hedhin baltë mbi njjërin nga simbolet më të fuqishme të identitetit tonë kombëtar, siç është Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe mbi një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare, siç është qëndresa heroike e shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu, që për 25 vjet me radhë u theu hundët ushtrive e sulltanëve më të fuqishëm të perandorisë osmane, në mbrojtje të trojeve të Arbrit.
Ka disa kohë, që qarqe të caktuara jashtë kufijve tanë dhe pseudohistorianë mercenarë të paguar nga ato qarqe, duke mos mundur të errësojnë figurën dhe veprën e pashoqe të Gjergj Kastriotit, të cilën e dëshmon historia, mundohen ta ndajnë figurën e tij nga trungu kombëtar, duke pretenduar t’i japin kombësi e shtetësi tjetër. Është heshtur ca si shumë ndaj sharlatanëve të tillë, të cilëve u duhet treguar vendi, duke i akuzuar për fallsifikime të historisë kombëtare.
Janë këto qëndrime që dita-ditës kërkojnë të fitojnë terren e popullaritet, duke arritur deri në provokimin e turpshëm të ditës së sotme, i cili nuk mund të quhet as i rastit e as i shkëputur. Zgjedhja e ditës së Kurban Bajramit ka si synim të hedhë njollë mbi festën e shenjtë dhe të lërë të kuptojë se kjo gjë është bërë në mënyrë demonstrative nga besimtarë myslymanë, për të krijuar incidente e përplasje me pasoja të rrezikshme.
Por kemi bindjen e plotë që, vëllezërit e besimit myslyman, janë po aq atdhetarë sa e gjithë pjesa tjetër e popullsisë dhe me indinjatë të thellë distancohen nga provokatorë të tillë djallëzorë e të rrezikshëm. Ai apo ata provokatorë, mercenarrë të paguar, mund të jenë te secilit besim. Por ne jemi të bindur që besimtarët e të gjitha besimeve në Shqipëri distancohen nga veprime të tilla të turpshme dhe të rrezikshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë në mënyrë publike edhe drejtuesit e institucioneve të tri besimeve fetare në Shqipëri.
Ne që jetojmë në emigracion, bustin e Gjergj Kastriotit kemi arritur ta ngremë në sheshe që mbajnë emrin e tij. Tek arbëreshët, në çdo qytet e fshat, busti e monumenti i heroit tonë kombëtar ngrihen në sheshet kryesore, si nderim për historinë tonë kombëtare e si simbol i identitetit tonë kombëtar.
Shteti shqiptar dhe drejtësia shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme, të hapin proces hetues e gjyqësor ndaj provokatorëve të tillë, për të mos u lënë shteg veprimeve të mëtejshme antikombëtare.
Le të jemi të gjithë të bashkuar për t’u treguar vendin mercenarëve të tillë të shitur tek qarqe të caktuara antishqiptare. Të mos harrojmë leksionin që dha Papa Françesku II përpara gjithë botës, duke zgjedhur Shqipërinë si model i bashkëjetesës vëllazërore midis feve.
Të mos harrojmë që, mbi besimet fetare që i respektojmë e nderojmë në shkallën maksimale, Feja e shqiptarit është Shqiptaria.
Me konsideratën më të lartë,
Ndue Lazri
President i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI)
Ndue,
Perderisa ju i quani idiotet Islamikë si vllezen ju do te keni, se bashku me neve qe i quajm idiota, keto probleme anti-SHQIPTAR, sepse keta nuk i kemi vëllezen por i kemi armiq te padiskutueshem.
Koha e Islamizmit Bakllavist ka kaluar, sot eshte KOHA E ISLAMIT BURIMOR DMTH TERRORIST.
Akoma nuk e kuptove dhe nuk po e kuptojne shume njerez si ti se:
Asnje SHQIPTAR nuk eshte Musliman, dhe asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.
Ketu nuk ka asnje dileme, dhe duhet te kuptosh se:
Ose je SHQIPTAR ose Musliman.
Ketu nuk ka filozofi te komplikuar… krejt eshte e thjeshtë… dhe e padyshimtë.
Komentet janë mbyllur.