Fildes Hafizi – gjykatësja e vrarë
Iliriana Koleka
Një burrë tjeter i divorciuar në Shqipëri vrau gruan.
Kjo është një përsëritje e tentativës së vrasjes së dy viteve më parë (në 2015), mbas të cilës e rrasën brënda dhe e nxorrën tepër shpejt.
Histori të panumërta, që përseriten në shoqërinë kanibale, kapitaliste, në të cilën gruaja trajtohet si skllave.
Enver Hoxha ta marrsha!
Burra, që vrasin gratë, dhe këtu në Itali ka shumë. Pse janë kaq idiotë e fiksohen në zhdukjen e një personi?
E kam vrare mendjen shumë herë.
Me siguri sepse e quajnë gruan pronë, diçka midis asaj që i fshin menderin dhe asaj që i bën gjëra të tjera, që i dinë ata.
Fshiheni mor vetë menderin burra katila dhe mundohuni ta ndërtoni jetën, duke u bazuar në punën tuaj, jo në atë të gruas!
Bëni diçka të dobishme për shoqërinë, se s’ua ka njeri borxh!
Po s’ishët të zotët, shkoni e futjani vetes tuaj, se gratë s’do rrinë me pushkë në dorë, që t’ju çajnë zorrët juve sa herë t’ju kapë dalldia e hakmarrjes për humbjen e një skllaveje.