Mathieu Aref
Ky individ po përsërit për herë të tretë diatribet e tij dhe helmin që hedh kundër meje. Ai mendon se, me këtë tërbim fëmijëror dhe qesharak, ai do të më rrëzoje apo turbulloje. Mos të mendoje se miqtë e mi të Facebook apo të tjerë janë injoranta ose budallenj, ata janë ndoshta me të zgjuar se ai. Ky për sa duket nuk më njeh mirë dhe kjo do të kthehet kundra tij dhe ai do të vuaje gjithë jetën e tij sepse ka gabuar në qëllimet e tij. Por e ardhmja do ta gjykoje ashpër. Ky zotëri nuk din të lexojë as artikujt dhe as librat e mi. Ky vetëm din të nxjerri një shënim për ta shpjeguar gabimisht jashtë kontekstit të tij. Ai shumëfishon dhe grumbullon maksimumin e sharjeve, përçmimet dhe denigrimet ndaj meje dhe veprave të mia. Herën e fundit unë iu përgjigja saktësisht pikë për pikë për të gjitha vërejtjet e përçmues dhe sulmeve të pajustifikuar, por me sa duket ai ende nuk e ka kuptuar. Sa keq !
Ky individ është si disa shqiptarë të cilët mendojnë se kanë kuptuar gjithçka nga Pellazgët, qytetërimin e tyre dhe gjuhën e tyre të cilët në vitet e fundit e kanë marrë vetën e tyre si albanolog, pellazgolog, historian apo gjuhëtarë. Kontradikta është e ligjshme dhe e dobishme kur është mbështetur me argumente bindëse dhe analiza të thëlluara dhe të besueshme : kundërshtim për kundërshtim vetëm për të kënaqur egon e tyre apo për të derdhur helmin e tyre dhe për të përhapur urrejtjen dhe agresivitetin e tyre është thjesht një qëndrim absurd, mërishëm dhe urryes. Sa për mua, kur dikush meriton lëvdata apo miratime e bëj këtë me kënaqësi më nje shkrim apo një « like ». Unë gjithashtu nuk lëj pa përgjigje disa sulme dhe fyerje apo sharrje që unë fshikulloj me forcë dhe vrull.
Sot është pothuajse e pamundur për të diskutuar dhe për të filluar një dialog të sinqertë dhe të qetë për tu pajtuar mbi “çështjen pellazge” për shkak të kontradikteve, mospajtimeve të thella dhe egocentrizmin e tryre :
• Pozicioni zyrtar i Akademisë së Shkencave të Tiranës përjashton Pellazgët dhe konsideron vetëm Ilirët si paraardhësit të vetëm të shqiptarëve, pa asnjë dëshmi provuese.
• Disa shqiptarë besojnë se grekët ekzistojnë vetëm që prej pavarësisë së Greqisë në 1830, kjo bëhet pa prova, dëshmi apo analiza provuëse.
• Të tjerë refuzojnë tezën time e cila konsideron se grekët nuk kanë ekzistuar para shekullit të tetë pes, pa ndonjë dëshmi apo referenca të verifikueshme. Ndërsa historia zyrtare botërore i bën Grekët shumë të lashtë (me tepër se 2000 vite para erës sonë ! ).
• Të tjerë të cilët nuk kanë besime apo bindje të veçanta, por mbështeten në teza të gabuara dhe vepra jo serioze ose manipuluese që ata i përmbledhën këndej dhe andej në internet, në kafeneja, në forume të ndryshëm ose në shumë libra që lulëzojnë nepër librarie të shkruar nga jo-specialiste të “çështjes pellazge”, etj, etj.
• Të tjerët vënë karrocën para kalit duke kërkuar detaje dytësore si simbolet, dhe epigrafitë shumë të diskutueshme, ideogramat, logogramat apo pseudo-deshifrimet e ndryshme, etj ! Sa do të jetë këto nuk do të ndryshojnë historinë e shkruar dhe mund vetëm të sjellin ujë në mullirin e Pellazgëve.
• Ende të tjerë që bazohën në qytetërime hipotetike (të tilla si Vinca, Atlantida, piramida të përfytyruara, etj), të cilat ndoshta nuk do na sjellin asgjë për shkak të mungesës së dokumenteve të “shkruara” përfundimtare, serioze dhe të verifikueshme. Shkenca nuk bazohet në supozime, hipoteza, hamendje të ndryshëm ose zbullime falso apo fakte që nuk janë bindëse dhe të verifikueshme.
E gjithë këto bëhen në mënyrë arbitrare pa ndonjë metodë dhe ekspertizë të veçantë dhe të saktuar. Shkencëtarët në mbarë botën dëshirojnë prova dhe argumente bindëse për të sfiduar aspektet historike dhe gjuhësore “të pranuarës përgjithësisht” të qytetërimit grek.
Teza ime jep pikërisht përgjigje shkencëtarëve serioz (edhe qoftë se gabohën sepse si shkencëtarë të vertetë e pronojnë kundërshtimin që është i bazuar në studime bindëse dhe prova të qarta) që kërkojnë provat dhe argumentet bindëse që mund të shqetësojnë historiografinë e Greqisë : zhvoshkimin dhe shkatërimin të bindjeve dhe siguritë të rremë të historisë “e pranuar përgjithësisht” dhe globalisht…jo më hamendje vetjake ! Këto janë “zbullimet” e mia, zotëri Peza, që miopia apo verbëria e juaj s’mund ti shohi ! Unë shpresoj për ju që një ditë do ta kuptoni këta.
Së fundi, rrënjët ideologjike janë të vështira për të mundur dhe kapërcyer mendimet e ngushta të disa. Me kalimin e kohës, studimet dhe hulumtimet e vërteta do të shfaqen : do të dalën në shesh gjithë të vërtetat përfundimtare të cilat do të pranohen përfundimisht në mënyrë universale…Ndoshta pas vdekjes sime ! E ndjera shkencëtare Jacqueline de Romilly historiana dhe helenistia françese e njohur botërisht më tha një ditë para se të vdesi : “teza juaj është revolucionare dhe përmban elemente shumë interesante për historiografinë e Greqisë”.
Sot, albanologjia dhe pelasgologjia janë bërë për disa një burim fitimi ose famërie : nuk bëhët « shkencëtar » çdokush pa baza, pa njohuri të nevojshme dhe pa aftësie të saktuëshme. Me pasur vetëm si bagazh kritikën kot së koti, sharjen, denigrimin apo fyerjen nuk është e denjë për një qenie njerëzore, aq më pak kur dikush pretendon të jetë themelues i një organizate duke u kujdesur “studimeve albanologjike” . Pjesëmarrësit e kësaj organizatë unë nuk i njoh dhe për këtë arsye nuk mund të lejoj vetën për të dhenë ndonjë opinion pozitiv apo negativ, veçanërisht pasi ata nuk më kanë sulmuar apo sharë , gjë që kanë bërë vetëm Lutfullah Peza dhe Rasim Bebo.
Ky zotëri (L.Peza), për më tepër, është i paaftë të mbajë një ligjëratë koherente dhe konstruktive, as nuk mund të japi dëshminë më të vogël të asaj çfarë po sjell për çështjen Pelasgo-Shqiptare. Unë nuk njoh këtë person dhe kurrë nuk kam lexuar asgjë prej tij, përveç artikujt e tij në të cilët ai shtjellon diatribe, mosrespektime, sulme dhe romuze kundër meje. Me sa duket ai nuk ka metodologji shkencore, sepse prezantimi i ligjëratës së tij është thjeshtësues, i çrregullt, jokoherent dhe madje i gabuar : unë nuk kam pasur durimin të shkoj në fund të artikujve të tij.
Në të vërtetë ai më qorton për mos përmendjen e ndonjë referimi dhe që unë bazohëm në atë çfarë të tjerët shkruajnë dhe më trajton më së shumti si një gënjeshtar !! Me të vërtetë ky individ nuk më njoh. Kur bëhen sidomos citime tekstesh që kundërshtojnë çfarë pohojmë dhe të tjerë që sjellin ujë në mullirin tynë kjo nuk do të thotë që dikush pajtohet me gjithçka që thuhet në vepra ose enciklopedi të caktuara : duhet të jemi në gjendje dhe të kemi aftësitë e nevojshme për të ndarë grurin nga byku. Ky zotëri kërkon me çdo mënyrë që të më rrezoje sepse unë nuk e njoh atë si një shkencëtar i vërtetë dhe nuk e njoh organizmin që ai vetë ka krijuar dhe që ai ende drejton.
Kjo është një procedim i ndyrë, i neveritshëm nga ana e tij : për të vepruar kësisoj nuk është e denjë për dikë që pretendon për të kryer studime albanologjike. Ai ende nuk e di se Facebuku nuk është një hapësirë për debatet shkencore. Kur shkruaj një artikull, unë kërkoj nga miqtë e mi që gjithmonë t’u referohen librave të mi për më shumë informacione, sepse nuk jam një kompjuter dhe koha ime është gjithnjë e vlefshme për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Një libër nuk shkruahët si një paraqitje teze që ka nevojë për një metodologji të saktë dhe krejtësisht të ndryshme. Kjo është arsyeja pse unë vendosa të paraqes tezën time në Sorbonë të Parizit në 2012 (në moshën 74 vjeçare !) për të dhënë detajet dhe referencat maksimale (ku gjëndën 835 referënce).
Ky zotëri ka shkruar dy artikuj që përfshijnë shumë faqe që unë nuk i kam lexuar të gjitha sepse, për shkak të gjatësisë së tyre, konfuzionet, agresivitetet dhe mërzisë. Por unë kam nxjerrë vetëm një shembull kuptimplotë nga artikulli i tij ku ai më qorton për mos citimin e referencave. Unë kam nxjerrë një pasazh nga « teza » ime në të cilën unë i përgjigjem kësaj kritike të pajustifikuar (si në të gjitha çfarë ai thotë) dhe ku ai do të gjejë referencat që kërkon dhe siç e njoh unë tani, sigurisht që nuk do ta mjaftoje. Ky zotëri duhet të pyesi veten nëse ai është i aftë të bëje atë që kam bërë për gati pesëdhjetë vjet ? Ja këtu më poshtë një pjesë të tekstit i nxjerr nga teza ime.
Ja çfarë shkruan L. Peza :
M.Aref shkruan : “Duhet shënuar një fakt domethënës : sipas arkeologëve popullsia e Atikës do të jetë katërfishuar ndër 50 vite, në vitet 800 deri 750 para erës sonë ! Ky emigracion është një shembull që vërteton pushtimin grek në ato kohë”. Arkeologët (që nuk përmenden)… si e gjetën këtë katërfishim të popullsisë. Po nga e gjeti Arefi, “që kjo vërteton pushtimin grek në atë kohë”?
Ja një piecë të përgjigjes sime që kam nxjerr nga « teza ime » (në gjuhën frenge sepse teza nuk është përkthyër akoma në gjuhën shqipe) ku gjëndën referencat e arkeologëve dhe studiusëve të njohur.
2 – Éléments historiques et culturels typiquement grecs apparaissant après le VIIIe siècle avant J-C.
Après quatre siècles obscurs (1200/800) où le temps s’est arrêté (sans laisser la moindre trace écrite, matérielle voire socioculturelle) et où rien ne prouve explicitement l’existence des Grecs : ces derniers apparaissent, comme par enchantement, vers le VIIIe s avant J-C. avec toute la culture propre à leur civilisation. Voici donc ce qui se passe après ce VIIIe siècle avec l’éclosion de la civilisation grecque proprement dite.
• Un fait significatif est à signaler : selon les archéologues la population de l’Attique aurait sensiblement augmenté entre 800 et 750 avant J-C. ! ……
Cf., Anthony Snodgrass, La Grèce archaïque, Hachette, Paris 1995, pp.24 à 29 et suivants. Anthony Snodgrass, City and Country in the Ancient World, Routledge, London 1991. John Nicolas Coldstream, Geometric Greece, Routledge, London 1977 – François Ruzé, Délibération et pouvoir dans la cite grecque de Nestor à Socrate – Publications de la Sorbonne, Paris 1997 – Desborough, Vincent R. D’Arba, The Greek Ages, Palgrave Macmillan, London 1972 – Roland Etienne, Athènes, espace urbains et histoire – Hachette, Paris 2011.
PËRFUNDIM :
Në këtë zallahi, këto paragjykime dhe në këto kushte si mund të ketë një farë ngjashmëri të marrëveshjes në fushën hisrorike dhe gjuhësore ne një vend i cili megjithatë është kryesisht në lidhje me « çeshtjen pellazge » ? E gjithë kjo ngatërron specialistët të patentuar dhe shumë shkencëtarë të rëndësishëm që gjykojnë shumë keq të gjitha këto mospërputhje dhe kontradikta.
z. L. Peza me qëndrimin e tij dhe të gjitha sulmet e tij sulfurore dhe të përtërirë kundër meje qartazi tregon se ky është dikush agresiv (por jo trim), egocentrik, mendjemadh, sipërfaqësor dhe xheloz ose duke humbur kokën për shkak të moshës së tij ose ka një problem të mirëkuptimit dhe mungesës së analizës ose po vuan nga një sëmundje psikike. Së fundi, ky zotëri duhet të dije se unë nuk jam as mashtrues as gënjeshtar, siç thotë ai. Nëse do të kisha qenë sikur ai mendon, teza ime do të ishte refuzuar : në një doktoraturë (këto ndoshta nuk e din ai) nuk pranohën GËNJESHTRAT as MASHTRIMET. Tani nuk do ta harxhoj kohën time duke u përgjigjur një individi të tillë që meriton vetëm përbuzjen time. Unë do t’i jap atij kohën e duhur për të lexuar këtë artikull dhe pastaj do ta përjashtoj nga faqen time të FB sepse ai nuk e meriton miqësinë time dhe sjellja e tij pengon qetësinë e kësaj hapësire miqësore, kulturore, paqësore dhe patriotike. FUND.