PYET NËNA KU E KAM ALBIONIN…

0
1159

Vargje nga Rudi Berisha
––––––––––––––––––––––—————
PYET NËNA KU E KAM ALBIONIN…

(Në kujtim të Albion Muharrem Kumnova)
( 06.10.1997 – 31.10.1999 )

Dhimbja që disa vite
I ka gërryer shpirtin
Çdo ditë ecë rrugës
Duke e kërkuar djalin
Nëna pyet:
Ku e kam Albionin
Kush e mori
Varrin e hapur e ka
E lule mbi gurin e bardhë
Çdo ditë i vendosin
Mbi gurin e bardhë e mban emrin
Albion të pret nëna e babai
Eshtrat i kërkon atdhe i shqipes
Toka të pret të kthesh
O biri i Kosovës
Prill i thyer i vdekjes
Në atë kohë lufte të padrejtësisë
Lidheshin e i merrni më veti
Krimnelet e ardhur nga Serbia
Djemtë e lindur në tokë të Ilirisë
Ku i lanë e varrin nuk e dimë
Që 18- vite duke i kërkuar
Nëna kërkon djalin më lot malli
Babai qanë mbi gurin e varrit
E aty mungon trupi i Albionit
Me lotë në sy e shpirtin e vrarë
Nëna çdo ditë ecë drejtë dritës
Errësira të bie mbi udhëheqësin tonë
Që nuk i kërkuan të pagjeturit
Në tokën që sot pakë liri gëzon
Tryeza është lagur më lot e pika gjaku
Dhimbja dhe trishtimi tryezën e mbulon
Albion të thërrët nëna më zë të ngjizur
Nga malli zemra ime më nuk duron
O Perëndi më sjell djalin tim në shtëpi
Varrin hap ja kemi lanë që disa vite
Mbi gurin e bardhë të lirisë në Dardani
Shkruan Albion Kumnova Shqipëri
––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––

“Tash e 18 vjet në kërkim të eshtrave të të birit, varrin ia ka bërë gati. Ditët nga netët kanë fare pak dallim për kryefamiljarët e familjes Kumnova në Gjakovë.

Nesretja dhe Muharremi, të mbetur vetëm në shtëpinë e tyre, presin në ankth tash e 18 vjet një lajm për të birin, Albionin, i cili u nda nga ta mesditën e 6 prillit të 1999-ës, raporton KTV.

Të paktën një herë në ditë ajo hyn në dhomën e të birit, Albionit, ku ruan me xhelozi çdo gjë.
Deri vonë, ajo besonte se i biri i saj është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë është shuar. Krejt çka do tash janë eshtrat e tij t’i varrosë vet sa është gjallë.

Jo rrallë, Nesretja e Muharremi marrin rrugën për në varrezat e martirëve në Qabrat, për të parë varrin bosh të të birit.
Ndonëse trupi i tij nuk u gjet kurrë, varri me emër e mbiemër është mes shumë të tjerëve të zhdukur gjatë luftës.
Pas vajit, ajo me bashkëshortin kthehen prapa me shpresën që në vizitën e ardhshme, eshtrat e Albionit do të prehen në paqe në këtë varrë.”